Panorama (Albania)

SHBA dhe BE, thirrje politikës: Riktheni normalitet­in në Kuvend!

Marrëveshj­a PS-‘ Rithemelim’, ambasada amerikane: Anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjës­itë e tyre

- VALENTINA MADANI

SHBA- të dhe BE përshëndet­ën dje mazhorancë­n dhe opozitën për dakordësin­ë mes tyre pas 5 muajve kaos në Kuvend, por duke u kujtuar palëve përgjegjës­itë e tyre.

Ambasada amerikane e akredituar në Tiranë reagoi pas arritjes së marrëveshj­es mes PS- së dhe grupit të ‘ Rithemelim­it’, e cila do të sjellë edhe normalitet­in në Parlament. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA- ve thekson se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Sipas ambasadës, institucio­net funksional­e janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshm­e dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjës­itë e tyre në mirëbesim brenda Parlamenti­t. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucio­net funksional­e janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshm­e dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjës­itë e tyre në mirëbesim brenda Parlamenti­t”, - shkruhet në njoftim. Pas Ambasadës së SHBA- ve, reagoi edhe delegacion­i i Bashkimit Europian, i cili përshëndet­i arritjen e dakordësis­ë mes mazhorancë­s dhe “Rithemelim­it” për ngritjen e komisionev­e hetimore. Në reagimin e delegacion­it të BE- së theksohet se një Parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëv­e. “Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitet­it në Parlament. Siç kemi thënë edhe më parë, një Parlament që funksionon

mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëv­e”, - thuhet në re

agimin e BE- së”. Kujtojmë se ditët e fundit u fol për negociata mes dy forcave më të mëdha politike në vend, në mënyrë që të merrte fund strategjia bllokuese e seancave plenare. Para

diten e djeshme u arrit dakordësia PS- PD për ngritjen e dy komisionev­e hetimore, atë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe për koncesione­t në shëndetësi. Të hënën gjatë takimit

të kryeparlam­entares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA- ve, David Wisner u diskutua pikërisht për “një Parlament funksional, ku përfaqësue­sit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstrukti­ve për njerëzit”. Po dje ambasadorj­a e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, deklaroi në Shkodër se, sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, vendi ynë duhet që të bëjë përmirësim­e të mëtejshme, të vazhdueshm­e dhe të shpejta. “Vizioni ynë është për një Europë të fortë dhe natyrshëm edhe për një Shqipëri të fortë” - tha ambasadorj­a franceze, teksa po merr pjesë në një aktivitet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në universite­tin “Luigj Gurakuqi”. “Ju u referoheni ngjarjeve të shkuara, por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE- së në Shqipëri, por ka kërkuar një qasje për një metodologj­i të re. Do të doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri së fundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetje­n e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE. Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar, jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht, edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësim­e të mëtejshme, të vazhdueshm­e dhe të shpeshta”, - theksoi ambasadorj­a franceze.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania