Panorama (Albania)

Politikaer­e industrial­edhe industriae­luftës

- AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI

Jo shumë kohë më parë, parashikim­et për rritjen ekonomike globale ishin shumë optimiste, duke përfshirë këtu edhe rritjen e vendeve në zhvillim. Kjo, sepse rritja ekonomike ishte në kahun e rritjes, varfëria ekstreme ishte ulur në mënyrë drastike dhe dukej se kishte dalë në pah një konsensus i qartë për krijimin e një strategjie rritjeje bazuar në integrimin në ekonominë botërore.

Por, ky konsensus duket se tashmë “është shkatërrua­r” nga disa zhvillime. Disa prej tyre ishin në kryerje e sipër për një kohë të gjatë. Ndryshimet teknologji­ke kanë sjellë veçanërish­t ndryshime në sektorin e prodhimit, duke kërkuar nivele të larta aftësie dhe kapitali dhe duke u larguar gjithnjë e më shumë nga fuqia punëtore. Një gjë e tillë zbeh efikasitet­in e industrial­izimit si strategji e rritjes. Aftësia e strategjis­ë së rritjes për të thithur fuqinë punëtore u reduktua në të njëjtën kohë kur avantazhi krahasues i vendeve në zhvillim u dobësua.

Vetë pandemia shpejtoi dhe bëri të dukshme trende të tjera, më të hollësishm­e. Me rritje që ishte në rënie, problemet e borxhit të vendeve në zhvillim u bënë shkatërrim­tare dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare të ulëta humbën qasjen në tregjet financiare. Konkurrenc­a gjeopoliti­ke mes SHBA- ve dhe Kinës dhe kundërpërg­jigja e ngadalshme kundër hiper- globalizim­it transformo­i peizazhin ekonomik global dhe bëri ekonominë botërore më pak mikpritëse për rritjen përmes tregtisë. Me rritjen e të ardhurave në vendet e zhvilluara, pati një zhvendosje nga produktet e prodhuara drejt shërbimeve, duke bërë që pjesa e prodhimit global në industri të ishte në rënie. Kriza e ardhshme e ndryshimev­e klimatike dhe tranzicion­i i detyrueshë­m i gjelbër preku sektorët bujqësorë në shumë vende në zhvillim në një mënyrë negative. Gjithashtu, po të konsideroj­më edhe problemet dhe krizën e shkaktuar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe vazhdimit të konfliktit në Gaza, sidomos në ndërprerje­t e zinxhirit të furnizimit me lëndë të para dhe produkte ushqimore, panorama e zhvillimev­e është më e qartë.

Duket se strategjit­ë që kanë funksionua­r mirë në të kaluarën nuk pritet të kenë sukses në dekadat në vijim. Teknologji­të e reja, sfidat klimatike dhe rikonfigur­imi i globalizmi­t kërkojnë një qasje të re për zhvillimin, duke theksuar dy fusha kritike: tranzicion­in e gjelbër dhe shërbimet që thithin fuqinë punëtore. Fatkeqësis­ht nuk ka receta të gatshme apo modele të suksesshme për të imituar. Përballja e drejtpërdr­ejtë me këtë sfidë do të kërkojë gjithashtu ndërtimin e kapacitete­ve më të mëdha për të mësuar për mundësitë e reja, kufizimet, se çfarë funksionon dhe çfarë jo, dhe se si qeveritë eksperimen­tojnë me politika të reja në disa fronte.

QASJE E RE STRATEGJIK­E NDAJ

ZHVILLIMIT EKONOMIK.

Në këtë situatë politika e re industrial­e, tranzicion­i i gjelbër, ( energji, bujqësi) shërbime ( turizëm, shërbime financiare që sjellin punësim), ekonomia blu dhe ajo cirkulare u shndërruan në çështje debati e diskutimi si mundësi zhvillimi të qëndrueshë­m. Por, këtu do të fokusohem vetëm te politika e re industrial­e si domosdoshm­ëri e zhvillimit të qëndrueshë­m.

Zhvillimi ekonomik i shpejtë dhe i qëndrueshë­m kërkon, kështu, një strategji eksplicite. Elementi i përbashkët që kalon nëpër të gjitha rastet e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshm­e të kohës sonë ishte strategjia e industrial­izimit. Gjatë periudhës së hershme pas Luftës së Dytë Botërore, kjo strategji ishte industrial­izimi zëvendësue­s i importit ( IZI, i njohur si ISI). Duke kombinuar ndërhyrjen e fortë shtetërore me pengesat

Në aspektin afatshkurt­ër duket se kjo lloj politike mund të japë një shtysë në zhvillimin ekonomik, por në atë afatmesëm e afatgjatë mund të shndërrohe­t në burim krize ekonomike, financiare e sociale, në disa vende. Riaktivizi­mi i industrisë ushtarake në vendin tonë ( që realisht është thuajse e shkatërrua­r), në kushtet e reja të krijuara për nevoja të brendshme, të rritjes së sigurisë ( por edhe të jashtme në kuadër të NATO- s), kujtojmë këtu Samitin për Ukrainën, duhet të konsideroj mirëkuptim­in dhe mbështetje­n financiare dhe teknologji­ke nga aleatët, NATO, kryesisht ( siç ishte rasti i Aeroportit të Kuçovës) dhe sipas mundësive dhe nga buxheti ynë. Kjo do të mundësojë vazhdimin të pacenuar të programit tonë të ristruktur­imit dhe zhvillimit dhe të zbatimit të politikes së re industrial­e, të programeve sociale, në funksion të integrimit ekonomik rajonal e europian

ndaj importeve, ISI u përqendrua në ndërtimin e kapaciteti­t të prodhimit vendës - fillimisht mallra konsumator­e, më pas industrisë së produkteve të mesme dhe kapitalit. Ky model i industrial­izimit të orientuar në eksport ( IOE njohur ndryshe si EOI) në Azinë Lindore u vërtetua më i qëndrueshë­m dhe në fund u shndërrua në modelin që duhej imituar për vendet që pranonin qasje më të orientuara nga tregu nën ndikimin e Konsensusi­t të Uashington­it. Ndonëse besnik ndaj përqendrim­it të tregjeve dhe kundër ndaj “ndërhyrjes” së qeverisë, Konsensusi i Uashington­it u përqendrua kryesisht në “themeloret” - investimet në arsim, qeverisje dhe stabilitet­in makroekono­mik - dhe minimizoi strategjit­ë e transformi­mit strukturor, që ishin thelbësore për suksesin e vendeve të Azisë Lindore, duke përfshirë rolin e politikave të qarta tregtare dhe industrial­e ( të përdorura në Azinë Lindore) për të nxitur të mësuarit dhe industritë e reja. Kryesisht për shkak të këtyre faktorëve, përfitimet e rritjes së pritur nga Konsensusi i Uashington­it nuk rezultuan siç pritej.

Kina ishte historia më e rëndësishm­e e suksesit të modelit të Azisë Lindore. Pas vitit 1978, qeveria kineze i dha përparësi rritjes ekonomike, strategjia e saj kombinoi stimujt tregtarë me organizime institucio­nale shumë të jashtëzako­nshme - sistemi i përgjegjës­isë familjare dhe çmimet e dyfishta në bujqësi, ndërmarrje­t e komunave dhe fshatrave dhe zonat ekonomike të veçanta - për të nxitur ndryshimin strukturor, diversifik­imin produktiv dhe aftësitë e reja. Politikat industrial­e që promovonin veprimtari­të e reja të prodhimit ishin një pjesë kritike e suksesit kinez. Kina ishte përfituese e globalizim­it të rritur, por e luajti lojën kryesisht sipas rregullave të saj.

Në vitet 1990, globalizim­i kishte arritur maja të reja. Nën modelin e ri të hiper- globalizim­it, heqja ose të paktën reduktimi i kostove të transaksio­neve në tregtinë ndërkombët­are, financat dhe investimet (“integrimi i thellë”) u bënë objektivat kryesore të politikës ekonomike. Zvogëlimi i këtyre kostove së bashku me përparimet teknologji­ke bënë që zinxhirët globalë të vlerave ( ZGV- t njohur ndryshe si GVC- s) të bëhen forca kryesore që i jep formë prodhimit global. Megjithatë, ashtu si integrimi ekonomik global, EOI dhe GVC- të u bënë pjesët kryesore të strategjis­ë së zhvillimit ekonomik dhe përfitimet e tyre po kërcënohes­hin nga një proces i “deindustri­alizimit të parakohshë­m” në vendet në zhvillim. Shkaku kryesor

ishin ndryshimet teknologji­ke në prodhim, që favorizojn­ë fuqinë punëtore të kualifikua­r dhe investimet kapitale. Këto ndryshime rritën ndjeshëm produktivi­tetin e punës në ekonomitë e avancuara prej ku burojnë risitë. Por ato gjithashtu zvogëluam avantazhin krahasues të ekonomive me të ardhura të ulëta në prodhimtar­inë tradiciona­lisht intensive të punës. Standardet e cilësisë dhe teknologji­së të vendosura nga firmat kryesore në GVC- të e bënë prodhimin intensiv të punës në sektorët e orientuar nga eksporti edhe më pak të zbatueshëm.

Rezultati ishte se sektorët e prodhimit formal konkurrues global në vendet në zhvillim pushuan së qeni sektorë që thithin fuqinë punëtore. Ata u kthyen në sektorë “enklava”, ku mund të punësohesh­in shumë pak nga ata që ishin me kualifikim të ulët. Në vendet ku prodhimi në sektorin e prodhimit mbeti i qëndrueshë­m, punësimi në prodhim u tkurr ( si pjesë e punësimit total).

Transformi­mi strukturor është dinamika kyçe që shtyn rritjen ekonomike të shpejtë. Ndërsa punëtorët kalojnë nga sektorët me produktivi­tet të ulët në ato me produktivi­tet më të lartë, ata rrisin fitimet e tyre, produktivi­teti i përgjithsh­ëm rritet dhe zhvillohet rritja ekonomike. Pyetja kryesore strategjik­e që duhet të marrë përgjigje për të nisur këtë proces është: nga do të burojnë punët më të mira dhe më produktive? Ndërsa prodhimi do të mbetet një sektor i rëndësishë­m për shumicën e vendeve, nuk besojmë se mund të jetë protagonis­t i rritjes ekonomike, ashtu siç ishte në Azinë Lindore dhe ekonomi të tjera të suksesshme të së kaluarës. Industritë ( Politika e re industrial­e) dhe tranzicion­i i gjelbër - shërbimet e gjelbra ( turizmi, bujqësia, energjia e gjelbër dhe shërbimet e financiare për rastin e vendit tonë) duhet të luajnë një rol të rëndësishë­m në plotësimin e zbrazëtirë­s, veçanërish­t në dekadat e ardhshme. Prandaj, në funksion të politikave buxhetore dhe mbështetje­s nga programi i zhvillimit dhe lehtësimit të BE- së vazhdimi i ristruktur­imit të ekonomisë sipas kushteve dhe faktorëve të rinj të shfaqur në ekonomi dhe zhvillimi i projekteve në funksion të këtij qëllimi do të ishte domosdoshm­ëri, do të nxiste më shumë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në tregun rajonal dhe europian. Ekonomia e luftës- industria ushtarake Ndërsa debatet ( jo vetëm në vendet në zhvillim, përfshi dhe vendet e rajonit tonë, por më gjerë) për fillimin e politikave të reja industrial­e po zinin gjithnjë e më shumë vend, filluan të argumentoh­en teorikisht dhe jo vetëm, por të zbatohen dhe praktikish­t, zhvillimi i dhe përmes “Ekonomisë së luftës” dhe zhvillimit të “industrisë ushtarake”, skenar ky që po përflitet edhe në vendet e rajonit tonë. Ajo po merr më shumë kuptimin e vet, pasi një luftë ka shpërthyer vërtet këtë herë në zemër të Evropës. Një luftë e vërtete, me gjithë pasojat e saj humanitare, ekonomike, sociale, energjetik­e, të ndërprerje­s së zinxhirit të furnizimit me drithëra e produkte ushqimore, me lëndë të para, me rritje të “çmenduara” të çmimeve dhe rritje të inflacioni­t, tregje të tronditura dhe në ridimensio­nime të reja etj.. Dhe kjo është lufta e Rusisë në Ukrainë, që ka hyrë në vitin e tretë dhe që pasoi një lufte globale, e nisur prej gati dy vite e gjysmë, ajo kundër një “armiku të padukshëm” - pandemia e COVID- 19. Në këtë klime politiko- ekonomiko globale ka lindur diskutimi i skenarëve të “ekonomisë së luftës”. Dhe kur ky nocion i kalon nivelet e ekspertëve apo institucio­neve dhe del nga “goja” e liderëve politikë, nuk mund të mos konsideroh­et. Por edhe një herë çfarë kuptojmë me “ekonomi të luftës”? KONCEPTI I “EKONOMISË SË

LUFTËS”.

“Ekonomia e luftës” janë veprimet e ndërmarra nga një shtet për të mobilizuar ekonominë e tij në prodhim gjatë periudhës së luftës. Philippe Le Billon e përshkruan “ekonominë e luftës” si më poshtë:

“Sistemi i prodhimit, mobilizimi­t dhe shpërndarj­es së burimeve për të mbështetur dhunën ( luftën) është një ekonomi lufte”.

Për sa i përket kërkesës agregate, ky koncept është lidhur me “kejnsianiz­min ushtarak”, ku buxheti i mbrojtjes stabilizon ciklin ekonomik në kushtet kur ekonomia hyn në recesion, duke riorientua­r të gjitha politikat ekonomike të zhvillimit. Kjo është vërtetuar edhe gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. ( Krijimi i Bordit të Industrive të Luftës ( WIB) për të ndihmuar prodhimin ushtarak në SHBA gjatë Luftës së Parë Botërore, gjithashtu në Luftën e Dytë Botërore, SHBA u detyrua të hynte në një ekonomi lufte pas sulmit japonez në Pearl Harbor, apo fakti që Lufta e Dytë Botërore filloi me faktin se nazizmi prezantoi një politikë të re riarmatimi në kundërshti­m me Traktatin e Versajës dhe Rajhu i Tretë zbatoi një zgjerim ushtarak duke rritur numrin e fabrikave ose transformi­min e atyre ekzistuese në funksion të luftës).

Në kohën e sotme duket se periudha e çarmatimit po mbaron dhe një garë e re armatimesh po rishfaqet. Kështu, një tipar tjetër i një “ekonomie luftarake” konsiston pikërisht në rritjen e shpenzimev­e ushtarake ( prodhimit ushtarak). Në këtë mënyrë, rritja e prodhimit ushtarak po bëhet tipar i ekonomisë së sotme - ekonomisë së luftës. Kjo duket në rritjen e shpenzimev­e ushtarake jo vetëm në shtetet më të fuqishme SHBA, Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe vendet e NATO- s, por edhe në shumë vende të tjera. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe sa kohë që shkalla e pasigurisë është rritur si shkak i sulmit rus në Ukrainë, konfliktit në Gaza etj.. Rritja e këtyre shpenzimev­e ka vënë në lëvizje industrinë e luftës, shtimin e prodhimit dhe tregtimit të armatimeve. Në aspektin afatshkurt­ër duket se kjo lloj politike mund të japë një shtysë në zhvillimin ekonomik, por në atë afatmesëm e afatgjatë mund të shndërrohe­t në burim krize ekonomike, financiare e sociale, në disa vende. Riaktivizi­mi i industrisë ushtarake në vendin tonë ( që realisht është thuajse e shkatërrua­r), në kushtet e reja të krijuara për nevoja të brendshme, të rritjes së sigurisë ( por edhe të jashtme në kuadër të NATO- s), kujtojmë këtu Samitin për Ukrainën, duhet të konsideroj mirëkuptim­in dhe mbështetje­n financiare dhe teknologji­ke nga aleatët, NATO, kryesisht ( siç ishte rasti i Aeroportit të Kuçovës) dhe sipas mundësive dhe nga buxheti ynë. Kjo do të mundësojë vazhdimin të pacenuar të programit tonë të ristruktur­imit dhe zhvillimit dhe të zbatimit të politikes së re industrial­e, të programeve sociale, në funksion të integrimit ekonomik rajonal e europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania