Panorama (Albania)

“Dosja të më dorëzohet pa paguar paratë”, GJKKO rrëzon Beqajn

Gjykata e Posaçme rrëzoi dje kërkesën e ish- kreut të dikasterit për marrjen e akteve të skanuara të dosjes, pritet ankimi në Apel

- NIKOLETA KOVAÇI

Ish- ministri i Shëndetësi­së vijon betejën ligjore me Prokurorin­ë e Posaçme në lidhje me marrjen e materialev­e hetimore që i përkasin atij dhe që gjenden në SPAK.

Duke qenë se Beqaj e ka bërë kërkesën prej më shumë se dy muajsh dhe dosja nuk iu ka dhënë, ish- ministri nën hetim ka vendosur t’i kërkojë ligjërisht aktet e për pasojë iu ka drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme. Në fakt, Beqaj, sa herë ka shkuar në SPAK kohëve të fundit, ka shfrytëzua­r rastin të çojë mesazh tek autoritete­t hetimore dhe gjyqësore për një të drejtë të tijën, por Prokuroria i është përgjigjur se ai duhej të paguante një tarifë për ta marrë atë shërbim dhe tarifa, sipas Prokuroris­ë, është 1.2 milionë lekë. Beqaj refuzoi të paguante dhe ditën e djeshme, GJKKO shqyrtoi kërkesën e tij, por sërish edhe Gjykata vendosi të ishte kundër kërkesës. Dje kjo gjykatë doli me vendim, ku menjëherë u bë edhe publik ku iu bë me dije ish- ministrit të Shëndetësi­së se nuk mund ta merrte shërbimin që kërkonte pa shlyer shumën monetare të vendosur për atë rast. Tashmë pritet që Beqaj me anë të avokatit të tij t’i drejtohet

Gjykatës së Apelit për të njëjtën kërkesë, pasi ai vetë ka pranuar edhe publikisht se nuk ka pse paguan për një dosje që i takon atij, meqë j anë aktet për çka ai dyshohet dhe hetohet nga prokurorët e SPAK!

SHQYRTIMI

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ish- ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, i cili kërkoi që të mos paguante një faturë prej 120 mijë lekësh të SPAK për të marrë një kopjeje të akteve të dosjes së tij.

Ish- ministri i Shëndet ë s i s ë , I l i r B e q a j d u k e dalë nga ambientet e

SPAK, pasi ka përmbushur masën e tij të sigurisë për “Detyrim Paraqitjej­e”. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe i është vendosur masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Beqaj ka kundërshtu­ar në GJKKO faturën duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme t’i japë aktet pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedural­e. Ai ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme që SPAK t’i vendosë nën dispozicio­n, pa kurrfarë detyrimi monetar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanish­me të dosjes hetimore, “në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetues­e dhe ligj ore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij”. Por togat e zeza vendosën rrëzimin e kërkesës si të pabazaur në l i gj dhe shpenzimet iu ngarkuan Ilir Beqajt. Njoftimi GJKKO- së “Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 02.2024, ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, që të vendosë në dispozicio­n të z. Ilir Beqaj si ‘ person nën hetim’, pa kurrfarë detyrimi monetar nga ana e tij për shërbimin e skanimit të akteve të deritanish­me të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetues­e dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ( pesëmbëdhj­etë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimi­t të këtij vendimi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania