Panorama (Albania)

Klop i mrekulluar: Ishte një lojë e jashtëzako­nshme, uau!

-

Jyrgen Klop e ka quajtur një ndeshje të jashtëzako­nshme futbolli atë me Mançester Sitin, ndërsa ndihet i keqardhur vetëm që nuk e fitoi atë, duke parë sesi shkuan gjërat. "Ishte sensaciona­le. 10 minutat e para ne ishim pak të nxituar dhe Mançester Siti ishte direkt aty. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Sitit, padyshim. "Ata goditën shtyllën, por ne duhet të kishim shënuar dy ose tre gola. Lojë e jashtëzako­nshme futbolli. Uau! Për mua, ne dëshmuam sot herën e parë 100% se jemi pikërisht aty ku duhet të jemi. Ne do të luftojmë për titullin dhe do të shohim se çfarë mund të arrijmë. Unë nuk mendoj se i kam parë djemtë të luftojnë si sot. Ne ishim të jashtëzako­nshëm", tha trajneri gjerman, i cili mendon se skuadrës së tij ju mohua një penallti e pastër për faullin e Dokut ndaj Mek Alisterit në kohën shtesë: "Ishte 100% penallti. Ata do të gjejnë një shpjegim, por ishte 100% faull në të gjitha këndet e fushës dhe ndoshta një karton i verdhë. Të gjithë njerëzit me ' ipad' rreth meje ishin duke thënë ' uau, e pastër'. Ndoshta ata mund të fshihen pas frazës që nuk është e qartë dhe e dukshme. Është sigurisht një penallti, por ne nuk e morëm atë dhe është në rregull. Gjëja më e rëndësishm­e për mua është që ne mund të luajmë futboll të tillë. Kam parë kaq shumë paraqitje fantastike sot". Pastaj elozhet për paraqitjen e Endosë: "Çfarë mund të presësh kur firmos me kapitenin 31vjeçar të Japonisë dhe ai do të jetë një lojtar i shquar në Premier Ligë. Ti asnjëherë nuk je i sigurt nëse njerëzit mund të zhvillohen në nivelin e klasit botëror, por kjo është ajo që ndodhi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania