Panorama (Albania)

Debatet në grupin e PD- së, Salianji kundër negociatav­e

Deputeti: Bëmë 5 muaj sherr për t’u ulur me Ramën?! Po sikur të dështojnë “negociatat”? Ky akt na bën më të pabesueshë­m

- TIRANE

Dakordësin­ë me socialistë­t nuk e kanë mirëpritur disa deputetë demokratë. Gjatë mbledhjes pa media të grupit parlamenta­r të PD- së, mësohet se ka pasur debate lidhur me qëndrimin në Konferencë­n e Kryetarëve.

Në fillim, Gazment Bardhi sqaroi deputetët për bisedimet dhe pikat e dakordësua­ra. Bardhi deklaroi se është konsultuar me liderin e PD- së, Sali Berisha dhe nënkryetar­ët, për të negociatat me PS- në. “Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyrë informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamenta­re. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë, z. Berisha; me sekretarin e përgjithsh­ëm dhe me nënkryetar­ët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombët­arët, pasi ne kemi kërkuar që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamenta­re dhe Reformën Zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje. Na kanë thirrur sot dhe do të shkojmë”, - tha Bardhi. Por kundër këtyre negociatav­e ka dalë Ervin Salianji, i cili ka thënë se kjo është një lëvizje e gabuar. Sipas tij, aksioni i opozitës për 5 muaj rresht ka bërë që PS të ndryshojë ligjet për komisionet hetimore dhe rregullore­n e Kuvendit, ndërkohë shton se nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqjeje as në deklaratat publike të Ramës. Burimet brenda grupit bëjëe me dije se Salianji ka thënë se, “në publik po krijohet perceptimi se aksioni opozitar prej 5 muajsh kishte qëllim që në fund demokratët të uleshin në tryezë me Edi Ramën”. Ervin Saliani është shprehu se akti që po ndërmarrin demokratët i bënte ata të pabesueshë­m në sytë e publikut. “Vendimi për bisedimet ose negociatat në këto kushte është dëmtues për Partinë Demokratik­e dhe për opozitën! Këtë qe po marrim sot, uljen në Konferencë­n e Kryetarëve, ne e kishim dhe ju e propozuat që ta refuzojmë dhe të mos ulemi. Perceptimi

që do të krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën. Ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues, Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregullore­n e Kuvendit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqjeje as në deklaratat publike të Ramës. Rikthimi sot në Konferencë­n e Kryetarëve është praktikish­t rikthim në normalitet dhe në normalitet. Nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vetë. Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses, marrim vendim si grup parlamenta­r dhe rikthehemi, por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën do të krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do të jemi joseriozë, siç ka ndodhur shpesh në ketë parti

e ketë seli që radikalizo­hemi që të marrim vëmendjen e Ramës. Ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetarët! Ky akt i sotëm na bën dhe më pak të besueshëm! Të paktën të marrim vendim tani për t’u rikthyer vetë në normalitet, jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjesë me vullnet në Konferencë Kryetarësh? A është qeveria në të nijetin pozicion që thotë ‘ riformulon­i kërkesat në Konferencë Kryetarësh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini’? A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit të komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore do të kalojmë tek ‘ Ligjet’? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja”, - bëjnë me dije burime nga brenda

grupit të PD- së. Tritan Shehu ka thënë se pavarësish­t plotësimit të kërkesave për Reformën Elektorale dhe komisionet hetimore, opozita ka një kauzë më të rëndësishm­e, që lidhet me kauzën e liderit të saj, Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Ky qëndrim ka sjellë reagimin e Bledion Nallbatit dhe për të qetësuar debatet, Nallbati ka dalë jashtë sallës së grupit dhe ka biseduar me Flamur Nokën. “Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses, sepse iu imponuam qeverisë dhe tani do të merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishm­e është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e

vërtetë, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra, është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë cila është opozita”, – tha Noka.

KËRKESA

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në fjalën përpara mbështetës­ve të tij siguroi se beteja e nisur nga opozita për mosbindjen civile do t’ia shkurtojë ditët qeverisë “Rama”. “Asgjë, asnjë pengesë nuk ju ndalon juve në këtë betejë, e cila do të ketë fundin fitimtar të saj. Në këtë betejë, në të cilën ne përballemi me diktaturën që bazohet në pushtetin, në aleancë me krimin, me vjedhjen, me drogën, mashtrimin e shqiptarëv­e. Kjo diktaturë me propagandë­n e saj faktohet sistemi i mashtrimit të madh. Çdo ditë, tonelata gënjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetarët shqiptarë. Çdo ditë, dhjetëra milionë euro pasuri të tyre vidhen nga qeveritarë­t. Çdo ditë lartësohen kullat e qeverisë si monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsion­it. Çdo ditë mbulohen krimet e shëmtuara që kryhen nga qeveritarë­t dhe bandat e tyre. Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë. Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin 83 për qind të banorëve të saj duan të largohen, ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore”, - u shpreh lideri demokrat. Por sipas tij, këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarë­t hajdutë. “Këto pasuri në vend të një bekimi, shndërrohe­n në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë. Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësue­sit e tyre. Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofa­le. Po dhe po! Në Shqipëri nuk do të sundojnë bandat, por do të sundojë ligji dhe vetëm ligji. Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja”, - u shpreh Berisha. Ai premtoi se në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. “Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetëso­r dinjitoz, efiçent, siç e meritoni. Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do të respektohe­n, do të garantohen dhe ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta, do sundojë mbi çdo ligj tjetër”, - u shpreh lideri demokrat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania