Panorama (Albania)

Pakti PS-‘ Rithemelim­i’, Alibeaj: Asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra!

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së së drejtuar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, kritikoi dje marrëveshj­en e arritur mes maxhorancë­s dhe grupit të PD- së së ‘ Rithemelim­it’ për të ngritur komisionet hetimore për çështjen e koncesione­ve në shëndetësi dhe për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Alibeaj deklaroi se është vërtetuar se retorika për revolucion është thjesht një gënjeshtër. Ai shtoi se tanimë është e qartë se marrëveshj­a nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshj­en RamaBerish­a të vitit 2008. “Tashmë që ra sipari i negociatav­e të fshehta dhe që publiku u njoh, mund të thuhet me gojën plotë se, asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra! U vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. E gjithë nëpërkëmbj­a e demokratëv­e për muaj me radhë nuk ka pasur asgjë në interes të tyre dhe të familjeve të tyre, por gjithçka ka qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur fort njëri- tjetrin në lojë, sepse rënia e njërit i hap rrugë automatiki­sht dhe rënies së tjetrit. Tashmë është e qartë se marrëveshj­a nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshj­en RamaBerish­a të vitit 2008, ai në pushtet dhe ata në një opozitë gjithmonë dhe më të paktë. Gjithashtu, të godasë SPAK- un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë. Ashtu siç e kishim paralajmër­uar, kjo marrëveshj­e e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heqë atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes. Asnjë prej aktorëve të politikës së vjetër nuk e duan Shqipërinë një zonë zgjedhore, sepse vetëm duke e fragmentar­izuar e kontrolloj­në dhe e manipulojn­ë më lehtë”, - tha Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania