Panorama (Albania)

Veliaj: Dera e hapur do të na sigurojë fitoren

-

Fushata e anëtarësim­eve të reja në Tiranë vijoi në njësitë Dajt, Zall- Bastar, Shëngjergj, Zall- Herr, Bërzhitë, Kërrabë dhe në Lagjen 12. Nga zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për rritjen e anëtarësim­eve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste. “Ne kemi nevojë për të gjithë! Për çunat, për gocat, për ata që punojnë në privat, për ata që vijnë nga emigracion­i, për ata që mund të kenë ardhur sot në Tiranë, ose për ata që kanë 5- 6 gjenerata në Tiranë. Ne kemi nevojë për të gjithë! Ajo që po më pëlqen nga kjo fushatë është numri i profesioni­stëve, i të aftëve, i të mirëve, i studentëve me 10- ta, i atyre që janë ekselentë, i atyre që janë të suksesshëm, të cilët po na bashkohen. Ta mbajmë hapur këtë derë dhe ta mbajmë hapur partinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen dhe për të pasur një fitore edhe më të madhe vitin që vjen”, - theksoi Veliaj. Ai u shpreh se zonat rurale në kryeqytet kanë njohur rritje të vlerës së pronës falë investimev­e dhe përmirësim­it të infrastruk­turës. “Urbanizimi që ka ndodhur në Dajt është i pakrahasue­shëm me asnjë vend tjetër. Dikur kjo lagje ka qenë komplet fshat, sot është një nga pjesët më të urbanizuar­a të qytetit. Sot vlera e pronës në Dajt, për shkak të kantiereve të reja të punës, ka kërcyer më shumë se kudo tjetër. Po kjo është gjë e mirë sepse të është dyfishuar apo trefishuar vlera e shtëpisë. Për dikë që nuk i ka mundësitë, bashkia ofron kredi të butë me interes zero. Pra, në vend që të paguash qiranë, ti shkon paguan me ato lekë kredinë e shtëpisë, me interes zero”, - tha Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania