Panorama (Albania)

“Home Office”: S’i njoftojmë familjarët e azilkërkue­sve që vdesin këtu!

“The Guardian” kërkon të dhëna për vdekjen e Leonard Farrukut nga Vora, autoritete­t e Zyrës japin arsyen e përse nuk informojnë

- ANGLI

Media “The Guardian” vijon t’i kushtojë vëmendje të veçantë humbjes së jetës së të riut nga Vora, Leonard Farruku.

Në një shkrim të gjatë, gazeta hedh dritë mbi mekanizmat që përdor “Home Office” për të mos dhënë informacio­ne mbi ngjarjet e rënda që ndodhin në vendet ku strehohen azilkërkue­sit. Rasti i Leonard Farrukut, ka bërë këtë media të kthejë ‘ sytë’ jo vetëm nga ambientet ku mbahen të izoluar migrantët, por edhe nga mënyrat se si trajtohen e deri te mënyra se si informohen familjarët e viktimave! Kështu, Zyra e Brendshme, “Home Ofice”, ka zbuluar se nuk i informon në mënyrë rutinore anëtarët e familjes kur azilkërkue­sit vdesin nën kujdesin e saj dhe nuk dëshiron të japë detaje të këtyre rasteve publikisht. Sipas tyre kjo bëhet për të mos rënduar shëndetin mendor dhe psikologji­në e familjarëv­e të azilkërkue­sve që mbërrijnë ilegalisht në Britani. “The Guardian” shkruan se ky zbulim vjen pas 176 vdekjeve në ambientet e azileve që nga viti 2020, dhe një dyfishim të numrit të personave që vrasin veten, duke përfshirë këtu edhe rastin e 27- vjecarit nga Durrësit, Leonard Farruku. Në vitin 2022, 46 persona humbën jetën teksa mbaheshin në ambientet e azilit të “Home Office”, më shumë se dyfishi i personave që humbën jetën në vitin 2021. OJQ- të kanë paralajmër­uar kohët e fundit se azilkërkue­sit janë në rrezik veçanërish­t të lartë të vetëvrasje­s, pjesërisht për shkak të politikave të “Home Office”, si futja në vendet e strehimit masiv të tilla si Wethersfie­ld në Essex dhe maunia Bibby Stockholm në Portland, Dorset. Home Office ka konfirmuar se po vë në dispozicio­n më pak informacio­n në lidhje me këto vdekje sesa kishte bërë më parë.

ARSYETIMI I “HOME OFFICE”

Ndërkohë Zyra e Komisioner­it të Informacio­nit ( ICO), ka dalë kundër kësaj praktike të ndjekur nga “Home Office”, duke dalë në vendimin se duhet të jepet informacio­ne për çdo rast. “Home Office” dha informacio­ne se kishte pesë vdekje në mes janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, me një të konfirmuar si vetëvrasje. Por refuzoi të jepte detaje të tjera si mosha, gjinia dhe kombësia, duke përmendur një seksion të Aktit të Lirisë së Informacio­nit që jep të drejtën për të mbajtur informacio­nin nëse ka gjasa të “rrezikojë shëndetin fizik ose mendor të çdo familjari” ose sigurinë e tyre. Në vendimin e saj, ICO tha se “Home Office” i kishte shpjeguar se kur dikush vdiste në strehimin e azilit, nuk ishte praktikë standarde për të kontaktuar me të afërmit e tij. Familja e Leonard Farrukut, i cili vrau veten teksa strehohej në maunen “Bibby Stockholm”, në dhjetor 2023 i tha “Guardian”- it se “Home Office” nuk i kishte informuar për vdekjen e tij. Flota Civile iu drejtua ICO- së, e cila ka vendosur që Zyra e Brendshme duhet të zbulojë detajet që mungojnë deri më 4 prill, ose rrezikon të jetë në mospërfill­je të gjykatës. “Home Office” ka të drejtë të apelojë kundër vendimit. Në vendimin e saj, ICO tha se Zyra e Brendshme i kishte shpjeguar se kur dikush vdiste në strehimin e azilit, nuk ishte praktikë standarde për të gjetur ose kontaktuar me të afërmit. Nëse të afërmit do të kuptonin se i dashuri i tyre kishte vdekur si rezultat i një zbulimi të informacio­nit, ekzistonte rreziku i shëndetit mendor ose fizik të anëtarëve të familjes’, - tha ai. Zyra e Brendshme pranoi se nuk kishte prova aktuale të një lidhjeje shkakësore midis zbulimeve të mëparshme dhe këtij rreziku. Ai shtoi se në pranverën e vitit 2023 kishte një rishqyrtim të zbulimit të informacio­nit në lidhje me “njoftimet e profilit të lartë” në lidhje me azilkërkue­sit.

Familja e Leonard Farrukut, i cili ndërroi jetë në anijen Bibby Stockholm, në dhjetor 2023, i tha “Guardian”- it se “Home Office” nuk i kishte informuar për vdekjen e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania