Panorama (Albania)

Nis ndarja e këstit të katërt për trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, lista

Një miliard lekë fond çdo vit për dëmshpërbl­imin e të përndjekur­ve Emrat e përfituesv­e dhe lista e dokumentev­e që duhet të dorëzojnë për të lëvruar pagesat. Afati deri më 16 maj

- TIRANE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur procedurën e pagesës së këstit të katërt për ish- të përndjekur­it politikë.

Janë më shumë se 25 mijë përfitues në radhë për të marrë këstin e radhës në masën që iu takon. Sipas MFE- së, të gjithë personat përfitues, pjesë e listës, duhet të depozitojn­ë dokumentac­ionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, duke kryer plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore. Më konkretish­t, nevojitet akti i trashëgimi­së, certifikat­a e vdekjes së të dënuarit, certifikat­a e trungut të të dënuarit, si dhe fotokopja e kartës së identiteti­t ose pasaportës së çdo trashëgimt­ari bashkë me numrat përkatës së llogarisë për secilin përfitues. Kjo e fundit ka caktuar tre muaj afat nga muaji qershor, për plotësimin e dosjes me dokumentac­ionin e kërkuar për të lëvruar këstin e radhës. Çdo vit, 1 miliard lekë vihet në dispozicio­n nga qeveria për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve politikë. Kategoria parësore që ka përjetuar direkt përndjekje­n gjatë regjimit komunist është në fazën e këstit të 21- të, ndërsa kategoria e trashëgimt­arëve kanë arritur deri në këstin e katërt, por ndërkohë ka ende që nuk kanë marrë këstin e tretë. Dhënia e dëmshpërbl­imit financiar nga shteti shqiptar për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, për familjarët e viktimave të ekzekutuar­a dhe personat e internuar ose të

dëbuar në kampe, është një angazhim i qeverisë në dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist dhe garantimin për ta apo pasardhësi­t e tyre një jetë më të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania