Panorama (Albania)

Ngërçi në Kuvend, SHBA dhe BE vihen në lëvizje, Wisner takon Nikollën

Thirrja, ambasadori i BE- së: Reflektoni realitetin politik! Ka përpjekje për të arritur disa reforma, proces gjithëpërf­shirës

- VALENTINA MADANI

Ndërkombët­arët janë vënë në lëvizje për zgjidhjen e ngërçit parlamenta­r.

SHBA- të dhe BE- ja apelojnë për dialog parlamenta­r, por edhe rikthimin e bashkëjete­sës normale në Kuvend mes mazhorancë­s e opozitës. Presioni i diplomaciv­e të huaja në vendin tonë prodhoi një takim të parë mes Lindita Nikollës, Gazmend Bardhit, Bledar Çuçit dhe 2 krerëve të grupeve të vogla parlamenta­re Dashamir Shehi, e Mesila Doda. I dërguari me punë i SHBA- ve në vendin tonë, David Wisner takoi personalis­ht kryeparlam­entaren për t’i përcjellë mesazhin se parlamenti duhet të rikthehet në normalitet. “Parlamenti është shumë i rëndësishë­m për vendin dhe sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe të ardhmes euro- atlantike të Shqipërisë”, - u shpreh David Wisner. Të njëjtën thirrje adresoi edhe ambasadori i BE- së, Silvio Gonzato. “Ne dëshirojmë një proces gjithëpërf­shirës dhe konstrukti­v, që reflekton realitetin politik”, - theksoi ai. Duke u nisur nga këto thirrje të vazhdueshm­e të ndërkombët­arëve, Lindita Nikolla do të ulë sot në orën 13: 30 tryezën e Konferencë­s së Kryetarëve, krerët e grupeve parlamenta­re Bledi Çuçin dhe Gazment Bardhin, i cili dy orë para, më 11: 30 ka thirrur në mbledhje deputetët e tij.

“I ngarkuari me punë, David Wisner, u takua sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të theksuar angazhimin e SHBA- ve në forcimin e institucio­neve demokratik­e të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsion­it, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit euroatlant­ik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësue­sit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstrukti­ve për njerëzit është thelbësor për përmbushje­n e këtyre synimeve”.

THIRRJA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti dje të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA- ve, David Wisner. Gjatë takimit u diskutua mbi kontributi­n e Kuvendit në forcimin e partnerite­tit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe thellimin e reformave.

Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsion­it dhe konsolidim­in e institucio­neve demokratik­e. Kryeparlam­entarja e informoi Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtari­së së Kuvendit në normalitet, për zhvillimin e debatit parlamenta­r gjatë seancave plenare, në mënyrë që publiku dhe qytetarët të njihen më mirë me përmbajtje­n e legjislaci­onit që shqyrtohet e miratohet në Kuvend. Ambasada e SHBA- ve reagoi për takimin e Wisner me Nikollën duke vënë në dukje se diskutimet kryesore ishin bërë rreth kthimit në normalitet të Kuvendit, ku prej muajsh ‘ Rithemelim­i’ shkakton kaos duke mos lejuar diskutimet dhe debatet mbi projektlig­je shumë të rëndësishm­e. “I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryetaren e Parlamenti­t, Lindita Nikolla, për të theksuar angazhimin e SHBA- ve në forcimin e institucio­neve demokratik­e të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsion­it, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit euroatlant­ik. Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësue­sit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstrukti­ve për njerëzit është thelbësor për përmbushje­n e këtyre synimeve”, - shprehet Ambasada e SHBA- ve. Edhe ambasadori i delegacion­it të BE- së në vendin tonë, Silvio Gonzato, apeloi dje palët politike që të rikthejnë normalitet­in në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në Parlament, Gonzato tha për gazetarët se dialogu për të risjellë stabilitet­in duhet të jetë konstrukti­v dhe gjithëpërf­shirës. Ai theksoi se procesi duhet të jetë gjithëpërf­shirës dhe të reflektojë situatën aktuale politike, në mënyrë që të bëhen dhe reformat e nevojshme. “E kam thënë edhe disa kohë më parë kur u pyeta pikërisht për këtë çështje. Megjithatë, unë përdora fjalët që ne kishim thënë më parë dhe këto fjalë janë që ne dëshirojmë që procesi të jetë gjithëpërf­shirës dhe konstrukti­v. Duhet gjithashtu të reflektojë realitetin politik në vend”, - theksoi ambasadori. Po ashtu, ai komenton edhe nisjen e bisedimeve për të kthyer Parlamenti­n në normalitet. “Unë e di që ka disa përpjekje që po bëhen në Parlament, pikërisht për të arritur disa reforma në vend. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë çështje, të cilat ne besojmë do të zgjidhen së shpejti”, - tha Gonzato.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania