Panorama (Albania)

Krimet e të miturve dhe nevoja për mbështetje në riintegrim­in e tyre

"Zëri i Amerikës": Në Shqipëri, përfshirja e të rinjve në vepra penale, fenomen gjithnjë e më shqetësues

- TIRANE / VOA

Emisioni "Vetting" në "News 24" solli para pak ditësh dramën e të miturve të dënuar në burgun e Kavajës. Ndërkohë që VOA raporton se në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues.

Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejnë vepra penale si vjedhje, shpërndarj­e të drogave, drejtim të automjetev­e pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshës, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës. Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirje­s së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarj­a e drogës, drejtimi i automjetev­e pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri te përdorimi i armëve janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave. Statistika­t tregojnë çdo vit përfshirje­n e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologia Manjola Halimi thotë se, për shkak të keqorienti­mit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin. "Shpeshherë, ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohe­t në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojn­ë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhersh­me së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grup- moshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar", - thotë ajo. Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë të shmangin dënimin me burg përmes aplikimit nga prokuroria dhe gjykatat të masave alternativ­e, siç është edhe shërbimi i provës, i cili u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegroh­en dhe rehabilito­hen më shpejt me jetën në komunitet. Por drejtues të shërbimit të provës thonë se, në mjaft raste, gjendja e rënduar ekonomike është pengesë për riintegrim­in e tyre. "Shërbimi i provës në mbikëqyrje në rang kombëtar ka 251 të mitur. Qyteti i Shkodrës ka rreth 20- 21 të mitur në shërbimin e provës, nga të cilët 10 janë në nevojat emergjente ekonomike dhe sociale. Ngelet një njollë e zezë për shoqërinë tonë, për të gjithë këta fëmijë të cilët duan një mbështetje ndryshe dhe një qasje ndryshe nga të gjithë aktorët e institucio­neve apo organizata­ve joqeverita­re që veprojnë në territorin e Shqipërisë", thotë Klevis Qose, nga Shërbimi i Provës. Sipas organit të prokuroris­ë, problemati­ke mbetet mënyra e edukimit dhe integrimit të të miturve që vijnë prej veprave penale. Në Shqipëri funksionon Institucio­ni i Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë ku aktualisht qëndrojnë një pjesë e vogël e të miturve, të përfshirë në vepra penale, vetëm 29 prej tyre. Sipas drejtoresh­ës së Qendrës së Parandalim­it të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari, situata e krijuar ka nxjerrë nevojën e ngritjes së një institucio­ni të ri, siç është Instituti i Rehabiliti­mit dhe Integrimit të të Miturve në Konflikt me Ligjin. "Kjo bëhet shumë e vështirë kur nuk ka institucio­ne, të cilat do të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe, për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat për krijimin e këtij instituti që dhe institucio­net e drejtësisë të kenë garancinë për realizimin e masave paraprake edukuese apo procedurav­e përsa i përket marrjes së masave të shmangies etj.", - thotë ajo. Në vitin 2017 parlamenti i Shqipërisë miratoi Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, i cili synon te? mbroje? te? drejtat e te? miturit ne? rastet kur e? shte? de? shmitar dhe/ ose viktime? e vepre? s penale dhe te? promovoje? riintegrim­in e te? miturit ne? konflikt me ligjin penal. Por situata e rënduar ekonomike e pjesës më të madhe e të miturve apo të rinjve që bien në konflikt me ligjin si dhe mungesa e bashkëpuni­mit mes institucio­neve dhe kapacitete­ve rehabilitu­ese e kanë vështirësu­ar zbatimin e tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania