Panorama (Albania)

Nis muaji i shenjtë, kreu i KMSH: Nuk është dietë, por pastrim shpirti

Besimtarët myslimanë gdhihen sot agjërueshë­m, urimet e myftijëve B” ujar Spahiu: “Muaj adhurimi, njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit. Lutje për paqe në Gaza dhe Ukrainë”

- TIRANË

Duke nisur nga sot deri në 10 prill, besimtarët myslimanë janë në muajin e shumëpritu­r, atë të Ramazanit në të cilin agjërojnë për 30 ditë, një nga pesë kushtet e Islamit.

Si i tillë, ky muaj i shenjtë është paraprirë me mesazhe e urime për mbarësi e pranim lutjesh. Kryetari i Komuniteti­t Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka ndarë një urim përmes të cilit nënvizon se ky është muaji i solidarite­tit dhe dhënies së lëmoshës, e mbi të gjitha jo një muaj diete, por adhurimi dhe mundësie për pastrim shpirtëror.

“Falënderim­et i takojnë Allahut që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzako­nshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit ( a. s.) Ramazani përshkruhe­t si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Zoti ( xh. sh.) thotë në Kuran: ‘ O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim, sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm’. Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalit­et të kompletuar te besimtari. Ramazani është muaji i Kur’anit Famëlartë, në këtë muaj ne duhet të lidhemi fort me të. Ramazani është muaji i solidarite­tit mes njerëzve. Është muaji i dhënies së lëmoshës. Është muaji i përkushtim­it në familje, i përkujdesj­es ndaj prindërve. Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm”, thuhet në mesazhin e kreut të KMSH.

Më tej, Spahiu nuk harron të përcjellë një mesazh me lutje që të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës. “Mos harrojmë, në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehe­t shumëfish nga Allahu ( xh. sh). Zoti e ka veçuar shpërblimi­n e Ramazanit. Aq i rëndësishë­m është ky shpërblim sa që në Xhennet, agjëruesi i sinqertë ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re! E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati! Lusim Zotin që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë”.

MYFTIJTE

Një mesazh e patën edhe myftiu i Shkodrës dhe Korçës për besimtarët myslimanë, të cilët fokusin e vendosën edhe te familjet në nevojë, të cilave duhet t’u qëndrojmë pranë sidomos në këto ditë.

“Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta. Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjës­ive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshë­m është momenti i duhur t’i kërkojmë Zotit falje. Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë”, tha myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi.

Gjithashtu myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në prag të fillimit të muajit të shenjte të Ramazanit ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai thotë se ky është muaji i mëshirës dhe i pranimit të lutjeve. “Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë, i mëshirës, i faljes, i pranimit të lutjeve, i pendimit të sinqertë, i vrapimit për të dhënë e për të marrë me

njëri- tjetrin, për të falë e për të mëshiruar, për të ndihmuar nevojtarët, për të shtrirë dorën e pajtimit me gjithë njerëzit. Po vjen ky muaj për të forcuar lidhjet tona me familjen, për të kujtuar me lutje gjyshërit, nëna e ba

ballarë që nuk janë më në mesin tonë, për të kujtuar me zemër të madhe ata burra të mirë, e ato nëna me zemër të madhe që agjëronin në kushte të vështira, edhe kur feja ishte e ndaluar”, tha Imam Muhamed Sytari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania