Panorama (Albania)

"Kanë shfrytëzua­r një- tjetrin për lojë", deklaratat që tronditën Romeon dhe Heidin

-

Opiinonist­ët e spektaklit, Arber Hajdari dhe Ori Nebijaj, mbrëmjen e së shtunës e kanë komentuar ndarjen e çiftit, ku kjo e fundit u shpreh se dyshja e kanë përdorur njëri- tjetrin.

Ori : Nuk shoh asgjë të keqe të luajnë si të duan, mjafton t'ia lexojmë si të vërtetë. Nga "Prime"- i i shkruar dolëm të paqartë, nuk e morëm vesh pse u ndatë, edhe banorët këtë hall kanë pasur. Kjo histori që dikush po ndërhyn te çifti nuk e kuptoj. Unë Romeon dhe Heidin i kam parë shumë të qetë dhe të qeshur. Njësoj si nuk e kuptoj kur qan për dikë që ndan, nuk e kuptoj as kur qan për Heidin, ku peshon ku më shumë e ku më pak.

Ledion Liço: Je dakord me banorët që mendojnë se ishte një skemë e njërit apo të dyve apo është e vërtetë?

Ori: Unë mendoj që Romeo mund ta shfrytëzon­te këtë moment dhe ta dëgjonte Françeskën në analizë. Mendoj që të dy e kanë shfrytëzua­r njëri/ tjetrin.

Heidi: E respektoj idenë tënde, kam qenë shumë keq këto ditë, por nuk dua të bëhem viktimë në asnjë moment.

Ori: Nuk po e ndanit dot kush do dilte viktima. Ju e dinit se kush do futej në fillim. Mos ndoshta e ke përllogari­tur që Romeo ka fansa jashtë.

Ori: Nuk e kam problem që ta përdorni njëri- tjetrin në lojë, po thoni të vërtetën.

Heidi: E vërteta është që Romeo nuk ka besim tek unë dhe unë largohem.

Romeo: Kam thënë që është e pritshme që të shkoj në "Big" dhe të lidhem, si mund të shkoj unë të shkoj në finale?

Ledion Liço: Siç ka ndihmuar fituesin e vjetshëm dhe finalistin e parvjetshë­m dhe ndryshimi i vetëm është që nuk kanë pasur aq shumë opinione sa ka Heidi.

Arbër: Që prej fillimit të këtij pëlqimi kam pasur simpatinë time. Edhe për mua kanë filluar dyshimet pak më herët, që kur kam ngritur pyetje që nëpërmjet sjelljes kam marrë disa përgjigje, si p. sh., për të dalë në "Prime". E di shumë mirë që marrëdhëni­et në çift shesin në formate të tilla dhe kjo është e inskenuar. Ky moment më duket se halli më i madh që kanë është kush do e marrë faturën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania