Panorama (Albania)

I ati dhe bashkëshor­ti në arrest, Argita Malltezi: Janë në burg pa prova

Dosja “Partizani”, vajza e ish- kryeminist­rit: Masat e sigurimit, për të goditur opozitën për qëllimet politike të pushtetit

- VALENTINA MADANI

Vajza e ish- kryeminist­rit Sali Berisha, Argita Malltezi, denoncoi dje se babai i saj dhe bashkëshor­ti, Jamarbër Malltezi, ndodhen në arrest shtëpie pa asnjë prova dhe fakt.

Në një konferencë së bashku me avokatët Genc Gjokutaj, Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderaj, ajo sqaroi procesin për çështjen “Partizani”, që siç shprehet “po zvarritet”. Sipas Argita Malltezit, vijimi i hetimeve duhet të gjenerojë prova, ose të pranohet publikisht se synimi është për të goditur opozitën. “Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë provë, fakt apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja ‘ Partizani’. Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova, ose duhet pranohet publikisht që masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit. Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta. Ky është një kallëzim i rremë dhe Balla duhet të ishte para bankës së të akuzuarve”, - tha Argita Malltezi. Sipas saj, SPAK ka vepruar me urdhra politikë të Edi Ramës, teksa shton se kallëzimi i Ballës ka qenë i rremë. “Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla në 2020 bëri një kallëzim penal, që më pas rezultoi i rremë, por SPAK i kthehu në pretendime të veta. Ligji njihet, është parim që njihet në të gjithë botën. Ky është kallëzim i rremë dhe Balla duhet të ishte në bankën e të akuzuarve. Toka ka qenë e rekuizuar, pra përjashton atë të shpronësim­it. Është bërë një kallëzim për kallëzim të rremë për Taulant Ballën. SPAK nuk e ka marrë Ballën nën hetim për

“Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë prove, fakt apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja ‘ Partizani’. Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova’ ose duhet pranohet publikisht që masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit. Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla bëri një kallëzim të rremë, që nxiti disa pretendime, të cilat SPAK më pas i ktheu në pretendime të vetat”

këtë vepër penale. Në çdo moment kur Rama ka bërë një presion publik ndaj SPAK për marrjen të pandehur ndaj Berishës, radha e veprimeve procedural­e, SPAK ka intensifik­uar materialet procedural­e”, - tha Malltezi. Ajo theksoi më tej se Prokuroria e Posaçme po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes, ndërsa shtoi se si pasojë e privatizim­it, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit, por e kundërta ka ndodhur. “SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005- s, por në fakt pronarët e kërkuan që në ‘ 93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerje­s, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizim­i i ndërtesave të klubit ‘ Partizani’, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikon­te pronat që nuk tjetërsohe­shin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsohe­shin, automatiki­sht u ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005- n nga qeveria socialiste. Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK tregon që klubi ka qenë jashtë funksionit. Një, të akomodonte sportin dhe e dyta, të gjeneronte të ardhura për shtetin. Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzoh­ej edhe informalis­ht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizim­i, përkundraz­i pas privatizim­it, mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financiar i shtetit ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë. Janë 350 kontrata që tregojnë sigurinë e financimit nga shitjet”, - u shpreh zj. Malltezi. Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se vendimi i dhënë për ish- kryeminist­rin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin është antikushte­tues. Sipas tij, ish- kryeminist­ri Berisha është në arrest shtëpie me urdhër politik të Ramës, pasi nuk ka prova. “Vendimi ndaj Sali Berishës është antikushte­tues. Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutë­s. Nuk u gjet asnjë provë ndaj Berishës dhe Malltezit që të jenë fajtorë.

Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës. Kemi propozuar edhe që Berisha të shkojë në Parlament, por edhe kjo kërkesë na është rrëzuar. SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunë­torë në një çështje të paligjshme. Edhe zvarritja e hetimeve bëhet me urdhër politik që të humbet mandati i Berishës”, - deklaroi Gjokutaj. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati tjetër i Berishës, Sokol Mëngjesi. “Masat janë marrë pa autorizim nga Kuvendi. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Sali Berishës. Nuk thuhet askund se ku cenohen hetimet nëse z. Berisha merr pjesë në seancat parlamenta­re. Në këtë proces janë cenuar rëndë të drejtat njerëzore, ajo e lirisë së shprehjes, të drejtën për jetë private dhe familjare, e drejta e preuzemumi­t të pafajësisë. Për shembull në Francë kemi 3 ministra që dyshohen për korrupsion, por nuk është marrë masë ndaj tyre, sepse preuzemumi i pafajësisë është element tepër i rëndësishë­m”, - tha avokati Mëngjesi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania