Panorama (Albania)

Masakra në rrugën “Aldo Moro”, autori i arrestuar: Qëllova për vetëmbrojt­je!

“Luftë” mes dy grupe shqiptarës­h në Frosinone, një i vrarë, një i arrestuar Çfarë ndodhi në qendër të qytetit, në ambientin e jashtëm të një bari të mbushur me klientë. Shpërndahe­t videoja e pamjeve horror

- TIRANË

Mbrëmjen e së shtunës, policia italiane u vu në alarm teksa në një bar të mbushur me klientë u qëllua me breshëri armësh.

Policia vijon kërkimet edhe për tre persona të tjerë, ndërkaq pamjet e atij momenti kanë tronditur opinionin publik të vendit fqinj. Dje mediat vendëse kanë publikuar pamjet përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e 9 marsit 2024 në qendër të Frosinones në Itali, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre shqiptarë të tjerë

Dy grupe të rinjsh ishin përplasur me armë, ndërkohë që njëri grup ka qenë në tavolinë kur janë sulmuar nga pala tjetër. Për pasojë një i ri humbi jetën ndërsa 3 të tjerë janë në spital me plagë të rëndë, ku dy prej tyre mësohet se ende nuk kanë dalë nga rreziku për jetën. Fillimisht policia dyshoi se atentatorë­t ishin marokenë, por vënia në lëvizje e shumë forcave, çoi në prangosjen e njërit prej autorëve. Atëherë u mësua se edhe vrasja ishte kryer nga shqiptarë. Dyshimet janë për prishje pazaresh në fushën e shpërndarj­es së lënëve narkotike, ndërkohë që ende nuk është bërë me dije se çfarë ka dëshmuar autori i prangosur. Policia vijon kërkimet edhe për tre persona të tjerë, ndërkaq pamjet e atij momenti kanë tronditur opinionin publik të vendit fqinj. Dje mediat vendëse kanë publikuar pamjet përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e 9 marsit 2024 në qendër të Frosinones në Itali, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre shqiptarë të tjerë. Në video shihen klientët e lokalit të terrorizua­r, duke vrapuar ndërsa vetëm një fasadë xhami i ndan nga ambienti i jashtëm, ku u qëllua për vdekje 27- vjeçari shqiptar Kasem Kasmi nga 23vjeçari Mikea Zaka, i cili

është arrestuar. Lokali ka qenë pothuajse plot, mes tyre edhe një grua me 2

fëmijë të vegjël në karrocë, e cila duket se vrapon të largohet. Në momentin e të

shtënave disa klientë të tmerruar futen poshtë tavolinave për të iu shpëtuar plumbave.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zaka ishte në ‘ Shake Bar’ në rrugën ‘ Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetëso­re, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se personi që ka qëlluar ka mbërritur në vendngjarj­e me një makinë. Ndërsa pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë. Karabinier­ët kanë arrestuar 23- vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojt­je. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.

PISTAT E HETIMIT

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimi­n ‘ Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishë­m i trafikut të drogës në Ciociaria. 23vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë. Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostituci­onit. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘ Aldo Moro’, atë të Shake Bar. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsiderat­ë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania