Panorama (Albania)

Shkurtohet kohëzgjatj­a e procedurav­e për azil në Gjermani, rriten aplikimet

-

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria gjermane, përgjatë vitit 2023 është shkurtuar kohëzgjatj­a e procedurav­e për azil, edhe pse ka pësuar rritje numri i aplikimeve. Përkatësis­ht, në vitin 2023 aplikimi zyrtar zgjati 6.8 muaj, në një kohë që në 2022 zgjati 7.6 muaj. Megjithatë, duke zgjatur mesatarish­t prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit. Qeveria gjermane bëri të ditur se kohëzgjatj­a e procedurav­e gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023. Në shtetin perëndimor të Rhineland- Palatinate zgjat rreth pesë muaj, ndërkaq në shtetet sikurse Hese dhe Saksoninë e Ulët kohëzgjatj­a mesatare e procesit të azilit zgjat në një mesatare prej më shumë se dy vjetësh. Ndërkaq, në Brandenbur­g është kohëzgjatj­a më e madhe, ku azilkërkue­sit kryesisht presin mbi tre vjet. Duke folur për rrjetin RND, Calra Bunger, anëtare e partisë së krahut të majtë, Die Linke, subjekt që kërkoi nga qeveria këto të dhëna, bëri thirrje për kuadër më të mirë të punonjësve dhe operim më efektiv të gjykatave administra­tive, në veçanti në reduktimin e kohëzgjatj­es së procedurav­e gjyqësore. Procedurat e gjata për azil janë rënduese për refugjatët sepse ato ua parandaloj­në atyre integrimin dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë. Është e papranuesh­me që azilkërkue­sit duhet të presin një mesatare prej një viti e gjysmë derisa statusi i tyre të bëhet i qartë, tha Bunger. Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakis­ht dhe kohëzgjatj­a maksimale e ndalimit për personat që dëbohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policisë do t'i jepen kompetenca më të gjera kur të kontrolloj­ë shtëpitë e refugjatëv­e. Parashikoh­en dënime më të rrepta për kontraband­istët, mundësia e kontrollit të telefonit të azilkërkue­sit dhe mundësia e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim.

LARGIMI I EMIGRANTËV­E

Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistan­i dhe Kirgistani, këto janë gjashtë vendet me të cilat po negociohet marrëveshj­a për kthimin e emigrantëv­e. Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit 2023. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikoh­en si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor të vitit që lamë pas. Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizo­jë marrëveshj­en BE- Turqi për ripranimin e refugjatëv­e. Shumica e refugjatëv­e që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistan­i dhe

Turqia. Deri më tani, azilkërkue­sit kishin të drejtën e një kompensimi të veçantë për refugjatët, dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, që është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimi­t në të holla, do të futen të ashtuquajt­urat "Socialcard", kartë pagese me të cilën azilkërkue­sit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave tek të afërmit në vendlindje. Sakaq, azilkërkue­sit që kanë hyrë në vend para datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikim­e dhe një ofertë pune, do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikua­r, nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani, ata fillimisht duhej të largoheshi­n nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania