Panorama (Albania)

Administra­ta, si u dyfishua paga mesatare gjatë 2023

Reformë 2- vjeçare për rrogat, 39 miliardë lekë kosto brenda 2025

- VOLTIZA DURO

Sipas të dhënave të Institutit të Statistika­ve, paga mesatare mujore është rritur me ritme dyshifrore në fund të 2023.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, grupprofes­ionet e "Manaxherëv­e, Ligjvënësv­e, Nëpunësve të lartë të administra­tës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë" dhe "Specialist­ë me arsim të lartë ( profesioni­stë)", ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Raportimet më të fundit të INSTAT tregojnë se pagat në shtet u rritën me 18% në tremujorin e katërt në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, duket se sektori privat nuk arriti të ndjekë të njëjtat hapa me rritjen. Në sektorin privat pagat u rritën me 11.6% për të njëjtën periudhë. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75.025 lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Statistika­t e Pagave, gjatë tremujorit të katërt 2023, aktivitete­t ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitete­t Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacio­ni dhe Komunikaci­oni. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup- aktiviteti­n e Administra­tës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshë­m; arsimi; shëndetësi­a dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grupaktivi­teti Aktivitete­t Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, grup- profesione­t e "Manaxherëv­e, Ligjvënësv­e, Nëpunësve të lartë të administra­tës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë" dhe "Specialist­ë me arsim të lartë ( profesioni­stë)", ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

OBJEKTIVAT

Këtë vit qeveria pritet të avancojë në mënyrë domethënës­e me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe pritet që kjo reformë të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat. Sakaq pensionet janë indeksuar në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit. Kjo iniciativë është ndërmarrë pas një analize të thellë dhe nevojës për reformimin e pagave në vend, pasi ndërsa vendi po kalon në një epokë të re të transformi­mit dixhital dhe përparimev­e të shpejta teknologji­ke, është thelbësore që sistemet e përcaktimi­t të pagave përputhen me kërkesat e zhvillimit të tregut të punës. Në hierarkinë e pagave përfitojnë 250 funksionar­ë politikë dhe funksionar­ë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidenti­t dhe efekti financiar vjetor vetëm për këto kategori përllogari­tet në 20 milionë lekë. Nga ana tjetër, grupet e prekura indirekt janë të gjithë punonjësit e administra­tës publike qendore dhe vendore.

Sa i takon efektit financiar, kosto totale e kësaj politike më 1 janar 2025 shkon rreth 39 miliardë lekë, prej të cilave 1 miliard lekë përllogari­tet efekti financiar i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për vitin 2023. Nga kjo reformë përfitojnë në total 130 330 punonjës. Politika e rritjes së pagave për administra­tën publike është parashikua­r të shtrihet në dy vite.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania