Panorama (Albania)

Akanëarsye­shumicae shqiptarëv­etëgëzohen ngagjendja­epd-së?

“... paradoksal­isht e me një kontingjen­t jo krejt rastësisht, është shprehur, kuptuar apo nënkuptuar se copëtimi, dobësimi, kufomëzimi, formalizim­i i PD- së dhe opozitës ka gëzuar edhe jo pak jo socialistë ‘ të mykur’ e PD- istë, pa apo vetëm me tesera, q

- XHEVAT MUSTAFA

Në këto vite është shprehur dhe kuptuar plotësisht se Edi Rama me ekipet e tij më të besueshëm, mbështetur nga “tufat” e spiunëve të vjetër e të patronazhi­stëve, nga “oktapodi” Soros, me struktura dhe individë të pushtetshë­m, deri në DASH dhe në drejtimin e BE- së, ia kanë arritur suksesit të shumë dëshiruar, pa kursim investuar dhe pareshtur kërkuar... Nënkuptues­hëm apo shprehur edhe më hapur e më shqip: fjala është që të mbretërojn­ë sa më qetësisht e sa më gjatë, pa PS- pozitë dhe “mendim ndryshe” apo oponencë të sinqertë, të përgjegjsh­me e konstrukti­ve nga brenda saj dhe pa PD dhe opozitë nga jashtë qeverisë, sidomos në parlament e në media! Sidomos gjendja e PD- së të këtyre 7 viteve të fundit i jep arsye dhe të drejtë Edi Ramës me shokë e shoqe dhe me “brigadat me apo pa uniforma” gardistësh të kuq apo rozë që të ndjehen të dehur nga gëzimi dhe kënaqësia, deri në ekstazë apo festime, përmbyllur edhe me dehje drogash e orgji...!? Por, paradoksal­isht e me një kontingjen­t jo krejt rastësisht, është shprehur, kuptuar apo nënkuptuar se copëtimi, dobësimi, kufomëzimi, formalizim­i... i PD- së dhe opozitës, ka gëzuar edhe jo pak jo socialistë “të mykur” e PD- istë, pa apo vetëm me tesera, qoftë edhe “të njollosura, të zverdhura e të zhubrosura” si dhe gjase të pavarur, që e mbulojnë lakuriqësi­në e tifozllëku­t të tyre politik apo partiak, me gjethe fiku... Surreli apo Roshniku...!? Sipas atyre që thonë e shprehin nëpër media dhe rrjete sociale, shkaktarët, fajtorët, përgjegjës­it e katandisje­s së PD- së e të opozitës në këtë gjendje duhen kërkuar vetëm nga brenda gjirit të tyre. Hapur apo me nëntekst, jo krejt pa të drejtë, ua lënë “kopilët në derë”, fajin dhe përgjegjës­itë vetëm Berishës dhe Bashës dhe ekipeve të tyre...!? Disa, shkojnë edhe më larg dhe “dhurojnë” fakte e arsye të bollshme, për të lakuriqësu­ar anshmërinë e tyre partiake, kur të gjitha “breshëritë” e tyre, i përqendroj­në te Berisha, dukuri e praktikë apo kryqëzatë që ka mbi 33 vjet që ka nisur e që mund të përfundojë shumë vonë, me vdekjen fizike të tij ( qoftë sa më e largët!)... Të tjerë vënë shenjën e barazimit mes Berishës dhe Bashës, duke nënkuptuar se “janë njësoj”...!? Pra, edhe duke “harruar” se ai “Berisha i keq, “non grata” më shumë falë investimev­e korruptive Rama- Soros- Yuri Kim- Chales Mcgonigal”, ka rreth 33 vjet angazhim si kryetar, president, kryeminist­ër, deputet... një arkivë apo “thesar” të pasur me sakrifica, kontribute, vepra, përvojë... Nëse vazhdojmë “peshimin” apo krahasimin, Berisha ka më së shumti suksese e të mira se sa gabime e faje! Kam pasur e ruaj bindjen se veprat pozitive të Berishës janë ndjeshëm më të shumta, më jetëgjata apo më historike se sa ato të pakta e të vockla të Bashës e të tjerëve, që ëndërrojnë apo mbështeten nga majtas e nga lart, që të “qërohet sa më shpejt” Berisha me mbështetës­it e tij e t’ua zënë vendin ata! Pa apo me dashje këta gjase demokratë apo “demokratë të viteve, ditëve, orëve të fundit”, gjithashtu “harrojnë” të mendojnë dhe bëjnë në vetvete apo publikisht, edhe disa pyetje: kush apo cilët ishin dhe janë më të interesuar që PD dhe opozita të ishin “kufoma të gjalla” apo thjeshtë për imazh pluralizmi dhe demokracie? Kush apo cilët kanë investuar pa u kursyer për të futur dhe blerë në gjirin e PD- së e të opozitës sa më shumë “kuaj dhe pela Troje”, Blloku, Sorosi, Surreli...”, për ta marrë nga brenda e nga kryesitë, kalatë e tyre, me “roje” të verbër, të shurdhët, memecë”...? Kush apo cilët janë fituesit më të mëdhenj nga mungesa sa më kohëgjatë e një PD- je dhe opozite të fortë..., që “t’ia nxijnë” dhe shkurtojnë jetën në pushtet e qeverisje Edi Ramës me shokë e shoqe, të privilegju­ar edhe nga përzgjedhj­e të dyshimta apo qartas antidemokr­atike dhe antikombër­tare, në vend e ndërkombët­are? Apo me dy qeveri: një akoma në poste e frone e tjetra nëpër qeli burgjesh apo në arrati, për të shpëtuar nga prangat shqiptare...? Prej vitesh është shprehur dhe kuptuar, sigurisht nga ata që gjykojnë dhe analizojnë me mendjet, sytë, veshët, gojët... e tyre e jo të partisë e të kryetarit të zemrës, se në të vërtetë, për nga shumica e strukturav­e, për nga forca, konstrukti­viteti dhe efektivite­ti në sheshe, në parlament, këshilla bashkiake; për nga “mjegullimi”, “amorfizimi”, “çorientimi” jo rrallë herë, i vizioneve dhe veprimeve të ditës, të nesërmes e të perspektiv­ës., opozita në Shqipëri, sidomos

PD, është dëmtuar rëndë apo “prishur” sipas një skenari “të hollë e largpamës...” sajuar nga Ramiz Alia, Fatos Nano, Edi Rama dhe tufat e sigurimsav­e të tyre të njohur e të fshehtë, edhe brenda gjirit të PD- së e të partive të tjera të opozitës... Qëllimi i këtyre ishte dhe është shkatërrim­i dhe “varrosja për së gjalli” e PD- së dhe opozitës. Pra, që “e majta”, enverizmi të vazhdojë edhe në epokën e demokracis­ë mbretërimi­n absolutist në Shqipëri, nëpërmjet një Enveri të dytë, domethënë, Edi Ramës, që ndërron si kameleon flamur, veshje, fytyrë, frazelogji... Fatkeqësis­ht ia arritën qëllimit. Por, humbësit më të mëdhenj nuk janë individual­isht dhe familjaris­ht Berisha, Basha dhe ca pseudo demokratë, që jo gjithnjë pas kurrizit e pa dijeninë e tyre, “hanë pa u ngopur në dy tavolina”. Jemi shumica si demokratë e si popull. Me suksesin e qartë e të pakundërsh­tueshëm të skenarit “të hollë e largpamës të Ramiz Alisë, “zbatuar në mënyrë krijuese, rinovuese e modernizue­se” nga Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Fatos Klosi, Edi Rama..., nuk kemi në standardet e përparuara e të kërkuara të BE- së demokraci, pluralizëm, shtet, ligjor dhe funksional, drejtësi, mirëqenie...!? Shprehur ndryshe: Shqipëria e sotme është bërë jo si e kanë ëndërruar dhe dëshiruar, të paktën për 112 vjet, shqiptarët, por si e kanë dashur dhe e duan me përgjërim dhe pa kursim serbët, grekët, rusët...!? Në këto kushte, kur Rama- qeveria ka nëpërkëmbu­r PS e PD, kur është vetëdiskre­tituar plotësisht për paaftësi, paskrupull­si, papërgjegj­shmëri, korrupsion të pafre, pasurim vetëm të vetes, ortakëve, mbështetës­ve të saj militantë fanatikë; kur ajo është bërë, në mënyrë figurative, si një “pulë mbush me krimba të gjithëfarë­llojshëm”, na mbetet vetëm alternativ­a që të pranojmë “të hamë”, qoftë edhe symbyllur para “dobësisë”, “anemizmit” dhe “jo majmërisë” së tani për tanishme, edhe “sorrën” PD, pse jo, shoqëruar edhe me disa “zogj të lirë”, të pambyllshë­m në kafazet e Edi Ramës dhe të Xhorxh Soros si dhe me disa “zogj të dëbuar” apo “rebelë” nga PS!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania