Panorama (Albania)

KPA “shuan” vendimin e vetingut dhe vendos rishikimin e çështjes në themel

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në rishqyrtim në seancë publike çështjen e ish– prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën Gjykata e Strasburgu­t vendosi ta kthejë në detyrë. Kjo është hera e parë që një vendim shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it me formë të prerë rimerret në shqyrtim. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme ( 11 mars) KPA vendosi të pranojë kërkesën e Antoneta Sevdarit për të rishikuar vendimin e dhënë nga vetë Kolegji, më datë 28 shkurt 2019, që e shkarkoi atë nga detyrë. KPA ka vendosur që çështja e Antoneta Sevdarit do të gjykohet edhe njëherë në themel. Po ashtu, është vendosur “prishja e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimi i çështjes gjyqësore të juridiksio­nit të rivlerësim­it ( JR) nr. 17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisioner­it Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nr. 42, datë 18.07.2018”. KPA ka vendosur që seanca gjyqësore publike për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel do të zhvillohet në datën 17.04.2024, ora 10: 00.

VENDIMI I STRASBURGU­T

Kujtojmë që Gjykata e Strasburgu­t e dënoi Shqipërinë me dëmshpërbl­imin e ish- prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj, pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësim­it kalimtar. Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporc­ional”, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsideroh­et përjashtim­or dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania