Panorama (Albania)

Berisha, thirrje shqiptarëv­e: Ka ardhur koha që të veprojmë!

Kreu i qeverisë në Dibër, ish- kryeminist­ri: Skavica u kushton shqiptarëv­e 1 mld euro, kryeminist­ri po sillet si pushtues barbar

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, apeloi dje shqiptarët që të ngrihen kundër regjimit të Edi Ramës, teksa denoncoi se projekti për Skavicën do u kushtojë qytetarëve shqiptarë 1 mld euro.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se Edi Rama ishte në Dibër, por nuk foli asnjë fjalë për Skavicën. Sipas Berishës, regjimi ishte në qytet, por nuk foli për Skavicën, projekt i cili sipas ish- kryeminist­rit do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro. “Sot, kreu i regjimit ishte në Dibër. Atje foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën. A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro. Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard. Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar. Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre. Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit. Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama. Ai e bën këtë, sepse edhe kur korrupton kryezbulue­sin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi. Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA. Atje ai dënohet. Mcgonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem. Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë, t’i përzërë nga vendi”, - deklaroi Berisha. Kreu demokrat apeloi se koha është të veprojmë, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të frymëzojë shqiptarët të ngrihen dhe të ndahemi nga kjo e keqe e

madhe. “Muaji i madhëruesh­ëm i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin. Por uroj gjithashtu të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe. Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë”, - tha Berisha, duke shtuar se fatin duhet ta marrim në duar vetë. Lideri i opozitës theksoi

se vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre. “Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi. Mosbindja civile është rruga e vetme. Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikoj­në vjedhjen e votës nga ky

kriminel elektoral i pashembull­t në Europë. Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjim­in tone”, - tha Berisha. Ai akuzoi Edi Ramën se ka vendosur një censurë të plotë në parlamenti­n e lirisë në rrugën e shpresës. Sipas Berishës, asnjë nga mediat nuk guxon të transmetoj­ë fjalën e të ftuarve që flasin në rrugën e shpresës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania