Panorama (Albania)

Sektori i ndërtimit në lulëzim, por të ardhurat tatimore nga pronat jo

Të dhënat e Tatimeve: Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksio­net e pasurive të paluajtshm­e ranë me 23% për 2023

- TIRANE

Sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshm­e ka ardhur në rritje në vitin 2023, por të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale ( TAP) mbi transaksio­net e pasurive të paluajtshm­e kanë shënuar rënie më 2023.

Të dhënat zyrtare nga Administra­ta Tatimore tregojnë se, në vitin 2023, të ardhurat nga TAP mbi pasuritë e paluajtshm­e shënuan 5,4 miliardë lekë nga mbi 7 miliardë lekë në vitin 2022 me rënie 23%.

Të dhënat mbi PBB tregojnë se në 9- mujorin 2023 aktivitete­t e pasurive të paluajtshm­e u rritën me 11.6 %. Të dhëna të tjera mbi tregun tregojnë se çmimet e banesave janë rritur. Në kontrast, të ardhurat nga TAP mbi shitblerje­t e pasurive të paluajtshm­e pësuan rënie vitin e kaluar.

Tatimet sjellin në vëmendje se investitor­ët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistrua­r në organet tatimore si persona juridikë, ( shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshm­e, nuk janë subjekt i "tatimit" mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e.

Ata janë subjekt pagues vetëm i "taksës" vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshm­e.

Investitor­ët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistrua­r në organet tatimore si subjekte me status "person fizik tregtar", janë subjekt i "tatimit" mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e. Ata janë gjithashtu subjekt pagues të "taksës vendore" mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshm­e.

Përsa i përket vlerës në shitje të pasurisë së paluajtshm­e, ajo përcaktohe­t në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët ( shitësi dhe blerësi).

Kur pronësia e pasurisë së paluajtshm­e kalohet për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritje­s së fitimit kapital të realizuar llogaritet vetëm diferenca midis vlerës së shitjes së fundit dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhës­e të kësaj pasurie. Në momentin e transaksio­nit të shitblerje­s së një pasurie të paluajtshm­e aplikohen taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë së paluajtshm­e dhe tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së paluajtshm­e.

Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administra­tës tatimore brenda afateve të përcaktuar­a në ligj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania