Panorama (Albania)

Fushata e diasporës “Dua të votoj më 2025”. Tabaku, PS- së: Propozim që duhet shqyrtuar

Deputetja: Vota e diasporës nuk është vetëm çështje e besimit te politika, por një e drejtë që u duhet dhënë atyre

- TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, bëri dje me dije se shqiptarët e diasporës kudo ku ndodhen kanë nisur një fushatë me titull “Dua të votoj më 2025”.

Me anë të një postimi në “Facebook”, deputetja demokrate i bën thirrje mazhorancë­s që të shqyrtojë propozimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore për votën e diasporës. Tabaku shkruan se vota e diasporës nuk është vetëm çështje e besimit te politika, por një e drejtë që u duhet dhënë atyre. “Ndërsa Komisioni Reformës Zgjedhore po vazhdon takimet pa ndonjë produkt real, të rinjtë shqiptarë të shpërndarë në katër cepat e botës, kanë nisur një fushatë të titulluar ‘ Dua të votoj më 2025’. Numri bashkëkomb­ësve të larguar nga vendi në këto tri dekada është i lartë aq sa 604 mijë prej tyre kanë marrë një pasaportë tjetër veç asaj shqiptare. Vetëm për vitin e fundit numërohen 55 mijë qytetarë që janë larguar nga Shqipëria duke na rivendosur në listën e vendeve me largimin më të lartë të trurit. Shqipëria që deri dje ishte vaska e talenteve dhe me moshën mesatare më të ulët, u kthye në shkretëtir­ë. Të gjitha shifrat e mësipërme drejtojnë gishtin tek arsyeja kyçe që është: dështimi i politikës për të krijuar një sistem konkurrues, treg të hapur dhe mundësi të drejta edhe barabarta për të gjithë. Dështimi i këtyre kërkesave minimale ka krijuar një vend ku mungon meritokrac­ia, ku mundësitë dhe shanset i jepen pakicës ndërsa shumica punon për këtë pakicë pa fituar asgjë, shprehet Tabaku. Ajo përmend se pak ditë më parë një mjek i ri që po bën specializi­min në Leipzig më tregoi se në pavionin ku ai po kryente specializi­min 5 nga 10 të huaj janë shqiptarë. Ky, sipas saj, është një shembull i vogël, por domethënës se çfarë po ndodh me emigrimin në masë të shqiptarëv­e jo vetëm në fushën e mjekësisë. “Largime masive që ndikojnë në ekonomi, në zhvillimin e vendit dhe gjithashtu sjellin pasoja të dukshme si rënia e konsumit ( që ra me 0.53% në mes të boom- it turistik) dhe plakja e popullsisë, boshatisje­n e klasave dhe zhdukjen e qyteteve ( 20 mijë nxënës më pak për shkak të emigrimit). Sfida e largimit nuk rregullohe­t me fjalë apo premtime boshe, por ka nevojë për një vizion të qartë qeverisës. Vetë bashkëkomb­ësit tanë që janë larguar nga Shqipëria kanë të drejtën që të zgjedhin vizionin që duan për të drejtuar vendin tonë. Me pak fjalë, detyra jonë si politikëbë­rës është që t’u rikthejmë atyre të drejtën e votës që mekanizmat dhe përllogari­tjet elektorale ua kanë mohuar”, - shprehet Tabaku. Ajo shtoi: “Duke pasur parasysh të drejtën kushtetues­e që ata të zgjedhin përfaqësue­sit e tyre në kuvendin e Shqipërisë, bashkë me një grup kolegësh kam dorëzuar në Parlament një nismë ligjore ‘ Për Votën e Diasporës’, që në fakt është propozimi i vetë një pjese të diasporës që kanë ngritur një platformë tejet eficiente të përbërë nga intelektua­lë aktivë në jetën e vendit tonë”. Me durim kemi pritur të gjithë që në këto 4 vite Komisioni Reformës Zgjedhore të shqyrtonte edhe këtë propozim. Por, rezultati nuk ka qenë dhe aq pozitiv sa çfarë pritej. Gjithsesi, sa ka

jetë ka edhe shpresë! Për pasojë në nxitim edhe nga koha që vrapon thirrja ime i shkon dhe një herë kolegëve të mi në kuvend që të lënë me një anë spektaklin dhe të merren me atë propozim që qëndron në sirtarët e ftohtë të kuvendit. Ta marrim dhe ta diskutojmë për të mirën e përfaqësis­ë në

parlament. Koha nuk pret! Detyra jonë nuk është t’i plotësojmë tekat e politikës së momentit, por të sigurojmë të drejtat kushtetues­e bashkëkomb­ësve tanë. Vota e diasporës nuk është vetëm çështje e besimit te politika, por një e drejtë që u duhet dhënë atyre”, - tha Jorida Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania