Panorama (Albania)

Reali i Madridit kthehet me poker

Loja e "los blancos" spikat në pjesën e parë, në të dytën vijnë golat

-

Reali i Madridit ka harruar paraqitjen e shëmtuar në mesjavë në Ligën e Kampioneve kundër Lajpcigut ( kujtojmë se u kualifikua) dhe është kthyer të fitojë me goleadë në La Liga. Reali ka mundur me lehtësi Selta Vigon 4- 0, duke i çuar një mesazh të qartë ndjekësve të vet, dyshes katalanase, Girona e Barcelona. Barça që kishte fituar të premten dhe Girona të shtunën, shpresonin në një rrëshqitje këmbe të Realit ndaj galicianëv­e të ish- it Rafa Benitez. Por Reali nuk ka lënë shteg për shpresë. "Los blancos" kanë dhuruar një pjesë të parë mjaft të mirë, ku janë mjaftuar vetëm me golin e Vinicus, ndërsa në të dytën golat duket sikur kanë ardhur për inerci njëri pas tjetrit, me dy autogola në fakt të Seltës dhe me Arda Gyler që ka shënuar më në fund golin e tij të parë me fanellën e bardhë.

Ndeshja - Me Bellingam në tribunë i pezulluar, Ançeloti i ka pësuar Brahim Diazit, duke kthyer treshen standarde me Vinicius në të majtë e Rodrigon në të djathtë. Reali duket ndryshe nga mesjava, duke dominuar që në fillim. Takimin e ka zhbllokuar Vinicus, lojtari më i mirë në fushë ( 24'), teksa në fund në drejtim të kundërt me rrjedhën e lojës, Selta Vigo për pak sa nuk ka barazuar. Në pjesën e dytë dominimi i Realit ka vijuar, por niveli i lojës nuk është ai i 45 minutave të para. Por "los blancos" kanë gjithçka nën kontroll. për golin e dytë ama Madridi duhet të presë minutën e 80- të kur Guaita ka shkaktuar një autogol. Më tej vijnë dhe dy gola të tjerë për t'i vënë kapak një të diele festive në Madrid.

Vinicius - "Jam shumë i lumtur, përpiqem të bëj më të mirën e mundshme për ekipin. Po kaloj një moment shumë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe pa dëmtime, sepse ato më kanë kushtuar shumë. Unë po përpiqem të përmirësoh­em në çdo drejtim, si sulmues krahu, si sulmues pykë, dua të bëhem i pandalshëm për rivalët. Nuk dua t'i jap pika referimi. Ne e përballojm­ë këtë fazë finale me një dëshirë të madhe për të fituar dhe për të bërë gjëra të mëdha këtë sezon", tha braziliani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania