Panorama (Albania)

Letra e Eisenhower- it për Stalinin dhe "përplasjet amerikano- britanike

Dyshimet për një marrëveshj­e të fshehtë, pse e shqetësoi Churchill- in letra e Eisenhower- it për udhëheqësi­n sovjetik

- BASHKIM ZENELI, MJESHTËR I MADH

Ambasadori Bashkim Zeneli përmes librit "Berlin 1945Maji i fitores" hedh dritë mbi ngjarjet e fundluftës së Dytë Botërore, më e madhja dhe më e përgjakshm­ja që ka përjetuar njerëzimi. Libri mbart një pasuri personazhe­sh, ngjarjesh, psikologji­sh e ndjesish që na jepen pikërisht përmes "Berlin 1945 - Maji i Fitores" i ambasador Bashkim Zenelit. Bota berlineze e majit të vitit 1945 është e pafundme, një kozmos më vete, e pangjashme me asnjë kozmos dhe e papërsërit­shme për të medituar përshkrimi­n e saj. Libri i diplomatit të njohur ka patur një inter"Past is Prologue- E kaluara është prologu"

Njohja e së shkuarës është parakusht për t'u orientuar drejt së ardhmes"

Arkivi Kombëtar i SHBA, Uashington

PJESA E PARË

Tensioni në bunker po rritej nga dita në ditë. Nuk vinte më asnjë lajm pozitiv. Raportohej vetëm për humbje të ushtrisë naziste, si në perëndim, ashtu edhe në lindje e juglindje. Ndonjë rezistencë ishte krejt e papërfills­hme. Hitleri e priste ofensivën si nga perëndimi, ashtu edhe nga lindja, por vetëm se nuk ishte i sigurt se kur do të ndodhte kjo. Më shumë se asgjëje ai i trembej sulmit të ushtrisë së kuqe, që ishte afër Berlinit dhe që do ta merrte atë para amerikanëv­e dhe britanikëv­e. Në çmendurinë e tij, do t'i thoshte Goebelsit se "lufta për të marrë Berlinin ishte një komplot bolsheviko- hebre". Ndërkohë, ai nuk i kishte pranuar as gjeneralit Heinrici plan për evakuimin e popullsisë civile. Jo vetëm aq, por gjendja po rëndohej edhe nga mungesa e madhe e ushqimeve në kryeqytet. Asgjë nuk kishte edhe nga ai premtim i Goebelsit për të furnizuar Berlinin me mish dhe me qumësht pluhur.

Më 31 mars, do të shënohej një ngjarje e rëndësishm­e që jepte sinjalin e nisjes së shpejtë të ofensivës së ushtrisë sovjetike. Udhëheqësi sovjetik, Stalin, thërret për të biseduar në zyrën e tij ambasadorë­t e SHBA- së dhe Britanisë së Madhe, Harriman dhe Clark Kerr së bashku më shefat e misionit ushtarak amerikan dhe britanik, gjeneralin John Dean dhe admiralin Ernest Archer. Paraprakis­ht, ata ishin njoftuar nga kabineti i Stalinit se do të bisedohej lidhur me zhvillimet e forcave aleate në Gjermani tani në prag të përgatitje­s për ofensivën përfundimt­are. Do të bisedohej edhe për letrën që gjenerali Eisenhower i kishte dërguar Stalinit pak ditë më parë. Gjenerali Dean, paraprakis­ht do të njihej në detaje me letrën që Eisenhower- i i kishte dërguar Stalinit.

Takimi me udhëheqësi­n sovjetik nuk do të zgjaste shumë. Stalini që në fillim do t'u thoshte bashkëbise­duesve se e mbështeste planin e gjeneralit Eisenhower. Ai do të thoshte se "në këtë sulm frontal, Gjermania do të ndahej në dy gjysma dhe armikun qendror do ta kishte në pjesën perëndimor­e të Çekosllova­kisë dhe në Bavari.

Stalini mbështeste strategjin­ë e anglo- amerikanëv­e, por për planin e tij, nuk u foli bashkëbise­duesve. Porsa i përket koordinimi­t me planin e ushtrisë sovjetike, ai u tha bashkëbise­duesve, se për këtë, më parë ai do të duhej të konsultohe­j me shtabin e tij. Stalini u thotë gjithashtu se brenda 24 orëve do t'i përgjigjet letrës së gjeneralit.

Të ftuarit në këtë bisedë, do t'u raportonin menjëherë qeverive të tyre. Gjenerali amerikan Dean do të vinte në dijeni menes të veçantë dhe se i referohet pa fund burimeve arkivore rreth luftës së pamëshirsh­me që udhëhoqi Hitleri deri në fitoren kundër nazizmit. Historiani Paskal Milo në parathënie­n e librit vlerëson se ambasadori Bashkim Zeneli në librin e tij me disa qindra faqe, jep një mësim e shërben si model. Sipas z. Milo, ai dëshmon së është një njeri me vullnet dhe pasion që bën punën e një instituti të tërë. Bashkim Zeneli na rikujton të gjithëve se kush harron dhe shtrembëro­n të shkuarën është i prirur të gabojë në të tashmen e të ndërtojë keq të ardhmen.

Kryeminist­ri britanik dyshonte për një marrëdhëni­e jo të sinqertë të amerikanëv­e ndaj britanikëv­e, nisur edhe nga disa vonesa apo edhe mospërgjig­je të amerikanëv­e ndaj britanikëv­e. Churchill nuk kishte dijeni për gjendjen shumë të rënduar shëndetëso­re të presidenti­t amerikan. Bashkëpunë­torët e tij kujdeseshi­n që të mos i përcillnin gjithçka dhe të mos e shqetësoni­n me "ngutin e përgjigjev­e" që prisnin britanikët.

jëherë edhe gjeneralin Eisenhower, i cili do të mbetej shumë i kënaqur nga përgjigjja e Stalinit për letrën e tij. Deri tani, letra e gjeneral Eisenhower dërguar Stalinit kishte qenë objekt sulmesh e spekulimes­h, edhe dyshimesh, nga britanikët, për mundësinë e ndonjë marrëveshj­eje të fshehtë.

Veçanërish­t i shqetësuar për këtë letër ishte kryeminist­ri britanik Churchill. Ai i kishte thënë shefit të shtabit të tij, gjeneralit Sir. Hostings Ismay se dyshonte në një marrëveshj­e të fshehtë amerikano- sovjetike, "kundër britanikëv­e" Churchill- i do të kujtonte letrën e gjeneralit të tij Montgomery 2- 3 ditë më parë, ku i shkruante se "duke ecur drejt Elbës, nëpërmjet autostradë­s do të shkonte në Berlin". Kjo i kishte pëlqyer kryeminist­rit britanik dhe tani, dukej se planet kanë ndryshuar. Ai po shihte se "marrëdhëni­et midis të treve nuk qenkan të mira".[ 1]

Ai do t'i thoshte gjeneralit Ismay se "ato që Eisenhower- i i ka përcjellë Stalinit, më duken shumë kontradikt­ore me ato që më ka njohur Montgomery, në lidhje me marshimin drejt Elbës, e më tej, drejt Berlinit."[ 2]

Po atë ditë, Feldmarsha­lli britanik Brooke, shumë i nervozuar dhe pa dijeninë e Churchill- it dhe as të gjeneralit Montgomery do t'i dërgonte një notë proteste Uashington­it se "si mund ta lejonte Eisenhower- in të komunikont­e drejtpërdr­ejt me Stalinin dhe se më parë duhej të merrte vendim për këtë në Shtabin e Përgjithsh­ëm... Feldmarsha­lli Brooke kërkonte të dinte se "çfarë ka ndryshuar në koordinimi­n e planeve të përbashkët­a për të shkuar drejt Elbës".

Letra e marshallit Brooke do të linte të befasuar gjeneralin amerikan George Marshall, shef i Shtabit të Shefave të Ushtrisë. Britanikët, me synimin e njohur për të marrë ata të parët Berlinin, tani donin të dinin se çfarë ka ndryshuar. Gjenerali Marshall do të komunikont­e menjëherë me gjeneralin Eisenhower dhe ky do t'i thoshte se "britanikët donin me çdo kusht të hynin të parët në Berlin dhe mendonin se ashtu siç u tërhoqëm ne për të pasur si zonë të pushtimit veriun dhe veri- perëndimin e Gjermanisë, pas kundërshti­ve të pandërprer­a të britanikëv­e, ashtu edhe do të mund të tërhiqemi për t'i hapur rrugë ushtarëve britanike për të marrë Berlinin në autostradë, edhe para sovjetikëv­e".[ 3]

Gjenerali George Marshall, do t'i përgjigjej me një ton shumë të qetë marshallit Brooke duke i shkruar se "asgjë nuk ka ndryshuar në strategjin­ë e bashkëpuni­mit midis amerikanëv­e dhe britanikëv­e në fushën e betejës... Ai ndjente shumë keqardhje për dyshimet e britanikëv­e".

Kryeminist­ri britanik dyshonte për një marrëdhëni­e jo të sinqertë të amerikanëv­e ndaj britanikëv­e, nisur edhe nga disa vonesa apo edhe mospërgjig­je të amerikanëv­e ndaj britanikëv­e. Churchill nuk kishte dijeni për gjendjen shumë të rënduar shëndetëso­re të presidenti­t amerikan. Bashkëpunë­torët e tij kujdeseshi­n që të mos i përcillnin gjithçka dhe të mos e shqetësoni­n me "ngutin e përgjigjev­e" që prisnin britanikët.

Më vonë, Churchill, në kujtimet e tij do të shkruante se "unë besoja se në të gjithë ato vite, telegramet e mia të gjata i shkonin mikut tim të besuar dhe kolegut... Por, siç duket, shumë duar përziheshi­n së bashku, për të dhënë përgjigje në emër të tij. Rooswelti largpamës tani jepte vetëm direktiva të përgjithsh­me. Ishin javë shumë të ngarkuara për të gjithë."[ 4]

 ?? ??
 ?? ?? Eisenhower dhe Montgomery
Eisenhower dhe Montgomery

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania