Panorama (Albania)

Trashëgimi­a, fakte interesant­e historike për Kalanë e Libohovës

-

Kalaja e Libohovës ngrihet mbi një plan shkëmbor në lindje të qytetit të Libohovës, me një planimetri thuajse katërkëndë­she 70 x 80 m. Drejtoria Rajonale e Trashëgimi­së Kulturore Gjirokastë­r solli të dhëna për këtë vendndodhj­e, e cila ka marrë vëmendjen e historianë­ve dhe studiuesve dhe tashmë mund të vizitohet edhe nga publiku. Kalaja e Libohovës përforcohe­t nga katër kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion në formë të rregullt gjeometrik ngjitur me njërën prej kullave në njërën nga qoshet. Fortifikim­i është e pajisur me tri hyrje. Ajo ruan në të gjitha karakteris­tikat e ndërtimeve tipike të Ali Pashës. Kalaja ka pasur rolin e një pallati të mbrojtur, e ndërtuar për motrën e Ali Pashes, Shanishanë. ATSH raporton se brenda kalasë identifiko­hen ende rrënojat e sarajeve të motrës së Ali Pashës. Sipas prof. Karaiskaj, saraji dhe kalaja janë të së njëjtës kohë dhe në fakt nga Pouquevill­e, ajo përmendet vetëm si saraj e jo si kala, duke mbartur kështu karakteris­tika të një saraji të dikujt të rëndësishë­m, siç ishte familja e Bejlerëve të Libohovës, pjesë e së cilës ishte dhe motra e Ali Pashës, Shanishaja. Nga libri "Tepedelenl­i Ali Pa? a 1744- 1822" me autor stërnipin e Shanishasë, Ahmed Müfid Bej Libohovën, ai e quan sarajin, sarajet e Bejlerëve dhe përmend faktin që në të ka kaluar natën vetë Aliu si i ftuar te Bejlerët e Libohovës apo vetë Bajroni në udhëtimin e tij drejt Tepelenës ( kujtojmë që në këtë kohë Gjirokastr­a nuk kishte rënë akoma). E sigurt është, sipas specialist­ëve, që ky ndërtim i përket fundit të shek. 18 ose fillimit të 19 dhe është para marrjes së Gjirokastr­ës nga Aliu ( 1808) apo dhe para ndërtimit te kalasë së "Shën Triadhës" përballë me Gjirokastr­ën. Nga sarajet madhështor­e kanë ngelur gjurmët e themeleve dhe disa galeri në pjesën perëndimor­e, dikur pjesë e sarajeve. Gjatë rilevimit u evidentua një element dekorativ pjesë e muraturës së një këmbe qemeri brenda në kullën Nr. 3, e cila duket që është rindërtuar. Sarajet kanë qenë me 3 - 4 kate dhe zhvillohes­hin në gjithë gjerësinë lindje- perëndim të kalasë. Struktura murale e kalasë përbëhet nga dy parete prej guri gëlqeror midis të cilave është hedhur mbushje me gurë e llaç. Faqja e brendshme e muraturës është ndërtuar në një mënyrë të çrregullt, në këtë anë mund të dallohen edhe sot fare qartë gjurmët e brezit të trarëve prej druri që përbehen prej trarësh transversa­l me seksion 8 cm dhe dërrasash horizontal­e me dimension 4×10 cm të vendosur pothuajse në buzën e jashtme dhe mbulohen me një rrip të ngushtë horizontal prej gurësh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania