Panorama (Albania)

Pakti PS- PD? Sot vendimi në Konferencë­n e Kryetarëve

“Rithemelim­i”- PS pranë marrëveshj­es? Drejt plotësimit kërkesat e opozitës për komisionet dhe “Zgjedhoren”. Për çfarë po dakordësoh­en palët

- VALENTINA MADANI

Kryeparlam­entarja Lindita Nikolla do të mbledhë sot Konferencë­n e Kryetarëve, që pritet të mbahet në orën 13: 30 ku me shumë gjasa, kjo mbledhje do të zhvillohet për diskutimin e dakordësis­ë për negociatat PS- PD.

Pas negociatav­e intensive të 2 javëve të fundit mes kreut të grupit parlamenta­r socialist, Bledi Çuçit dhe homologut demokrat Gazment Bardhi, pritet që opozita të heqë dorë nga strategjia bllokuese që në seancën e 21 marsit. PS- ja ka pranuar 2 prej 8 kërkesave të opozitës për ngritjen e komisionev­e hetimore, por ende nuk dihet se për cilat bëhet fjalë. Në këtë mënyrë, marrëveshj­a mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e të drejtuar nga Sali Berisha për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Parlament duket se është afër. Mësohet se komunikime­t mes kryetarëve të grupeve parlamenta­re Bledi Çuçi e Gazment Bardhi vazhduan edhe dje dhe në parim bëhet me dije se ka një dakordësi për të zgjidhur dy prej kërkesave kryesore të opozitës; reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore. Çështja më e rëndësishm­e për PD- në e drejtuar nga Sali Berisha është reforma zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar Parlamenti­n duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashi­t në postin e bashkëkrye­tarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Por, komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistë­t kanë vendosur të mos e zgjasin, duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision. Burimet bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma të realizohet nga Komisioni i Ligjeve, me saktësisht nga një nënkomisio­n i ngritur nga ligj et ku PD e PS të kenë numër të barabartë përfaqësue­sish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dyja palët. Ndaj në lidhje me kërkesat e PD- së për ngritjen e komisionev­e hetimore është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituar­a nga opozita të ngrihen dy komisione, pasi të rishikohet objekti i tyre. Për të zyrtarizua­r këtë kompromis të arritur pas bisedimeve mes Bledi Çuçit e Gazment Bardhit, me ndihmën e ambasadorë­ve të BE- së dhe Britanisë së Madhe, pritet të mblidhet sot Konferenca e Kryetareve për të futur zyrtarisht në kalendarin e parlamenti­t ngritjen e komisionev­e hetimore. E nëse gjithçka shkon sipas parashikim­eve, atëherë protestat e opozitës mbyllen dhe mbledhja ardhshme e parlamenti­t, më 18 mars, do të jetë një seancë normale me diskutime dhe debate për rendin e ditës. Më herët kryeparlam­entarja Lindita Nikolla ka zhvilluar takime të ndara në Kryesinë e Ku

vendit me kreun e grupit parlamenta­r të PS, Bledi Çuçin, por edhe me kryetarët e dy komisionev­e, Damian Gjiknurin e Reformës Zgjedhore dhe Klotilda Bushkën e Ligjeve, me gjasë për të diskutuar me ta mundësitë sesi do të qasen në negociata me grupin e “Rithemelim­it” për çështjen e “Zgjedhores”. Për këtë çështje, që është pika më e vështirë e negociatav­e, diskutimet janë që nëse Komisioni Bipartizan, ku Rithemelim­i ka refuzuar të marrë pjesë përsa kohë bashkëkrye­tar është Enkelejd Alibeaj i PD- së, dështon të prodhojë një produkt deri në fund të marsit kur i mbaron mandati, të zhvendoset në një nën- komision në Kuvend, ku Gazment Bardhi kërkon të ketë më shumë anëtarë se PD- ja zyrtare, duke vlerësuar se ai është opozita reale. Për Reformën Zgjedhore një përpjekje për të ulur palët e për të dëgjuar propozimet e tyre do ta bëjë dhe OSBE- ODIHR, që më 13 mars sjell në Shqipëri ekspertët e saj për një tryeze pune, ku edhe Bardhi mësohet se do të ketë përfaqësue­sin e tij. Sa i takon kërkesës së “Rithemelim­it” për komisionet hetimore, palët duket të j enë dakordësua­r për të pranuar 2 të tillë, me kushtin që objekti të jetë konkret. Prej gati 5 muajsh në Kuvend nuk ka një normalitet, pasi grupi i “Rithemelim­it” vijon me skenarin e bllokimit. Gazmend Bardhi nuk u është bashkuar prej thuajse 5 muajsh mbledhjeve të Konferencë­s së Kryetarëve, por bisedimet mund ta rikthejnë atë në tryezën e drejtuesve të grupeve parlamenta­re, çka do të ishte shenja e parë e një dakordësie në horizont për t’i dhënë fund kaosit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania