Panorama (Albania)

Liverpul- Siti ndahen në paqe

Nuk ka fitues në përballjen e fundit mes Guardiolës dhe Klopit në Premier

-

Mançester Siti i mbijetoi një breshërie të pjesës së dytë nga Liverpuli për të mbajtur një barazim 1- 1 në një përballje spektakola­re në "Anfield", që fituesin e vetëm ka Arsenalin. "Topçinjtë" përfituan nga ndarja e pikëve të dy ekipeve të para për t'u ngjitur në krye të Premier Ligës. Takimi i fundit mes Jyrgen Klopit dhe Pep Guardiolës në kampionati­n anglez përfundoi në paqe, ndërsa skuadra e "gjymtuar" e Liverpulit arriti të reagonte pas golit të Xhon Stonsit në pjesën e parë. Aleksis Mek Alister shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë në fillim të pjesës së dytë, pasi Ederson pengoi Darvin Nunjezin në zonë, pas një pasimi të dobët të Natan Akes, duke e lënë portierin brazilian edhe të dëmtuar gjatë ndërhyrjes. Skuadra e Klopit, me Ibrahima Konatenë që iu shtua listës së infermieri­së dhe me Mohamed Salahun që mundi të hynte në lojë vetëm si zëvendësue­s në pjesën e dytë, ishte skuadra e dytë më e mirë në fushë në pjesën e parë, por dominoi pjesën tjetër të lojës, duke humbur një sërë rastesh, me Luis Diazin në veçanti. Ishte një ndeshje spektakola­re dhe me ritëm të jashtëzako­nshëm, ashtu siç skuadrat e Klopit dhe Guardiolës dinë gjithnjë të dhurojnë, ndërsa nuk mungoi as nervozizmi. U pa nervoz edhe Kevin de Bryjne, i cili kundërshto­i zëvendësim­in nga Pep Guardiola në pjesën e dytë. Por ndeshja pothuajse mori një tjetër kthesë kur zëvendësue­si i Sitit, Zheremi Doku, goditi shtyllën në minutën e 89- të. Liverpuli merr frenat e lojës edhe në sulmin final, madje ka protesta për një penallti të mohuar kur këmba e Dokut u ngrit deri në kraharorin e Mek Alisterit në shtesë, por pas kontrollit të VAR nuk ka penallti, duke lënë të zemëruar vendësit. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, e cila i lejon skuadrës së Mikel Artetës që të ngjitet në krye të klasifikim­it, me pikë të barabarta me Liverpulin, por me golavarazh më të mirë.

Ndërsa Siti ndodhet vetëm një pikë më pas. Anglia në 10 javët e fundit do të vazhdojë të ketë një garë me tre korsi për titullin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania