Panorama (Albania)

Alibeaj: PS të na japë përgjigje! A po zhvillohen pazare të fshehta?

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, shprehu dje dyshime për një marrëveshj­e të fshehtë mes PS- së dhe “Rithemelim­it”. Në një deklaratë për media, Alibeaj i drejtohet mazhorancë­s duke e pyetur nëse po kërkojnë të dështojnë Reformën Zgjedhore. Alibeaj shprehet se e di që PS- ja nuk do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore, të ketë votim dhe numërim elektronik, as listat e hapura apo votën e diasporës. Por shton se, po flitet për negociata apo pazare okulte, ndaj PS duhet të japë një përgjigje sa më shpejt. “Media ka thënë, ka folur që negociata apo pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që Partia Socialiste ta bëjë të ditur këtë gjë. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Partia demokrat ike ka përfaqësue­sit e vet. Aty është vendi se ku debatohen të gjitha alternativ­at dhe të gjitha pozicionet. Ne i kemi çuar prej kaq e kaq muajsh të gjitha opsionet tona, të gjitha alternativ­at tona, draftligji­n përkatës, për listat e hapura, për Shqipërinë një zonë, për votën e diasporës, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për një sërë garancish të tjera që procesi zgjedhor do të duhet të ketë. Ndaj, një orë e më parë tashmë ku letrat janë hapur, Partia Socialiste do të duhet ta tregojë, do ta dështojë Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të bëjë një marrëveshj­e okulte, do të bëjë një marrëveshj­e të njëanshme, do ta çojë çështjen në Komisionin e Ligjeve, do të bëjë një ligj të njëanshëm sipas orekseve dhe shijeve të saj? Kjo është ajo se çfarë publiku kërkon, zgjedhësit kërkojnë, Shqipëria kërkon. Ndaj është një përgjigje që duhet dhënë një orë e më parë”, - u shpreh Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania