Panorama (Albania)

Noah Okafor: Duam Ligën e Europës

Sulmuesi: Si anësor ndihem mirë, Milanit i duhen lojtarë që japin zemrën në fushë

-

Asisti i dytë sezonal dhe i pari në Serinë A për Noah Okafor ndaj Empolit. Zvicerani në këtë sezon ka shënuar pesë gola, ndërkohë që për herë të dytë në sezon ka ndikuar te realizimi për dy ndeshje radhazi. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për televizion­in e klubit duke analizuar skuadrën kur në ndajnë diçka më shumë sesa 48 orë se ndeshja ndaj Slavias së Pragës, e vlefshme për kualifikim­in në çerekfinal­et e Ligës së Europës.

Milani, me suksesin kundër Empolit, konsolidon pozicionin në renditje...

Është diçka e mirë, por nuk duhet të shikojmë të tjerët. Me Empolin bëmë një ndeshje të mirë, duke krijuar mundësi prandaj jam i mendimit se duhej të kishim shënuar më tepër.

Pesë gola në kampionat, sot një asistim vendimtar. U treguat gati për të zëvendësua­r Leaon..

Kur trajneri më thërret, gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën. Ndihem në formë, jam mirë dhe do të bëjë të pamundurën për ekipin.

Asisti i parë në kampionat. Jeni vonuar pak, apo jo?

Jam shumë i lumtur për asistin dhe fitoren. Është një lëvizje që unë dhe Pulisiç e provojmë shpesh. E gjetëm njëritjetr­in me sy mbyllure do të mundohemi ta shfrytëzoj­më sa më shpesh mirëkuptim­in tonë.

Si do ta vlerësonit momentin tuaj?

Kundër Lacios fituam me një gol timin, ndaj Empolit asistova megjithëse pata rastet edhe për të shënuar. Së bashku me shokët presim me padurim angazhimet e radhës sepse duhet të vazhdojmë të përmirësoh­emi dhe t'i japim vazhdimësi rezultatev­e.

Tani, a jeni më të qetë në kuadër të Ligës së Europës?

Fillimisht duhet të men

dojmë për rikuperimi­n e energjive pas tre pikëve të marra ndaj Empolit. Nisëm që të dielën duke menduar për ndeshjen ndaj Slavias. Do të jetë një sfidë e komplikuar që do të përpiqemi ta fitojmë.

Do të jeni gati?

Që tani jemi gati për të qenë

i sinqertë. Dy golat janë një avantazh i mirë, mezi pres të futem në fushë të enjten nëse trajneri do të më japë një tjetër shans. Milanit i duhen lojtarë që japin zemrën në fushë dhe besoj se ky grup ka shumë elementë të tillë dhe që kanë aftësi për të ndryshuar ndeshjet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania