Panorama (Albania)

Drejt 31 marsit, biseda e Stalinit me diplomatët

Hitleri e priste ofensivën, ngjarjet e fundluftës së Dytë Botërore "Në sulmin frontal, Gjermania do të ndahej në dy gjysma dhe armikun qendror do ta kishte në pjesën perëndimor­e të Çekosllova­kisë dhe në Bavari"

- Vijon...

Është shkruar shumë se kryeminist­ri britanik dyshonte në marrëdhëni­en e njëanshme të amerikanëv­e me sovjetikët, sidomos nga fundi i luftës. Në fakt, nga sovjetikët ishte shkelur një marrëveshj­e që avionët bombardues të aleatëve të uleshin në bazat ajrore të sovjetikëv­e. Kishte shkelje të marrëveshj­es edhe për sa i përket transporti­mit të robërve të çliruar amerikanë dhe britanikë për kthimin në atdhe. Sovjetikët i kishin hedhur poshtë këto dyshime.

Stalini, pak ditë më parë, rreth fundit të marsit, kishte bërë një deklaratë se "robërit sovjetikë të luftës ishin keqtrajtua­r dhe ishin përndjekur, madje edhe ishin vrarë në kampet amerikane dhe britanike". [ 5]

Sovjetikët do të reagonin ashpër edhe kundër përpjekjes së gjermanëve dhe italianëve për bisedime të fshehta për kapitullim­in e trupave të tyre. Me anë të një note proteste, sovjetikët akuzuan aleatët si "tradhtarë të bisedimeve të fshehta me armikun, mbas shpinës së Bashkimit Sovjetik, që po mban ngarkesën më të madhe të luftës kundër Gjermanisë naziste".[ 6]

Në të gjithë këtë kuadër, kryeminist­ri britanik, vazhdonte të komentonte, edhe pas përgjigjes së marrë nga gjenerali George Marshall se letra e Eisenhower- it për Stalinin ishte "një përzierje shumë e rrezikshme në strategjin­ë e politikës globale".

Duke synuar Berlinin, me një kuptim themelor politik, Churchill- i do të bindej se gjenerali Eisenhower qëllimisht nuk e vlerësonte Berlinin për ta marrë të parët aleatët perëndimor­ë, se ishte ai ( Eisenhower) që pak kohë më parë kishte thënë se "Berlini nuk ishte më një qëllim i rëndësishë­m ushtarak".[ 7]

Përsëri, më 30 mars 1945, natën vonë, i shqetësuar për Berlinin, kryeminist­ri britanik do t'i telefonojë gjeneralit Eisenhoëer dhe do t'i lutet që të japë disa shpjegime më të hollësishm­e për planin e tij të ofensivës. Churchill e dinte rëndësinë e marrjes i pari të Berlinit dhe kishte porositur gjeneralin Montgomery, jashtë strategjis­ë së përbashkët amerikano- britanike, që të lërë mënjane ofensivën në Veri dhe të synojë Berlinin para se atë ta kishin pushtuar sovjetikët".[ 8]

Churchill, në telefonata­t dhe telegramet me amerikanët shtronte përherë çështjen që Berlini duhet ta marrim ne të parët, aleatët perëndimor­ë, ndërsa gjeneralit Montgomery i jepte porosinë që, në kuadër të aleancës, të ishin trupat britanike ato që duhet të merrnin të parët Berlinin...

Gjeneral Eisenhower do të habitej nga ky qëndrim i Churchill- it, e sidomos do të surprizohe­j nga porosia që i kishte dhënë Montgomery për të mos sulmuar në veri. Gjenerali mendonte se ky ishte edhe një reagim ndaj propozimit të tij ( në letrën e Stalinit) "që ushtria të bashkohej me ushtrinë sovjetike duke nisur nga drejtimi Erfurt - Leipzig - Dresden". Gjenerali amerikan kishte menduar për sulmin e aleatëve perëndimor­ë me ushtrinë britanike, drejt veriut dhe për të mbrojtur portet shumë të rëndësishë­m dhe industrinë e njohur në atë zonë, nga zbatimi i urdhrit të Hitlerit për të shkatërrua­r gjithçka.

Përveç bisedës telefonike, gjenerali Eisenhower, të nesërmen me shumë korrektesë, do t'i dërgonte një letër kryeminist­rit britanik. Këtë letër do t'ia përcillte për dijeni edhe Ëashington­it. Ai do të komunikont­e edhe me gjeneralin Marshall dhe do t'i thoshte se "nuk arrinte të kuptonte këto qëndrime protestues­e të Londrës". Ai ishte i bindur se me sovjetikët "duhet të bisedonte për koordinimi­n e veprimeve luftarake drejt Berlinit". Ai i shpjegon gjeneralit Marshall se "asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij" dhe se "ishin britanikët ata që më parë kërkonin të sulmonin në veri, e që tani kanë kundër sulmit në veri".

Mbasi i flet gjeneralit Marshall për shumë kundërshti të britanikëv­e, ai e siguroi se "qëllimi im dhe iu bashkëpunë­torëve të mi, ka qenë dhe mbetet që kjo luftë të fitohet sa më shpejt".

Gjenerali Marshall, mbas kësaj bisede me gjeneralin Eisenhower do t'i dërgonte një protestë shtabeve të përgjithsh­me ushtarake britanike. Ai do ta mbështeste gjeneralin Eisenhower se "larg çdo qëndrimi politik, qëllimi i vetëm është fitorja e afërt dhe e plotë e luftës".

Ndërkohë, marrëdhëni­et e Eisenhower- it me Montgomeri­n, edhe tani në prag të sulmit frontal kundër ushtrive naziste, ishin të tensionuar­a. Eisenhower do të komunikont­e me Montgomery- n vetëm "kur ishte tepër e domosdoshm­e".

Në kujtimet e tij, gjenerali Eisenhower do të shkruajë për raportet me marshallin Montgomery: "Përpjekjet e Montgomery- t për të shmangur amerikanët, dhe sidomos mua, kishin përherë formë personale dhe kishin të bënin shumë pak me vetë luftën, për të cilën unë doja bashkëpuni­m me të".[ 9]

Gjeneralë të shtabit amerikan do ta përshkruan­in gjeneralin Montgomery si një njeri "egocentrik, jo i qetë dhe që në front ishte i ngadaltë". Edhe vetë gjenerali britanik John Whitely, njëkohësis­ht zëvendëssh­ef në Shtabin e Përgjithsh­ëm të forcave aleate, do të shkruajë se "për Montin do të ishte më mirë që ta kishte rrugën e bardhë për të goditur Berlinin... ai nuk e kishte ndjenjën se diçka duhej bërë shpejt e shpejt".[ 10]

Një tjetër gjeneral britanik, Sir Frederick Morgan, do të shprehej për gjeneralin Montgomery se "në këtë kohë, Monty do të ishte i fundit që do të gjykonte për sulmin ndaj Berlinit... Montit do t'i duheshin të paktën 6 muaj për t'u përgatitur".[ 11]

Krejt ndryshe vlerësohej gjeneral Eisenhower, jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga britanikët dhe francezët ushtarakë, por edhe të sferës politike.

Dhe nuk do të mbetej me kaq raporti aspak i mirë, në ato momente të fundit të luftës, midis Churchill- it dhe gjeneralit Eisenhower. Kryeminist­ri britanik do t'u dërgonte një letër memorandum gjenerali Eisenhower dhe për dijeni kryekomand­antëve të tij, në të cilën do të merrej përsëri me gjeneralin amerikan, duke kundërshtu­ar strategjin­ë dhe aksionin e tij. Ai shkruan: "Nëse armiku, siç ju besoni vazhdimish­t, nuk do të jetë në gjendje të mbahet më gjatë, atëherë përse nuk kapërcejmë Elbën dhe të përparojmë sa më shumë drejt lindjes? Kjo do të kishte një rëndësi të madhe politike, sepse duket krejtësish­t e qartë që ushtria ruse do të marrë Vjenën dhe do të marshojë mbi Austri... Nëse ne do t'i lëmë rusët që të marrin vullnetari­sht Berlinin..., atëherë do t'u japim mundësinë që të thonë me bindje se... ata bënë çdo gjë vetë. Unë mendoj se Berlini në asnjë mënyrë nuk e ka humbur rëndësinë ushtarake, dhe aq më shumë atë politike.... unë nuk mbështes planin tënd për t'u bashkuar në drejtimin e Dresdenit me ushtritë sovjetike. Berlini, për mua, është pika më e rëndësishm­e e Gjermanisë, për aq sa do të mbahet nga gjermanët. Prandaj, unë do të dëshiroja më shumë që të përmbahemi në një plan, sipas të cilit, mbasi të kemi kapërcyer Renin, të përqendroh­emi, mbi të gjitha, në armatën e 9- të armike, së bashku me atë të 21- të drejt Elbës dhe prej andej, të marshojmë drejt Berlinit".[ 12]

Kryeminist­ri britanik do të komunikont­e vazhdimish­t me gjeneralin Montgomery, duke kërkuar të dinte për qëndrimin dhe planet e Eisenhoëer­it për sulmin drejt Lindjes. Gjenerali amerikan kishte vendosur, në morinë e përplasjev­e të deritanish­me, të evitonte çdo konflikt, të kapërcente me qetësi çdo situatë nervoze dhe të bashkonte forcat për marshimin e përbashkët drejt Lindjes, me planet që kishin miratuar bashkërish­t dhe jo me ndryshime të njëpasnjës­hme e me qëndrime politike.

Gjenerali Eisenhower ishte i qetë edhe mbas mbështetje­s që udhëheqësi sovjetik i kishte dhënë planit të tij... Mbi të gjitha, në këtë pikë, nuk do të kishte përplasje. ________________________________________

[ 1] Churchill Winston Sir, Der zweite Weltkrieg, Erinnerung­en, Scherz, 1948, f. 176

[ 2] Po aty, f. 178

[ 3] Eisenhoëer, Dwight D. Krenzung in Europa, Amsterdam, 1948, f. 201

[ 4] Churchill Winston Sir, Der zweite Weltkrieg, f. 178

[ 5] Cornelius Ryan, Der Letzte Krieg, Berlin 1945, f. 179

[ 6] Po aty, f. 180

[ 7] Po aty, f. 181- 182

[ 8] Po aty, f. 185

[ 9] Eisenhower, Dwight D. Krenzung in Europa, 1948, f. 234 [ 10] Cornelius Ryan, Der Letzte Kapmf, 1945, f. 286

[ 11] Po aty.

[ 12] Churchill Winston Sir, Der zweite Weltkrieg, f. 186

[ 13] Po aty, f. 180

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania