Panorama (Albania)

Lautaro- De Pol, miqtë që përplasin "brirët"

Kanë të njëjtat rrënjë, por nesër secili ka llogaritë e tij

-

Nesër do të jenë sërish njëri përballë tjetrit, për herë të gjashtë në karrierë. Rodrigo De Pol do të mirëpresë në shtëpi Lautaro Martinezin, ashtu siç ka ndodhur disa herë kur mesfushori luante me Udinezen dhe dy argjentina­sit sfidoheshi­n në Serinë A. Por nuk ka vend për buzëqeshje dhe përqafime, sepse këto janë 90 minuta vendimtare dhe ndoshta nga më të luftuarat e sezonit për Atletikon e Madridit dhe Interin. Në garë është vendi për çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve. Nuk është hera e parë në fakt që karrierat e dy futbollist­ëve i kanë përplasur me njëri- tjetrin dhe gjithçka ka nisur në vendin e tyre të lindjes: Argjentinë. Ka vazhduar pastaj me kombëtaren dhe nuk do të ndalet pas ndeshjes së nesërme.

RRËNJË TË NJËJTA

De Pol dhe Lautaro Martinez janë prodhime të akademisë së klubit Rasing di Avejaneda, edhe pse Rodrigo e ka nisur akoma më i vogël si portier në një tjetër akademi më të vogël, ndërsa "El Toro" ishte katapultua­r në moshën 17- vjeçare në skuadrën e profesioni­stëve pasi e nisi me Atletiko Liniers. Kanë frekuentua­r të njëjtën qendër stërvitore dhe të njëjtat fusha në kohë të ndryshme, madje me 3 vite diferencë. Kontaktet e para të vërteta nisën në vitin 2016të kur mesfushori u huazua nga Valencia në Argjentinë pasi nuk bindi aspak dhe luajti vetëm 14 minuta. Kishte sërish nevojë për shtëpinë e tij për t'u rritur akoma më shumë. Më vonë De Pol përfundoi tek Udineze dhe Lautaro tek Interi.

KOMBËTARJA

Të dy bashkë kanë luajtur më shumë me fanellën e kombëtares së Argjentinë­s, 45 ndeshje që nga sezoni 20182019. Kanë qenë shokë skuadre në 2 Kupa Amerike, duke fituar njërën prej tyre, por mbi të gjitha kanë ngritur pranë njëri- tjetrit Botërorin e Katarit. Të dy mbajtën lart flamurin e akademisë së Rasing që iu besoi. Shumë tifozë në Avejaneda janë të bindur se të dy kur të mbyllin karrierat e shkëlqyera në Europë mund të rikthehen sërish në Argjentinë për të mbyllur një cikël të shkëlqyer. De Pol e ka pranuar vite më parë. "Po, do të ishte bukur", tha ai.

SFIDA

Por miqësia dhe raporti i tyre do të lihet mënjanë kur të përballen në "Metropolit­ano" në sfidën Atletiko Madrid- Inter. Në ndeshjen e parë asnjëri prej tyre nuk shkëlqeu, por sulmuesi zikaltër mori fitoren dhe është kandidati kryesor për të shtyrë Simone Inzagin drejt çerekfinal­eve. Për herë të 6- të De Pol dhe Lautaro do të

sfidohen me njëri- tjetrin si kundërshta­rë. "Il Toro" është i pamposhtur në 5 ndeshjet e mëparshme. Dy argjentina­sit i dinë pikat e forta dhe të dobëta të njëri- tjetrit. Vëmendje maksimale. Për të kujtuar kohërat e bukura të Rasingut apo me kombëtaren ka kohë dhe mënyra të tjera. Nuk është aspak momenti nesër. Ka një tjetër çështje aty.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania