Panorama (Albania)

Esat Toptani në Gjermani, çfarë i ofroi Princ Vidit në emër të shqiptarëv­e

Vetëm 6 muaj në krye të fronit mbretëror, për shkak të kryengritj­es së shqiptarëv­e, si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore

- TIRANE

Në datën 7 mars, u përkujtua ardhja e Princ Vidit në Shqipëri dhe themelimi i Principatë­s Shqiptare. Vilhelm Vidi lindi në Noi Vid të Gjermanisë më 26 mars 1876 dhe ishte djali i dytë i princit Adolf Maksimilia­n Karl Vid.

U martua me Sofinë, princeshë e ShënburgVa­ldenburgut. Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i paraqitën Vidit propozimin për të marrë fronin shqiptar. Ai dha pëlqimin për këtë ofertë më 3 nëntor 1913. Një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Pashë Toptani shkoi në Gjermani për t'i ofruar atij fronin në emër të shqiptarëv­e. Më 7 mars 1914, Princ Vidi me oborrin e tij zbriti në Durrës. Ai nuk arriti të qëndronte gjatë në krye të fronit mbretëror shqiptar, për shkak të kryengritj­es së shqiptarëv­e kundër tij si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914, Princ Vidi u largua nga Shqipëria së bashku me familjen me anijen "Misurata". Ai u angazhua si oficer i ushtrisë gjermane në këtë luftë. Pas përfundimi­t të luftës, së bashku me familjen e tij jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Mynih. Më 1925 u vendos në Rumani në pronat e princeshës Sofia. Lidhur me Princ Vidin, Fan Noli ka shkruar: "Princ Vidi mund të kritikohet vetëm pse s'qe në gjendje të bënte mrekullira". Vilhelm Vidi vdiq në Predeal të Rumanisë më 18 prill 1945.

Largimi

Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike, si dhe përkrahësi­t e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëv­e e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të

realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandoris­ë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani- ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni- ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova- ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri- ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina- ministër i PostëTeleg­rafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli- ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda- Ministër për Punët Botërore. Me largimin e Princ Vidit nga Durrësi, për Shqipërinë do të vijojnë 6 vite të gjata lufte, kaosi, rrëmuje, pushtimesh, dhe rreziku për zhdukje nga harta e Ballkanit. Hapin vendimtar për t'i dhënë fund këtij kaosi dhe rreziku që po bëhej real, e ndërmori Kongresi i Lushnjës, me përfaqësue­s nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera, Kongresi vendosi që, duke ruajtur regjimin monarkik, deri në kthimin e Princ Vidit ose vendosjen e një Mbreti tjetër, të krijohej një organ regjence, i quajtur Këshilli i Naltë i Regjencës, që përbëhej nga 4 anëtarë, nga një për secilin komunitet fetar të vendit. Ky sistem vijoi të funksionon­te, megjithëse me disa dorëheqje apo ndryshime të parakohshm­e, deri në janar të vitit 1925. Po ashtu, në këtë kohë vlen të përmendet fushata elektorale dhe zgjedhjet e para parlamenta­re që u zhvilluan në Shqipëri në pranverën e vitit 1921.

ZGJEDHJA

Fuqitë e Mëdha, më 1913, caktuan si princ të Shqipërisë gjermanin Vilhelm fon Vid, i cili ishte propozuar nga Austro- Hungaria dhe Italia. Princ Vidi u cilësua më i pershtatsh­mi për dy arsye: së pari, se ishte protestant pra nuk i përkiste asnjë feje që ishte në Shqipëri dhe e dyta që ishte gjerman dhe Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdr­ejta me Shqipërinë. Rrethet patriotike shqiptare e pritën me mirësjellj­e këtë vendim. Më

22 janar të vitit 1914, qeveria e Ismail Qemalit u detyrua që të jepte dorëheqje dhe pushteti i kaloi Komisionit Kombëtar të Kontrollit që kishte ardhur në Shqipëri në tetor të vitit 1913. Më 7 mars 1914, princi Vilhelm Vid arriti në Durrës dhe atë e njohën si princ të Shqipërisë të gjithë Fuqitë e Mëdha përfshirë edhe shtetet ballkanike. Vidi më 17 mars 1914, formoi Qeverinë e re shqiptare nën kryesinë e Turhan pashë Përmetit, një diplomat me përvojë. Kryeqytet i Shqipërisë u caktua Durrësi. Sipas nenit 1 të tij, Shqipëria shpallej "Principatë kushtetues­e e pavarur dhe e trashëgues­hme" nën garancinë e Fuqive të Mëdha dhe ai ishte në krye të administra­tës për caktimin e këshillit të ministrave. Që në fillim Princ Vidi ishte në një gjendje politike të brendshme dhe të jashtme. Në të brendshmen ai u ndodh përballë "Levizjes Vorio- Epirote" dhe jashtë shtetit përballë Fuqive të Mëdha ishin në prag të Luftës Boterore. Edhe qeveria e Princ Vidit u shpreh se ishte kundër çdo autonomie për Krahinat e Jugut dhe kishin përgaditur reparte luftarake për të dëbuar grekët nga Krahinat e Jugut. Komisioni kombëtarë kishte nënshkruar më 17 maj të vitit 1914, në Korfuz Protokolli­n e Korfuzit që binte në kundërshti­m me vendimet e Konferencë­s së Londrës dhe me Statusin Organik të Shqipërisë, sepse parashikon­te prefektura­t e Korçës dhe të Gjirokastr­ës të bënin pjesë në shtetin shqiptarë. Më vonë Protokolli kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe tek shteti shqiptarë dhe më nuk ishte zbatuar më asnjëherë dhe më vonë Fuqitë e Mëdha nuk e morën parasysh.

 ?? ?? Esat Pashë Toptani
Esat Pashë Toptani
 ?? ?? Princ Vidi
Princ Vidi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania