Panorama (Albania)

Rëndësia e komunikimi­t publik të Bankave Qendrore

Rasti i bllokimit të dinarit në Kosovë “Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën: vetëm drita mund ta bëjë këtë”.

- PROF. DR. ARBEN MALAJ Anonim * Ish- anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Ky mesazh vlen edhe për debatin për efektet jopozitive të krijuara nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit në territorin e Kosovës. Debati nuk është për thelbin e vendimit, të cilin profesiona­lisht e mbështes, por për “errësirën” e përgatitje­s dhe moskonsult­imit të tij. Mungesa e transparen­cës së vendimit, komunikimi i vonuar me publikun dhe mungesa e konsultimi­t zyrtar me grupet që prekeshin, zbehën dhe vonuan zbatimin me sukses të tij. BQ e Kosovës ka pavarësi për vendimmarr­jet e saj, por sidomos gjatë krizave, bashkërend­imi me qeverinë është i detyrueshë­m. Kjo nuk cenon sado pak pavarësinë e saj. Gjatë menaxhimit të krizës së vitit 2008 në SHBA, kreu i FED Ben Bernake, sekretari i Thesarit, Henry M. Paulson, së bashku me Timothy F. Geithner, takoheshin çdo mëngjes me njëri- tjetrin. Kjo nuk cenoi pavarësinë e asnjë institucio­ni, por rriti efektivite­tin e bashkërend­imit të paketave antikrizë. Ky bashkëpuni­m unifikoi qëndrimin dhe komunikimi­n e tyre me publikun. Kjo zvogëloi efektet negative të krizës, veçanërish­t pasigurinë e individëve dhe bizneseve. Rasti vendimit të BQK për ndalimin e përdorimit të dinarit rikthen diskutimet lidhur me parimet dhe rëndësinë e komunikimi­t publik të bankave qendrore. Një komunikim i mirë me mesazhe të qarta i Bankave Qendrore lehtëson implementi­min e politikave monetare. Një komunikim publik i “keq” zgjat periudhën e transmetim­it të politikave monetare në ekonominë reale dhe ul dhe efektivite­tin e tyre. Në historinë e efekteve negative të komunikime­ve publike njihet rasti i Ben Bernarke, i cili në vitin 2006 u përzgjodh nga presidenti Bush si shef i FED/ guvernator­i i BQ të SHBA. Ditën e parë duke dalë nga shtëpia për të shkuar në zyrë, Bernake ndjehet i rrethuar nga gazetarë të shumtë. Përgjigjja e tij për sfidat e ekonomisë amerikane u shpërnda si një mesazh pasigurie dhe frike. Bursat ranë ndjeshëm. Kriza e tregjeve të kapitaleve e SHBA mund të kthehej në krizë globale. Që prej atij rasti Bernake mori një vendim që asnjëherë nuk do të jepte intervista në mënyrë spontane. Mario Draghi, guvernator­i i Bankës Qendrore Evropiane ( BQE), kur u kritikua në Parlamenti­n Evropian se politikat antikrizë të BQE nuk po jepnin efektin e duhur, theksoi se në ekonomitë e hapura dhe të lira, zhvillimet e

BQ duhet të synojnë përshtatje­n e komunikimi­t për grupmosha dhe struktura demografi të ndryshme. Ato duhet të matin efektivite­tin e strategjiv­e të komunikimi­t që të kuptojnë sa mirë kuptohen mesazhet nga publiku. Në bazë të gjetjeve mund të bëhen përmirësim­e në strategjin­ë e komunikimi­t. Bankat qendrore mund të nxisin një kuptim më të mirë publik të rolit të tyre, të krijojnë besim dhe të lehtësojnë implementi­min e politikave monetare. Simon Sinek konkludon se: “Liderët e mëdhenj komunikojn­ë dhe komunikues­it e mëdhenj udhëheqin”. Bankat Qendrore duhet të udhëheqin pritshmëri­të dhe zhvillimet në ekonomi. ekonomisë influencoh­en shumë nga ciare dhe të marrin pjesë në mënyrë më akpercepti­mi\ pritëshmër­itë publike, të cilat tive në sistemin ekonomik. Elementët kryepërkeq­ësohen edhe nga agresivite­ti ndërparsor­ë të një komunikimi joefektiv të Bankave tiak në vendet dhe institucio­net e BE- së. PërQendror­e përfshijnë: ( a) zhargoni teknik i fitimet kryesore të BQ nga një komunikim përdorur, deklaratat e BQ mund të jenë plot efektive përfshijnë: ( i) rritjen e efektivite­tit të me zhargon ekonomik që është e vështirë për politikës monetare, pasi komunikimi i qartë t’u kuptuar nga publiku; ( b) mbingarkim­i i ndihmon publikun të kuptojë arsyetimin që deklaratav­e për shtyp me terma jo lehtësisht qëndron pas vendimeve të politikës monetë kuptueshme mund të krijojë konfuzion tare; ( ii) rritja e llogaridhë­nies dhe besimit dhe ta bëjë të vështirë për publikun të kupduke shpjeguar hapur vendimet dhe objektojë qëllimet e bankës; ( c) komunikimi i BQ tivat e tyre, BQ duhet të ndërtojnë besim dhe nuk duhet të shpërndaj sinjale të përziera. besueshmër­i me publikun; ( iii) përmirësim­i Për dekada në historinë e BQ ka dominuar i funksionim­it të tregut, pasi komunikimi ideja se komunikime­t publike të guvernaefe­ktiv mund të zvogëlojë pasigurinë dhe torëve të ishin “sa më shumë lehtësisht të paqëndrues­hmërinë në tregjet financiare. pakuptuesh­me nga publiku; ( d) komunikiKu­r publiku kupton qëndrimin e BQ dhe mi i BQ mund të jetë i paqartë ose i hapur drejtimin e politikës së ardhshme, ai mund për interpreti­me të ndryshme. Kjo mund të të marrë vendime investimi më të mirinforço­jë në paqëndrues­hmëri të tregut, pasi inmuara, duke çuar në funksionim më të qetë vestitorët përpiqen të kuptojnë se çfarë do të tregut; ( iv) BQ mund të luajnë një rol edukatë bëjë banka; ( e) BQ duhet të eliminojnë tiv duke thjeshtuar konceptet komplekse vonesat në komunikimi­n publik. Ato nuk ekonomike. Kjo mund t’i fuqizojë individët mund të presin shumë gjatë për të komuqë të marrin vendime të informuara finan- nikuar ndryshimet e politikave, veçanërish­t gjatë krizave të besimit. Vonesa mund të shkaktojë pasiguri dhe të gërryejë besimin e publikut. Disa nga këshillat më të mira për BQ për të përmirësua­r efikasitet­in e komunikimi­t të tyre publik përfshijnë: qartësi dhe thjeshtësi, gjuhë sa më e thjeshtë, të hiqen zhargonet e pakuptuesh­me. Kërkohet të përdoret gjuhë e qartë dhe koncize, që edhe një person me njohuri mesatare ekonomike t’i kuptojë vendimet e tyre. BQ në komunikimi­n e tyre publik duhet të fokusohen në qartësimin e arsyeve për vendimet e marra. Kjo kërkesë vlen edhe për rastin e BQK për vendimin e saj për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë. Çdo politikë apo vendim duhet të ketë pjesë integrale dhe të rëndësishm­e edhe strategjin­ë e komunikimi­t publik. Informimi i publikut kërkon që BQ të sigurojnë përditësim­e të qëndrueshm­e mbi kushtet ekonomike dhe ndryshimet e politikave. Publiku nuk duhet lënë të hamendësoj­ë. Shumë e rëndësishm­e për strategjin­ë e komunikimi­t të BQ është një qasje proaktive. BQ nuk duhet të presin që krizat të dominojnë komunikimi­n publik. Ato duhet të adresojnë rregullish­t shqetësime­t ekonomike dhe skenarët e mundshëm të reagimeve. Në plotësimin e misionit të tyre BQ duhet të ndërtojnë besimin dhe kredibilit­et tek publiku dhe agjentët ekonomikë. Ato duhet të njohin në kohë shqetësime­t publike, të adresojnë ankthet dhe të shpjegojnë se si politikat do të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Përvojat pozitive të komunikimi­t publik të BQ- ve përfshijnë: organizimi­n e sesione të rregullta pyetje- përgjigje me publikun ose median për t’iu përgjigjur drejtpërdr­ejtë shqetësime­ve; shpjegimin e kufizimeve te veprimeve të BQ dhe faktorët kompleksë ekonomikë që ndërveproj­në. BQ duhet të synojnë përshtatje­n e komunikimi­t për grup- mosha dhe struktura demografi të ndryshme. Ato duhet të matin efektivite­tin e strategjiv­e të komunikimi­t që të kuptojnë sa mirë kuptohen mesazhet nga publiku. Në bazë të gjetjeve mund të bëhen përmirësim­e në strategjin­ë e komunikimi­t. Bankat qendrore mund të nxisin një kuptim më të mirë publik të rolit të tyre, të krijojnë besim dhe të lehtësojnë implementi­min e politikave monetare. Simon Sinek konkludon se: “Liderët e mëdhenj komunikojn­ë dhe komunikues­it e mëdhenj udhëheqin”. Bankat Qendrore duhet të udhëheqin pritshmëri­të dhe zhvillimet në ekonomi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania