Panorama (Albania)

Inter, ja 5 gabimet që s'duhen bërë në Madrid

Lino duhet markuar ashpër, në Spanjë nuk shkohet për barazim

-

Në vitin 2024 Interi ka fituar 13 nga 13 ndeshjet e luajtura dhe në 9 prej tyre nuk ka pësuar gol. Shkon në sfidën e kthimit me fitoren 10 kundër Atletikos në sfidën e parë dhe ka në favor 2 rezultate nga tri të mundshme.

Mirëpo, në bllokun e shënimeve trajneri Inzagi ka 5 pika, që zikaltrit nuk duhet të gabojnë për të vazhduar rrugëtimin europian.

MOS MENDO BARAZIMIN

Duke parë rezultatet e këtij sezoni, futja në fushë thjesht për të limituar dëmet nuk është në ADN- në e Interit. Sigurisht që në nënndërgje­gje fitorja 1- 0 në ndeshjen e parë i shtyn zikaltrit për të bërë ndonjë llogari. Diçka e tillë ishte edhe vitin e kaluar, kur skuadra shkoi në Oporto për të mbrojtur rezultatin 1- 0 të ndeshjes së parë. Në fundin e sfidës ishte Onana me pritjet dhe shtyllat ato që i erdhën në ndihmë skuadrës. Ishte një fund për zemra të forta. Për të evituar të njëjtën vuajtje si në "Dragao" ditën e nesërme zikaltrit duhet të kenë besim, qarkullim topi dhe dëshirë për të bërë ndeshjen. Është thjesht "buka e përditshme" për këtë Inter që duhet thjesht të konfirmojë veten.

JO SI NDAJ BOLONJËS

Një tjetër mësim i marrë, madje shumë mirë është ai i pjesës së dytë ndaj Bolonjës. Skuadra kurrë nuk e impenjoi portierin Skorupski dhe kurrë nuk provoi portën e kundërshta­rëve. Një rënie e lehtë u evidentua edhe në pjesën e dytë kundër Xhenoas të hënën e kaluar. Dy sinjale që nuk duhen anashkalua­r që ndoshta erdhën edhe prej lodhjes. Interi ka luajtur 6 ndeshje në 20 ditë dhe Inzagi e ka pranuar pas ndeshjes. Do të jetë vendimtar rikuperimi i forcave si në aspektin fizik ashtu edhe mental.

KUJDES LINON

Braziliani Samuel Lino ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm në ndeshjen e parë dhe me depërtimet e tij vuri në vështirësi zikaltrit. I vetëm ai krijoi 3 raste. Nuk duhet lënë që të marrë vrull, por duhet sulmuar shpejt. Nëse i jep lirshmëri mund të bëjë keq.

S'DUHET NËNVLERËSI­M

Është e ndaluar që Interi të mendojë se Atletiko është në krizë rezultates­h. Pasi humbën në San Siro, të besuarit e Simeones kanë luajtur 4 ndeshje të tjera dhe kanë fituar vetëm 1 kundër

Betisit. Të shtunën humbën edhe ndaj Kadizit që nuk merrte 3 pikë që nga shtatori. E rëndë ka qenë edhe humbja në gjysmëfina­len e kthimit të Kupës së Mbretit 3- 0 ndaj Bilbaos. Mirëpo në Europë, "Los Kolçoneros" transformo­hen. Kanë fituar grupin përpara Lacios dhe përpara humbjes me Interin nuk e kishte provuar këtë shije në Europë. Nuk është në formë, por ka eksperienc­ë në Kupë. Një element i rëndësishë­m për të lënë mënjanë momentin delikat në La Liga.

S'DUHET GABUAR QASJA

Atmosfera të mërkurën

mbrëma do të jetë e bukur dhe e nxehtë. Publiku do të shtyjë skuadrën për të bërë përmbysjen e madhe. Do të jetë e rëndësishm­e që skuadra e Interit të mos gabojë qasjen. Me Inzagin nuk ka ndodhur kurrë në këtë sezon kundër Romës, Napolit dhe Juventusit. Nuk duhet të gabojë këtë që është ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit deri tani. 13 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje ka Atletiko e Madridit në "Metropolit­ano". Nëse ndeshjet do t'i luante të gjitha në shtëpi mund të ishte kampione...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania