Panorama (Albania)

Gjithë fa milja në poligon, Hygerta e aftë të qëllojë, gjurmë të Amarildos tek arma

-

Policia e Durrësit në bashkëpuni­m me prokurorin­ë kanë nisur kryerjen e eksperimen­teve me tre fëmijët dhe bashkëshor­ten e Pëllumb Metës, 49- vjeçarit që u ekzekutua nga fëmijët e vet. Ose ky të paktën është versioni paraprak i krimit, ndonëse ka më shumë se 1 muaj që ka ndodhur. Kështu, kur kanë kaluar tri javë nga zbulimi i krimit makabër në Durrës, vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët, prokuroria ka siguruar prova të reja që hedhin dritë mbi ngjarjen. Nga ekspertimi në poligonin e qitjes, ka rezultuar se 19- vjeçarja, Hygerta Meta, që ka marrë përsipër autorësinë, është e aftë të kryejë qitje me pistoletë. Ndaj alibia se ajo nuk është e aftë të kryejë vrasje, tashmë ka rënë. E reja u dërgua në poligon bashkë me dy vëllezërit, Hysenin e Amarildon dhe nënën e tyre, Blerina Meta, por këta të fundit nuk pranuan të kryejnë testin, me pretendimi­n se nuk dinë të përdorin armën. Burimet policore nga grupi hetimor thanë se Hygerta Meta është në gjendje të mbushë “TT”- në, e ngjashme me pistoletën e krimit dhe ka kryer qitje. Ndërsa 25- vjecari Hysen Meta, që grupi hetimor beson se është ekzekutori i të atit, ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armën. Të dhënat e këtij eksperimen­ti po krahasohen me ato të përpiluara nga ekspertët gjatë këqyrjes së vendngjarj­es. Prokuroria e Durrësit ka siguruar dhe një tjetër provë të rëndësishm­e. Nga ekspertiza balistike në armën e krimit kanë dalë gjurmët e gishtërinj­ve edhe të djalit të vogël, Amarildo Meta. Mbi këtë provë, prokuroria pritet të ndryshojë akuzat ndaj 21- vjeçarit, i cili deri më sot hetohej vetëm për fshehje të kufomës. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se armën e ka prekur pas krimit. 49- vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur. Që prej arrestimit e deri më sot, 3 fëmijët kanë dhënë deklarata kontradikt­ore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. Nuk përjashtoh­et as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industrial­e të Durrësit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania