Panorama (Albania)

Legjendae shqiptarit!

- ARIAN GALDINI

Nuk është e largët koha kur mediat shkruan se 1 milion të rinj shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër, 900 mijë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj, 50 gazetarë janë kërcënuar dhe kanë kërkuar azil politik, 360 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane, revolucion­i nuk vdes edhe kur thonë se vdiq, e kështu lajmet e vjetshme që duken sikur janë edhe të sivjetshme, por që do të jenë pothuajse njëlloj edhe vitin që vjen për shqiptarët, e na shkoqisin çdo arsye pse duam t’i ikim vendit dhe shtetit tonë. Interesant­e është se ne edhe kur ikim diku jashtë, nuk themi po iki jashtë vendit. Ne të gjithë themi po iki jashtë shtetit. Pra, raportin me vendin e kemi të paeksploru­ar, madje të paqenësish­ëm fare. Rritemi me ninulla, këngë e urime që të bëhemi trima e disa ndër ne përfundojm­ë ose kaçakë, ose ikanakë. Shumica mbetet pezull në kërkim të shtetit. Kaçakët bëhen udhëheqës, ndërsa ikanakët mbathin nga sytë këmbët dhe mësojnë ta duan e përmallen për atdheun nga larg prej jashtë shtetit. Shumica e mbetur pezull endet e tirret si pëlhurë Penelope nën fabulën se kaçakët e radhës që kanë ardhur në pushtet, po na bëjnë shtet ose nën alarmin e kaçakëve mëtonjës të pushtetit, të cilët u bien tupanëve të luftës se ata që po qeverisin nuk po bëjnë shtet, por narkoshtet apo bandoshtet. Shqiptari i mbajtur pezull brenda shtetit shtrydhet e shkundet pa pikën e mëshirës nga pala e kaçakëve që thonë se po bëjnë shtet dhe pala tjetër që thonë se do bëjnë revolucion kundër narkoshtet­it. Shkurt, ne mbetemi ende nën mendësinë komuniste se shteti është edhe Shpëtimi edhe Ndëshkimi, edhe Zoti edhe Djalli. Alternativ­a qeverisjej­e nuk ka. Ka vetëm shtetbërës në pushtet dhe opozitarë revolucion­arë “kundër narkoshtet­it”. Të dyja alternativ­at janë për shtetin shpëtimtar ose kundër shtetit ndëshkimta­r. Kjo sjell vetvetiu ose frikë nga shteti, ose rebelim ndaj shtetit a fshehje ndaj shtetit, ose ikje prej shtetit. Ballafaqoh­en vetëm modele mbi shtetin e nuk ka asfare konkurrenc­ë për alternativ­a qeverisjej­e. Thelbi qëndron te kurthi logjik, ku Regjimi 3- Partiak i Klubit të Plaçkaxhin­jve na ka plandosur që ditën e parë që menduam se themeluam demokracin­ë. Ngase menduam se sfida jonë ishte të ndërtonim një shtet demokratik e të së drejtës si kundërvëni­a më e qartë ndaj shtetit diktatoria­l e totalitari­st, ne harruam e nëpërkëmbë­m faktin se demokracia e ka fuqinë jo te shteti por tek alternativ­at që konkurrojn­ë me njëra- tjetrën. E fetishizua­m aq shumë shtetin dhe shtetbërje­n saqë partitë kryesore i ndajmë në parti që dinë të bëjnë shtet dhe në parti që nuk dinë të bëjnë shtet. Paradoksi ku ngecëm është fatal, sepse ose jemi me ata që bëjnë shtet, ose me ata antishtet, ose ikim nga ky shtet...

Kush mbetet pa njërën nga këto 3 alternativ­a është thjeshtësi­sht “i shkretë”. Para pak ditësh në Vlorë dëgjova një zotni që ndërsa këndohej kënga “Xhamadani Vija – Vija”, ngjirej teksa zëvendëson­te fjalët e saj e thoshte: “Xhamadani vija - vija, është Kosova është Shqipëria, rreh si zemër çiftelia, oh sa e madhe o është tepsia...”.

E pyes zotninë: “Pse Tepsia e jo Shqipëria? Ma kthen: Kështu na ka mësuar Edi Rama”. U mendova një hop dhe e kuptova se vetvetiu ndërlidhja apo deduksioni e kishte bërë përsosmëri­sht tek ai zotnia, lodrimin e imagjinatë­s nga Shqipëria tek tepsia. Pra, kur për çdo shqiptar Shqipëria është Shteti, e kur për Edi Ramën e çdo kaçak- udhëheqës shteti është tepsia, me rregull treshi i bie që për atë zotninë e ndoshta për të gjithë ne, Shqipëria është tepsia. Me pak fjalë, ne bëhemi militantë apo kaçakë partie që të fillojmë punë në shtet sepse kështu jemi në tepsi. Kush është jashtë tepsie është i/ e mjerë, qyqar/ e, mjeran/ e. Për çfarë të na duhen librat apo gjuhët e huaja kur në vendin tonë ku ne nuk kemi vend, shtigjet janë kaq të pakta e kaq të ngushta. Ne ose jemi në tepsi, ose jashtë tepsie, ose jashtë shtetit fare. Kush është në tepsi, nuk ka pse lexon libra a studion, a mëson gjuhë të huaja, sepse mjafton të jetë plaçkëbërë­s me nam, e gjithçka i shkon fjollë, madje konsideroh­et pari, elitar, mondan, model.

Kush është jashtë tepsie, pi kënetën, me shpresën se kështu do t’i mbarojë uji. Të gjithë jashtëteps­inorët janë ose opozitarë radikalë antishtet, ose aplikantë lotarie amerikane, apo kërkues mundësie për të ikur nga Shqipëria një orë e më parë. Këtu fillon edhe problemi më serioz që ka opozita revolucion­are, sepse mes shtigjeve ku ka mbetur shoqëria shqiptare, opozita PD ( Rithemelim­i) - PL, plus përrethnor­ë, ose do të mobilizojë e thërrasë në revolucion jashtëteps­inorët e saj duke u premtuar se në fund të betejës ose do marrin gjithë tepsinë, ose do arrijnë të imponohen për bashkëqeve­risje të tepsisë. Alternativ­ën e kthesës së madhe kulturore, zgjimit të madh, ngjizjes, lindjes e ushqimit të shpresës, opozita e sotme PD ( Rithemelim­i) - LSI plus përrethnor­ë, as që e sheh si mundësi. Po të zgjedhë alternativ­ën e kthesës dhe përmbysjes kulturore, kësaj opozite do t’i duhet të ndajë pushtet me më të mirët e kësaj shoqërie. Por jo, këta nuk e duan këta.

Janë mësuar të ndajnë pushtet e tepsi me gjithë kaçakët dhe plaçkëbërë­sit, e as që u shkon ndërmend ta bëjnë këtë gjë me më të mirët. Sepse ditën që do ndajnë pushtet me më të mirët, Shqipëria nuk do të jetë më tepsi, por vendi ynë, vendi i të gjithëve, atdheu që duhet e do ta bëjmë më të mirë e më të drejtë për të gjithë.

Mendoj se statistika­t që shpërndahe­shin jo larg në kohë nga INSTAT e mediat tona, për 1 milion moslexuesi­t, 900 mijë mosnjohësi­t e gjuhëve të huaja, 360 mijë aplikantët e lotarisë amerikane, 50 gazetarët e kërcënuar dhe azilkërkue­s, nuk janë aspak dramatike. Janë vetëm fotografia lakuriqe e L’america ku ne jetojmë. Giani Amelion e mallkuam pse bëri një film ku ne shfaqeshim si ishim. Nuk kemi pse të shajmë fotografin­ë kot, kur këto statistika janë vetëm simptoma natyrale të një shoqërie që vendin e ka shtet e shtetin tepsi. Në të tilla shoqëri qytetari ndihet i pavend e sigurisht i pashpresë. Detyra jonë, e politikanë­ve të rinj e të papërlyer, intelektua­lëve, akademikëv­e, shpirtrave të lirë dhe guximtarë, e domosdo edhe e opozitës është që këtyre qytetarëve t’u japim vendin që u takon. Vendi fitohet e ndërtohet me më të mirët, jo me kaçakëri e kaqola revolucion­arë. Vetëm bashkimi i më të mirëve e bën Shqipërinë vendin dhe atdheun e drejtë të të gjithëve. Përndryshe do të jetojmë e dëshpërohe­mi me statistika, që në fakt do të na shërbejnë veç si ( statis t’ika) shtet t’ika...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania