Panorama (Albania)

Ministri Gonxhja: Zef Kolombi, gjeniu i penelave dhe ngjyrave

-

Zef Kolombi ka qenë një nga piktorët e rëndësishë­m të artit realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja, përkujtoi ditën e lindjes së piktorit, Zef Kolombi, gjeniun e penelave dhe ngjyrave, piktorin e dritës dhe natyrës. "Pavarësish­t se krijimtari­a e tij erdhi në një periudhë të vështirë për pikturën në Shqipëri, Zef Kolombi është autor i disa veprave të vlerave të rralla, pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë", theksoi Gonxhja. Kolombi lindi në vitin 1907 në Sarajevë, ku edhe do të kalonte foshnjërin­ë e tij. Në vitin 1929, nisi studimet në

Akademinë e Arteve të Romës. Krahas përmbushje­s së detyruar të punimeve akademike, ushtroi mjeshtrinë me realizimin e veprave origjinale, si edhe përmes riprodhimi­t të veprave të klasikëve. Veprat "Nudo" ( 1931), "Pamje nga Roma" ( 1931), "Grua nudo e shtrirë" ( 1931) , "Grua nudo e ulur" ( 1931), i përkojnë periudhës së krijimtari­së së tij të shpërfaqur në auditor, teksa përsoste njohuritë rreth gjinisë artistike të pikturës. Fill pas ardhjes rishtas në Shqipëri, Kolombi realizon tablonë "Portreti i Pinës", në pritje të emërimit si mësues i vizatimit në Shkollën Normale të Elbasanit. Trashëgimi­a e tij artistike përbëhet nga rreth 50 vizatime dhe piktura, mes të cilave kanë epërsi natyrat e qeta, peisazhet dhe portretet, siç vërehet në tablotë "Portret plake" ( 1937), "Të korrurat" ( 1940), "Tri rriska shalqinj" ( 1940), "Tufë me trëndafila" ( 1940) etj. Në pikturën e Kolombit, mbizotëroj­në punimet në vaj, si edhe ngjyra e kuqe, kafe, e gjelbër dhe e bardhë. Në sajë të veprimtari­së së tij kulturore të ngjeshur, Kolombi është vlerësuar me çmimet "Mësues i Merituar", "Piktor i Merituar" dhe "Piktor i Popullit".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania