Panorama (Albania)

Vritet me thikë 19- vjeçari në qendër të Fierit, pranga agresorit

Sherri në rrjetin social “Tiktok” nisi 3 muaj më parë mes të rinjve Policia arreston autorin e vrasjes, një tjetër person në spital. Dyshime që viktima nuk kishte sherr me autorin, hyri të ndante

- FIER

Një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në qendër të Fierit. Ai u plagos me thikë nga një bashkëmosh­atar i tij duke mos iu mbijetuar plagëve të marra nga goditja fatale.

Me plagë në spital është shfaqur edhe një djalë tjetër, i moshës 20 vjeç, por sipas policisë, ai është jashtë rreziku për jetën. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se autori, një 18vjeçar, është vënë në pranga ndërkohë që ende nuk janë të sqaruara mirë jo vetëm motivi i krimit të rëndë, por as pozicioni i viktimës në atë histori. Gjithçka thuhet se ka nisur nga një konflikt në rrjetet sociale, por ende nuk është qartësuar nëse në konflikt ka qenë viktima apo personi që u plagos. Policia ka njoftuar vetëm se i riu humbi jetën ndërkohë që autori u vu në pranga. Ajo çka ka dalë orë pas krimit të rëndë duket se hedh poshtë faktin që viktima të ketë qenë protagonis­t, por dyshohet se ka qenë në vendin e ngjarjes bashkë me shokun e tij për t’u sqaruar me 18- vjeçarin. Madje, kishte lënë edhe dy orët e fundit të mësimit për të qenë aty. Sipas informacio­neve, saktësohet se sherri në rrjetet sociale ka ndodhur rreth 3 muaj më parë, ku në dijeni të atij sherri kanë qenë disa persona, por që të dy djemtë, autori dhe shoku i viktimës mësohet se nuk janë në shkollë. Prej tyre i vetmi që ishte edhe në shkollë dhe edhe në punë, ishte konkretish­t 19- vjeçari, i cili fatkeqësis­ht dje humbi jetën nga ajo goditje thike!

NGJARJA

Një konflikt i nisur në

Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar- pastiçeri në bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëherë në vëmendje dhunën mes adoleshent­ëve. Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandalua­r përshkallë­zimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte.

rrjetet sociale mes dy adoleshent­ëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 19 vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18- vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 19- vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesiona­le “Petro Sota” dhe studionte për informatik­ë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar- pastiçeri në bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëherë në vëmendje dhunën mes adoleshent­ëve. Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin

Grei Bihuci dhe për të parandalua­r përshkallë­zimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte. Burimet nga spitali bëjnë me dije se 20vjeçari ka hyrë në sallën e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se 19- vjeçari që ka ndërruar jetë, pasdite punonte kamerier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm. Sipas dëshmitarë­ve, konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica në bulevardin “Jakov Xoxa” dhe në përpjekje për të shpëtuar 19- vjeçari ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

MESAZHI

Shkolla profesiona­le “Petro Sota” ka reaguar për vrasjen e nxënësit 19vjeçar Grei Bihuci nga një adoleshent pas një sherri në rrjetet sociale. Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të shkollës, viktima përshkruhe­t si djalë shembullor dhe i etur për dije.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bankave të shkollës sonë, shokëve, mësueseve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershë­m për ty Grei.

I shprehim ngushëllim­e të përzemërta familjarëv­e të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona!”, - thuhet në reagim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania