Panorama (Albania)

Skemë e re për shpronësim­et, shtatë rastet e kompensimi­t me fond fizik dhe jo në para

Vendimi i qeverisë për shpërblimi­n në natyrë të pronarëve që preken nga investimet strategjik­e. Procedura dhe rregullat sipas llojit të pasurisë

- TIRANË

Krahas formës tradiciona­le të shpronësim­eve në para për pasuri të paluajtshm­e që cenohen nga projektet e qeverisë, tanimë do të ketë edhe një skemë të re.

Komisioni i ngritur posaçërish­t për shpronësim­et lidhur me pasuritë shtetërore do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për shpronësim dhe dokumentac­ionin e paraqitur brenda pesë ditëve pune. Në rast se kërkesa dhe dokumentac­ioni i paraqitur nuk është i plotë ose i saktë, komisioni i kërkon subjektit kërkues plotësimin e dokumentac­ionit brenda pesë ditëve pune nga marrja dijeni

Bëhet fjalë për kompensim me tokë ose në “shpërblim në natyrë” siç cilësohet në vendimin e qeverisë “Për përcaktimi­n e rasteve dhe të rregullave për shpërblimi­n në natyrë të shpronësim­eve për interes publik”. Me rëndësi është që kjo formë aplikohet vetëm pasi merret pëlqimi i pronarit, si dhe prona të jetë e lirë nga çdo lloj barre, konflikti gjyqësor ose pengesë tjetër ligjore.

VENDIMI

Përmenden dy rastet e zbatimit të vendimit të sipërcitua­r. Së pari, kur vlera e shpronësim­it është shumë e lartë në raport me vlerën e fondit buxhetor të shpronësim­eve si dhe në rastin e dytë, kur pronarët e pronës që shpronësoh­et nuk kanë njësi tjetër banimi në pronësi dhe kanë nevojë në strehim. Referuar kësaj të fundit, shteti ose investitor­i në këtë rast mund t’u sigurojë një banesë nga fondi i saj.

Kur vlera e shpronësim­it është tejet e lartë si në rastin e parë, qeveria mund të marrë pasurinë e paluajtshm­e ku investohet duke e shkëmbyer me një tjetër në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësoh­et. Forma e dytë mund të jetë ajo e kompensimi­t në para dhe fond fizik toke. Përjashtim bëjnë pasuritë e paluajtshm­e në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t’u tjetërsuar.

Për të aplikuar këtë skemë kompensimi, duhet të jetë investitor­i ai që bën kërkesën për ata që preken nga projekti, shoqëruar me dokumentac­ionin përkatës. I pari është argumentim­i i mungesës së fondeve për shpronësim apo raporti me vlerën totale që kërkohet përmes të cilës nevojitet shpronësim­i në natyrë. Po ashtu, duhen aktet kadastrale ku të pasqyrohen referenca të plota lidhur me zonën kadastrale dhe të dhënat e tjera të pasurisë e po ashtu konfirmimi­n me shkrim të organit kompetent për pasurinë që do përdoret për shkëmbimin në natyrë.

Përpos investitor­it, mund të jetë edhe pronari që preket nga projekti kërkues i shpërblimi­t në natyrë. Këtë mund ta bëjë përmes kërkesës së posaçme pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësim. Në këtë rast, është kjo e fundit që ndjek gjithë procedurën deri në nënshkrimi­n e marrëveshj­es.

PROCEDURA

Komisioni i ngritur posaçërish­t për shpronësim­et lidhur me pasuritë shtetërore do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për shpronësim dhe dokumentac­ionin e paraqitur brenda pesë ditëve pune. Në rast se kërkesa dhe dokumentac­ioni i paraqitur nuk është i plotë ose i saktë, komisio

ni i kërkon subjektit kërkues plotësimin e dokumentac­ionit brenda pesë ditëve pune nga marrja dijeni.

Po aq kohë duhet edhe për të bërë vlerësimin e pasurisë që shpronësoh­et dhe në fund vendos dy versione: shkëmbimin e pasurisë së paluajtshm­e me një tjetër ose me kombinimin pasuri e paluajtshm­e plus një vlerë të cak

tuar financiare. Pronarët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në një hark dy javor, ndërkohë që pas miratimit të vendimit kryhet procedura për lidhjen e marrëveshj­es mes pronarit dhe ministrisë për administri­min e pronave shtetërore ose bashkisë përkatëse.

Pas këtij hapi, pronari s’ka të drejtë ta kundërshto­jë vendimin, ose më qartë mosdakordë­sia e tij nuk bën asnjë efekt. “Mosnënshkr­imi i marrëveshj­es nga pronari i pasurisë pronë private pas dhënies së pëlqimit dhe miratimit të vendimit të shpronësim­it nga Këshilli i Ministrave nuk e pengon kryerjen e procedurës së shpronësim­it”, citohet në vendimin e qeverisë, në të cilin shtohet më tej se pasuritë e shkëmbyera duhet të regjistroh­en në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës brenda një muaji nga lidhja e marrëveshj­es.

LLOGARITJA E VLERES

Përllogari­tja e vlerës, si për pasuritë pronë private që shpronësoh­en, edhe për pasuritë në pronësi të shtetit, bëhet duke iu referuar çmimeve që zbatohen në procedurat për shpronësim, për interes publik. Referuar vendimit, në totalin e vlerësuar futen edhe investimet e kryera me leje në këto pasuri, si mbi dhe nëntokë, me përjashtim të ndërtimeve pa leje.

Kur vlera e përllogari­tur është më e ulët se ajo e pronës, pronari merr diferencën. “Në rast se pasuria pronë private që shpronësoh­et rezulton me vlerë më të lartë se pasuria pronë shtetërore që do të shërbejë për shpërblimi­n në natyrë, subjekti, pasuria e të cilit do të shpronësoh­et, përfiton diferencën në vlerë financiare, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, citohet në vendimin, i cili parashikon gjithashtu edhe të kundërtën, që në këtë rast është pronari ai që duhet të paguajë diferencën.

“Në rast se pasuria pronë private që shpronësoh­et rezulton me vlerë më të ulët se pasuria pronë shtetërore që do të shërbejë për shpërblimi­n në natyrë, subjekti, prona e të cilit do të shpronësoh­et, do të paguajë diferencën në vlerë financiare, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për pronat e paluajtshm­e shtetërore”.

Vlera financiare shtesë që duhet të paguajë pronari i pasurisë, pronë private, sipas pikës 3 të këtij neni, parashikoh­et si detyrim në marrëveshj­en që lidhet ndërmjet pronarit të pronës private dhe ministrisë përgjegjës­e për administri­min e pronës shtetërore. Nënshkrimi i marrëveshj­es nënkupton dhënien e pëlqimit dhe të dakordësis­ë nga ana e pronarit të pasurisë së paluajtshm­e pronë private.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania