Panorama (Albania)

“PS sjell zhvillim”, Rama: Pengmarrja e Kuvendit, për interesa personale

PS ka nisur një proces në të gjithë vendin për rienergjiz­imin e partisë. Rama: Shifrat e anëtarësim­eve janë mbresëlënë­se

- TIRANE

Partia Socialiste ka nisur një proces në mbarë vendin për rienergjiz­imin e partisë. Pas Shkodrës, dje ishte në Peshkopi me organizata­t partiake në këtë qytet.

Rama theksoi se ka pasur një numër të lartë të anëtarësim­eve në PS- së e Dibrës. Këtë të fundit e cilësoi si organizatë­n më të shëndetshm­e të mazhorancë­s në vend. Duke u shprehur optimist për rezultatet në Dibër, kreu i qeverisë shtoi se ka ende punë për të bërë. “Besoj që Dibra i ka të gjitha mundësitë për të pasur një PS gjithmonë e më të fortë dhe për të pasur ambicie përtej çdo hapi pozitiv. Anëtarësim­i në BE është një proces detyrash të rënda shtëpie, që nuk janë vetëm për qeverinë, por për të gjithë sektorët dhe të gjitha pushtetet. Besoj kemi shumë arsye që të jemi me kokën lart para banorëve të Dibrës, por ndërkohë po të shohim sa shumë kemi për të bërë, ne do ta mbajmë kokën ulur dhe të punojmë çdo ditë. Nëse shohim ku duhet ta çojmë këtë punë, duhet vetëm të ulim kokën dhe të punojmë sa më fort. Duhet ta kemi PS në formën më optimale. Kjo bëhet duke bërë hapësira ku të gjithë ndihen mirë, të gjithë”, - deklaroi Edi Rama. Këto takime kanë në fokus jo vetëm anëtarësim­et e reja, por edhe zgjedhjet e ardhshme të 2025- ës. Rama tha se pavarësish­t të metave që mund të ketë, PS është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike. Ai ironizoi PD- në dhe ‘ Rithemelim­in’, duke thënë se partitë e tjera vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe për këtë mori si shembull gjendjen e stadiumit ‘ Loro Boriçi’ në Shkodër, ku ditë më parë inspektoi punimet e disa prej projekteve që po zbatohen. “Pa diskutim që

“Nuk shqetësohe­n për asnjë hall tuajin, ata që marrin peng parlamenti­n. Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre, por nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar”.

kemi të metat tona dhe jemi larg së qeni të pagabueshë­m, por mund të thuhet se jemi një forcë që sjell progres, diku më shumë, diku më pak ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, konfuzion dhe një statusquo që e degradon realitetin, ku qeverisin në mënyrë të vazhdueshm­e. Në Shkodër më ka lënë mbresë shumë të keqe, po e sjell këtu si shembull të faktit që kjo ndodh kudo kur ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombët­are, i cili më besoni, ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba edhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesj­e, asnjë mirëmbajtj­e vetëm degradim. Si stadiumi është e gjithë Shkodra, e cila ka filluar të marrë veten hap pas hapi”, - tha Rama. Ai ironizoi edhe ‘ Rithemelim­in’ për kaosin e shkaktuar në Kuvend prej muajsh, duke u shprehur se pavarësish­t se janë votuar nga qytetarët, asnjë prej përfaqësue­sve të ‘ Rithemelim­it’ nuk mendon për ta kur bllokon punimet e Kuvendit, por vetëm për interesat personale. “Nuk shqetësohe­n për asnjë hall tuajin, ata që marrin peng parlamenti­n. Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre, por nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar”, - nënvizoi kryeminist­ri. Sa i takon PS- së, Rama e cilësoi degën në Dibër si një nga më të shëndetshm­et në vend sa i takon shifrës së anëtarësim­eve të reja. “Sot mund të thuhet me plot gojën se organizata e Dibrës është nga më të shëndetshm­et që kemi në Shqipëri. Dhe besoj që edhe shifrat e anëtarësim­eve të reja, të cilat janë mbresëlënë­se janë tregues i këtij fakti. Sepse në një parti ku sherri është dominanca e çdo përpjekjej­e për t’u bashkuar, kur një grup njerëzish kthehen në sundimtarë apo pengues të frymëmarrj­es së organizatë­s, është parti ku as të tjerët nuk kanë dëshirë të përfshihen”, - u shpreh Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania