Panorama (Albania)

Çfarë po ndodh mes Sarës dhe Bardhit, kërcënimet që po i sjellin fundin lidhjes

-

Njënga ngjarjet që po merr më shumë vëmendje ditët e fundit është raporti i Sarës dhe Bardhit, tashmë dy ish- banorë të "Big Brother Vip". Gjithçka nisi kur Bardhi u largua nga shtëpia pas një mesazhi se nëna e tij ishte në gjendje jo të mirë shëndetëso­re. Pas largimit të tij, në studio Sara bëri një deklaratë dyshues duke thënë se arsyeja mund të ishte e stisur nga menaxheri i tij Jetmiri, i cili më herët nuk ka qenë dakord për romancën e tij me modelen. Ai madje fshiu çdo foto me të nga "Instagram"- i i Bardhit dhe madje as nuk i bëri "follow". Mirëpo, një detaj është vënë re së fundmi. Në një moment fansat dhe mediat kanë parë që Bardhi ia ka kthyer "follow" Sarës dhe më pas ëshë penduar dhe e ka hequr. Ky veprim vetëm sa i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata mes tyre vazhdon të jetë e paqartë. Ish- banorja e "Big Brother VIP 3", Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendime­t se ai po mundohet t'i ndajë. Më anë të një postimi në "Instastory", Sara ka paralajmër­uar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t'i shkatërroj­ë figurën. "Edhe një ' story' sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarin­ë kundër", shkuan Sara. Ndër të tjera, ish- banorja i drejtohet duke i thënë "nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor". Por, duket se ish- banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj,

Lidhur me këtë situatë, Sara, e cila ka qenë e pranishme në studio ka ngritur dyshimet se në fakt largimi i Bardhit mund të jetë për shkak të menaxherit të tij, duke lënë të nënkuptohe­t se familjarët e këngëtarit nuk janë dakord me lidhjen që ai ka krijuar brenda në shtëpi me të. Pas aludimeve të shumta, mbrëmjen e kaluar ka reaguar motra e Bardhit, Afërdita Idrizi, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të "Instagram"- it, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj. "Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit!! Edhe një ' story' sulm ndaj meje e do të ta shkaterroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarin­ë kundër! ' Give up bro' nuk arrite të na ndash, ' its stronger than you'. Boll kërkove vëmendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi". Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetëso­re, ku shkruante: "Famën ky e ka marr me punë, me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj që kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ia dhan Famën po për tkeq". Kujtojmë se pasi Bardhi la shtëpinë e BBV, Sara Gjordeni ka hedhur dyshime se motivi për daljen e tij nga BBV, mund të mos ketë lidhje me gjendjen shëndetëso­re të nënës së tij, por të jetë përdorur si justifikim nga menaxherët e këngëtarit, me të cilët mesa duket nuk ka një marrëdhëni­e të mirë. Lidhur me këto dyshime, Sara është shprehur se njerëzit mendojnë se ajo është nxituar dhe ka folur para kohe, ndërsa shton se ajo ishte në dijeni se këngëtari do të linte shtëpinë. Ish- banorja theksoi se kjo situatë sipas saj, mund të ishte menaxhuar më mirë nga stafi i Bardhit. "Nëna e Bardhit është shumë mirë. Shumë njerëz thonë që unë u nxitova, fola para kohe, ndoshta unë u shpreha në mënyrën e gabuar dhe njerëzit kuptojnë që të që duan të kuptojnë. Unë isha në dijeni paraprakis­ht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim pak më të mirë të situatës. Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin ( menaxheri i Bardhit), kam një marrëdhëni­e shumë neutrale, kemi folur që kur kam dalë për punë. Unë kam dashur që çdo deklaratë e mia të ketë qenë e rezervuar dhe ai ka qenë një nderë njerëzit e parë që kam kontaktuar kur kam dal, që të konsultohe­sha për lëvizjen e mia që të mos bëja asgjëje që mund të ishte në dëm të Bardhit", tha Sara në "BBV Fun Club".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania