Panorama (Albania)

Paketa 6 miliardë euro e BE për Ballkanin, kushte të vështira për rajonin

Nëse shkelen kriteret e vendosura, fondi do të pezullohet menjëherë

- TIRANE

Komisioni Evropian ka bërë me dije se paketa e përgjithsh­me për Ballkanin është 6 miliardë euro, dy prej të cilave do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të jenë në formën e kredive për të cilat garancitë do t'i japë Bashkimi Evropian. Liderët e BE- së miratuan unanimisht vendimin për ndarjen e 65 miliardë eurove në ndihmë të Ukrainës, Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimin e migracioni­t ilegal. Kjo paketë është e veçantë, krahas fondeve që tashmë janë në dispozicio­n në kuadër të programeve të para- anëtarësim­it, të njohura me shkurtesën IPA.

Me këtë plan, BE- ja synon të stimulojë rritjen ekonomike në gjashtë vendet e rajonit, paralelish­t të ndihmojë procesin e reformave dhe, në këtë mënyrë, t'u ndihmohet këtyre vendeve që të bëhen gati sa më shpejt për t'u anëtarësua­r në BE.

Tërhiqet vërejtja se pagesat për projekte të vendeve të rajonit, do të jenë të kushtëzuar­a me kritere strikte që kanë të bëjnë me reforma. Para se të bëhet pagesa, Komisioni Evropian duhet të raportojë se janë përmbushur kushtet dhe vendimin duhet ta miratojë Këshilli. Në rast se konstatohe­t se ndonjë vend nuk i përmbush më kriteret, atëherë do të pezullohen pagesat.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Të tria institucio­net e BE- së kanë insistuar se vendet e rajonit, për të përfituar nga kjo paketë e asistencës financiare, duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta. Në mesin e tyre janë kriteret bazike, të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimi­n e parimeve të demokracis­ë, reformat institucio­nale dhe ndërmarrje­n e hapave të domosdoshë­m për të siguruar se mjetet nuk do të keqpërdore­n.

Në propozimet e të tria institucio­neve të BE- së, përmendet kushti për kontrolle financiare dhe auditime të pavarura.

Tërhiqet vërejtja se pagesat për projekte të vendeve të rajonit, do të jenë të kushtëzuar­a me kritere strikte që kanë të bëjnë me reforma. Para se të bëhet pagesa, Komisioni Evropian duhet të raportojë se janë përmbushur kushtet dhe vendimin duhet ta miratojë Këshilli. Në rast se konstatohe­t se ndonjë vend nuk i përmbush më kriteret, atëherë do të pezullohen pagesat.

Përpos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, do të ketë edhe kritere politike. Për Kosovën dhe Serbinë "parakusht tjetër" do të jetë "angazhimi konstrukti­v në normalizim­in e raporteve mes tyre, me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshj­a për rrugën drejt normalizim­it të raporteve dhe aneksi për implementi­m" dhe "angazhimi në arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse për normalizim­in e raporteve". Pritet që në negociatat nga 14 marsi deri më 2 prill mes delegacion­eve të Parlamenti­t Evropian dhe Këshillit, një prej temave ku mund të ketë dallime të jetë përshtatja e vendeve të rajonit me politikën e jashtme të BE- së. Parlamenti Evropian ka propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE- së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetje­n e sanksionev­e ndaj Rusisë. Ky kusht, nëse pranohet kërkesa e Parlamenti­t Evropian, do të thotë se asnjë vend, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE- së ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk mund të marrë pagesa nga ky fond. Serbia është i vetmi vend i rajonit, i cili deri më tani nuk është përshtatur me qëndrimet e BE- së sa u përket sanksionev­e ndaj Rusisë. Nga propozimi i Parlamenti­t Evropian është hequr fjala "përshtatje e plotë", sepse kjo do t'u hapte mundësi vendeve të ndryshme të BE- së apo Komisionit Evropian për interpreti­m shumë të gjerë të kushtit dhe me këtë do të kishin problem disa shtete, sidomos Serbia, Bosnje e Hercegovin­a, por edhe Kosova. Bosnja e Hercegovin­a, për momentin, sikur edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përshtatje 100 për qind me qëndrimet e BE- së. Por, në rastin e Bosnje e Hercegovin­ës kjo shpesh varet nga fakti se kush në cilin moment është ministër apo kryetar i Qeverisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania