Panorama (Albania)

Meta: Qëndrimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, të qarta dhe të panegociue­shme

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se nuk do ta negociojnë Reformën Zgjedhore, ndërsa theksoi se vota e emigrantëv­e është një domosdoshm­ëri. Meta u shpreh se e kanë bërë të qartë si opozitë që Reforma Zgjedhore duhet të adresojë dhe të japë një zgjidhje për të gjitha fenomenet e vërejtura nga OSBE/ ODIHR. “Vota e emigrantëv­e është një domosdoshm­ëri, nuk duhet shtyrë më. E kemi bërë të qartë që Reforma Zgjedhore duhet të adresojë dhe të japë një zgjidhje për të gjitha fenomenet e vërejtura nga OSBE/ ODIHR, si për zgjedhjet e 2021 dhe ato të 14 majit 2023. Ne këtë drejtim mendoj se qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe të panegociue­shme, sepse janë në interes të një procesi të ndershëm zgjedhor. PL ka nisur procesin e saj të riorganizi­mit në të gjithë vendin, është një proces që do të intensifik­ohet duke forcuar partinë. Sa i takon raportit të PL me opozitën, ka qenë një raport tepër stoik dhe madje me kosto të mëdha për PL. Partia e Lirisë është një forcë që nuk negocion me këtë situatë kaq të rëndë të kapjes së shtetit nga një organizatë kriminale që quhet Rilindje, dhe nuk ka të bëjë asgjë me Partinë Socialiste”, - tha ai. Kreu i PL- së foli dhe për fushatën e anëtarësim­eve të reja në PS, ku tha se është tregues i panikut të lidershipi­t. Ai u shpreh se paniku vjen nga manifestim­i i 20 shkurtit dhe bashkimit të opozitës, duke e quajtur një fasadë, pasi sipas tij, qëllimi është grabitja e zgjedhjeve. “Mendoj se shfaqjet me anëtarësim­e të reja janë tregues i një paniku të lidershipi­t të PSsë për manifestim­in e jashtëzako­nshëm të 20 shkurtit dhe në përgjithës­i për një proces bashkimi të opozitës dhe absolutish­t, që është e qartë që janë fasada pasi i gjithë qëllimi i PS është grabitja e zgjedhjeve. Është një fushatë mashtruese, ku ndihet pakënaqësi­a mbarë popullore ndaj kësaj qeverie”, - u shpreh Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania