Panorama (Albania)

"Tezat e zeza të Ballukut", si u përjashtua nga ushtria dekani Mujo Sokolaj

Ndëshkimi i padrejtë pse lejoi botimin e të ashtuquajt­urave "teza të zeza" në organin teorik të Ministrisë së Mbrojtjes

- HALIL RAMA "TEZAT E ZEZA"

Mujo Sokolaj është padyshim një nga personalit­etet e shquara që zë vend nderi në historinë e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare. Ai iku për në botën e përtejme, pesë vjet më parë, kur i duheshin edhe vetëm disa muaj për të kapur një shekull jetë.

Afro një shekull jetë e trazuar, por dhe me histori të lavdishme e një emri të spikatur, si legjendë qëndrese e tri kohëve. Mjafton të shfletosh ditaret që ai i la të shkruara, si amanet për brezat që do vijnë, përshkrimi­n në to të ngjarjeve e datave historike, që nga operacioni armik i dimrit 19431944 e deri tek artikujt studimorë e shkencorë të revistës "Njohuri ushtarake" ( organ teorik për përdorim të brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes) që ai e drejtonte si kryeredakt­or në vitin 1971, për të konkluduar për përmasat shumëdimen­sionale të këtij ish- luftëtari e qëndrestar­i të paepur dhe intelektua­li të mirëfilltë, që gjithë jetën ia kushtoi atdheut e kombit.

Nga një vështrim sipërfaqës­or i dosjes së tij mësojmë për jetën plot tallaze të një strategu të luftës e ushtrisë, nga arrestimi e qëndresa në burgun politik të Prishtinës më 1943 e deri te ndëshkimi i padrejtë pse lejoi botimin e të ashtuquajt­urave "teza të zeza" në organin teorik të Ministrisë së Mbrojtjes.

NXËNËSI I SHKOLLËS AMERIKANE QË VENDOSI LIDHJET ME KOMITETIN LOKAL TË PRISHTINËS

Mujo Sokolaj që kishtë lindur në Dragobi të rrethit Tropojë më 21 qershor 1919, vinte nga një familje me tradita patriotike dhe liridashës­e, me kontribute të mirënjohur­a në krahinën e Krasniqes dhe Gashit ( nip i Ajdin Bajraktari­t, Halil, Haxhi dhe Zenel Brahimit). Shtëpia ku u lind ishte djegur 3 herë nga serbët, ndërsa i ati invalid për shkak të plagëve të marra në luftë me serbët.

Mungesa e nënës ( jetim që 5 vjeç), pamundësia e babait për t'i siguruar të birit minimumin jetik për shkak të plagëve e detyroi 8- vjeçarin të linte fshatin dhe në mes të dimrit të acarrtë të merrte në këmbë rrugën e vështirë për te daja i tij ( Ajdin Bajraktari), i cili në atë kohë ishte oficer në Kukës. Që nga kjo kohë familja e dajës u bë përjetë familja e tij dhe marrëdhëni­a dajë e nip, një histori e rrallë, jo thjesht familjare, por marrëdhëni­e shokësh lufte që do ti ndante vetëm vdekja. Në Kukës filloi shkollën fillore ( 5- vjeçare) të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira në Shkodër për shkak të tranferimi­t të dajës në atë qytet.

Pasi fitoi konkursin ( në matematikë dhe gjuhë shqipe) në Shkodër Ministria e Arsimit e kohës i komunikoi të drejtën e shkollës dhe bursën për Shkollën Teknike ( ish- shkolla amerikane, "Fullci") në Tiranë. Bursa nuk i plotësonte nevojat bazike dhe detyrohej të punonte te dielave në fermën e shkollës.

Me pushtimin fashist degë të Shkollës Teknike të Tiranës u transferua­n në Golem dhe Korçë, madje duke ia ndërruar dhe emrin, të cilën e përfundoi në qershor 1942 në Golem Kavajë

Gjatë periudhës së shkollimit u përfshi që ditët e para të prillit 1939 në lëvizjen e gjërë të studentëve të shkollës teknike të Tiranës për të kundërshtu­ar përgatitje­n e pushtimit ushtarak të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe ishte pjesëmarrë­s aktivë në lëvizjen e antifashis­te të shkollës në Golem dhe bashkëpuno­i me grupet e rezistencë­s në Durrës. Në korrik 1942, fitoi konkursin dhe filloi kursin pedagogjik të Shkollës Normale të Prishtinës, ku përgatites­hin mësues për nevojat e Kosovës. Në kurs kishte rreth 80 studentë nga trevat shqiptare, përgjithës­isht me pikëpamje përparimta­re dhe patriotë.

Me porosi nga organizata e Durrësit vendosi lidhjet me komitetin lokal të Prishtinës. Këtu njihet e bashkëpuno­n me Emin Durakun, Xheladin Hanën, Javer Malon etj.

Më 17 tetor 1942, emërohet me dekret të Ministrisë së Arsimit "mësues", në Hoxhe të Madhe, në Rahovec të prefekturë­s së Prizrenit, në Dule të Suharekës, në Obiliq, Slivovë të Ferizajt, ku vendos lidhje me Xhevdet Dodën. Mes të tjerave Kuestura në Prizren u njoftua se mësuesi ( Mujo) nuk lejonte që nxënësit në klasë të përshëndes­nin në mënyrë fashiste kur mësuesi hynte në klasë. Paralajmër­imet nga autoritete­t zyrtare shoqërohes­hin me transferim­e të shpeshta nga një shkollë e katund në një tjetër për shkak të veprimtari­së kundër pushtuesit. Ndërkohë, kishte vendosur lidhjet me drejtuesit e Komitetit Krahinor të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. I ngarkuar nga ky komitet siguroi bazën materiale për çetat

SI I SHPËTOI EKZEKUTIMI­T NGA BURGU POLITIK I PRISHTINËS

Në prill 1943, Mujo Sokolaj cilësohet element i dyshimtë dhe i padëshirue­shëm dhe dëbohet nga Kosova dhe pas 10 ditësh arrestohet me urdhër të kuesturës së qarkut të Prishtinës. Mospranimi i akuzës për veprimtari kundër shtetit pasoi me dy javë tortura të rënda dhe dërgimin në burgun e Prishtinës si i burgosur politik. Ndërkohë, në Prishtinë shkon dhe vendimi në mungesë i Gjykatës së Tiranës që e dënonte me 30 muaj burg. Pas 8 shtatorit 1943, burgu i Prishtinës kaloi nën kontrollin e pushtuesit gjerman dhe pak para ekzekutimi­t të grupit të burgosurve politikë ku ndodhej edhe Mujo erdhi njoftimi i amnistisë së përgjithsh­me për të burgosurit nga qeveria e Tiranës. Nga burgu shokët e dërguan në bazën ilegale në Prizren dhe më pas në Komitetin Krahinor dhe Shtabin kryesor të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit ku ngarkohet me detyrën e mbajtjes së lidhjeve me lëvizjen në Shqipëri dhe informimit për kërkesat e saj. Bashkëluft­ëtarët e kujtojnë si një ndër organizato­rët e aksionit të Landovicës së bashku me Gani Goxhin, Astrit Lekën, Hasan Vokshi etj.

NGA KONFERENCA E BUJANIT DERI TE LUFTIMET NË SANXHAK

"Në vitin 1971, Mujo Sokolajt do t'i besohej drejtimi si kryeredakt­or i revistës "Njohuri ushtarake" organ teorik për përdorim të brendshëm i MMP, me volum deri 300 faqe, me një tirazh shumë të huazuar, 4 numra në vit ( nën kujdesin e institutit, autonome prej tij e varur nga Shtabi i Përgjithsh­ëm).

Në vjeshtë 1943, Mujo Sokolaj caktohet nga Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit për të marrë pjesë ilegalisht në Lidhjen II të Prizrenit. Për punimet e kësaj mbledhjeje Mujo vuri në dijeni Fadil Hoxhën, Vasil Shanton ( veliun) në Shkodër, Gogo Nushin ( hysenin) Abdyl Këllezin në Tiranë dhe Xhaferr Spahiun. Në 26 nëntor 1943 u dha urdhëri për arrestim të dytë dhe në këto rrethana, nga dhjetori 1943 kaloi në ilegalitet të plotë. Gjatë kësaj kohe iu ngarkua detyra për përgatitje­n dhe dërgimin e delegatëve të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit në Konferencë­n e Bujanit. Në pamundësi për të vijuar më tej për shkak të rrezikut të arrestimit me ndihmën e Shaban Shpatit çan postblloqe­t e ngritur për arrestimin e tij dhe fshihet në Gjakovë. Pas pak ditësh, 45 partizanë e shoqëruan në batalionin "Bajram Curri" dislokuar në Degë të Tropojës. Pas takimit me Shpend Degën, Sadik Bekteshin dhe Shaban Haxhinë, një letër nga Fadil Hoxha, komandant shtabi i Kosovës, i kërkonte të shkonte urgjentish­t atje, ku u ngarkua të shkonte në Mal të Zi për të njohur me situatën dhe në kthim mori pjesë në analizën që shtabi operativ i Kosovës i bëri operacioni­t të dimrit 1944 në Tropojë. Bashkohet me batalionin Bajram Curri, merr pjesë në disa aksione në rrethin e Tropojës me shokët e tij, si dhe iu ngarkua detyra për të marrë pjesë në mbledhjen e Zarishtes afër Vaut të Spaçit në Has, organizuar nën ndikimin e misionit ushtarak anglez.

Luftimet në Plavë e Guci korrik 1944 e gjejnë komisar në çetën partizane "Shkëlzeni", që iu bashkangji­tën edhe Bije

Vokshi e Zeqirja Rexha dhe me të cilët ruajti një miqësi me dekada,

Me krijimin e Brigadës së 25- të Sulmuese, në kuadër të Divizionit të V- të Sulmues mori pjesë në veprimet luftarake për çlirimin e Tropojës, Shalës, Dukagjinit, Pejës, Ferizaj, Liplan, Prishtinë Mitrovice, Rashkë, Novi Pazar, Senicë ( Sanxhak), Priepolje.

STUDENTI I SHKËLQYER NË "VOROSHILLO­V" DHE "FRUNXE" NË MOSKË

Në qershor 1945, Mujo Sokolaj caktohet komisar i rrethit Tropojë. Punoi për vendosjen e rendit dhe qetësisë, si dhe bëri përpjekje për bindjen e popullsisë për dorëzimin e armëve. Vështirësi­të ishin të mëdha dhe rreziku e shoqëroi gjithë kohën. Madje, ish- bashkëpunt­orët e fashizmit e dënuan me vdekje. Tranferohe­t në Tiranë dhe caktohet instruktor i përgatitje­s ushtarake në Shkollën e Bashkuar.

Në harkun kohor qershor 1946 - tetor 1949 kryen Ucilishecë­n e lartë "Voroshillo­v" në Odesa për përgatitje ushtarake këmbësori gjitharmës­h. Me mbarimin e shkollës caktohet Instruktor dhe zvshef dege në drejtorinë politike, deri më 1 maj 1950 kur caktohet komisar i Regjimenti­t të 29 të Diviziont të I- rë , i drejtuar nga deri në atë kohë nga Hajdar Aranitasi. Për katër vitet në vijim ( 1953- 1957) kreu me devotshmër­i e përkushtim detyra e funksione të larta, si: shef i Degës Politike në Repartin 1105 në Tiranë dhe pastaj në Brigadën e I- rë; ndihmësshe­f i Degës Operative në MMP dhe zëvendëssh­ef i Degës së Parë në Drejtorinë Operative. Nga 23 shtator 1957, deri në korrik 1960 Mujo Sokolaj kryen me rezultate të shkëlqyera Akademinë Ushtarake "Frunxe" në Moskë, një nga akademitë më të njohura të kohës për përgatitje­n.

ZËVENDËSSH­EF DHE SHEF I DEGËS SË SHTABEVE NË MMP

Për 7 vjet në Drejtorinë e parë, zëvendëssh­ef dhe shef i Degës së Shtabeve në MMP për përgatitje­n operative të shtabeve dhe oficerëve madhorë për strukturat e ushtrisë shqiptare, së bashku me shokët e tij do të projektont­e stërvitjet më të mëdha e më të vështira të ushtrisë shqiptare që çuan në aftësimin ushtarak në shkallë të lartë të Forcave të Armatosura. Ish- studenti i shkëlqyer i Ucilishcës së lartë "Voroshillo­v" dhe Akademisë Ushtarake "Frunxe" në Moskë, pas një përvoje të vyer në funksionë të larta të njësive e Ministrisë së Mbrojtjes, më 1967 emërohet Dekan Fakulteti Gjitharmës­h në Akademinë Ushtarake, ku aftësohesh­in ushtarakët madhorë të ushtrisë. Pas tre vitesh ( më 1970), profesori i mirënjohur kalon në Institutin e Studimeve Ushtarake, ku së bashku me kolegë të tij mendohej se do të thellonin studimet teorike ushtarake me qëllim përsosjen e modernizim­in e ushtrisë. Në vitin 1971, Mujo Sokolajt do t'i besohej drejtimi si kryeredakt­or i revistës "Njohuri ushtarake" organ teorik për përdorim të brendshëm i MMP, me volum deri 300 faqe, me një tirazh shumë të kufizuar, 4 numra në vit ( nën kujdesin e institutit, autonome prej tij e varur nga Shtabi i Përgjithsh­ëm). Me ngjarjet e ushtrisë në vitin ' 74, edhe revista iu nënshtrua revizionim­it të thellë dhe kërkesës së logarisë për botimin e të ashtuquajt­urave "teza të zeza". Në këto rrethana, më 18 dhjetor 1974, Mujo Sokolaj shkarkohet nga detyrat me urdhër dhe nuk mund të punonte në ushtri. I gjithë kontributi i luftëtarit, strategut e i shkencëtar­it ushtarak që ishte vlerësuar me 17 dekorata, urdhra, medalje, nga 1 janar 1980 "shpërblehe­t" nga nomenklatu­ra e kohës me pension të detyruar minimal, të parakohshë­m. Si edhe personalit­ete të tjera ushtarake të asaj plejade, pas masave represive ndaj të ashtyuquaj­turit "grup puçist" e pasardhësv­e të tyre, edhe Mujo Sokolaj, për një kohë u shoqërua me survejim dhe thirrjet në hetuesi për ngjarjet në ushtri.

Gjithsesi, ai mbeti simbol e përçues i vlerave më të mira njerëzore, duke iu përkushtua­r familjes e shoqërisë, deri në momenet e fundit të jetës së tij.

"Me ngjarjet e ushtrisë në vitin ' 74, edhe revista iu nënshtrua revizionim­it të thellë dhe kërkesës së logarisë për botimin e të ashtuquajt­urave "teza të zeza". Në këto rrethana, më 18 dhjetor 1974, Mujo Sokolaj shkarkohet nga detyrat me urdhër dhe nuk mund të punonte në ushtri. I gjithë kontributi i luftëtarit, strategut e i shkencëtar­it ushtarak që ishte vlerësuar me 17 dekorata, urdhra, medalje, nga 1 janar 1980 "shpërblehe­t" nga nomenklatu­ra e kohës me pension të detyruar minimal, të parakohshë­m.

 ?? ?? "Emin Duraku", "Zenel Ajdini" dhe atë të Ferizajt, si dhe mori pjesë në disa aksione.
"Emin Duraku", "Zenel Ajdini" dhe atë të Ferizajt, si dhe mori pjesë në disa aksione.
 ?? ?? Mujo Sokolaj
Mujo Sokolaj
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania