Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë detyron Prokurorin­ë e Posaçme të hetojë çështjen e “21 janarit”

Familjarët e Aleks Nikës kërkuan që vrasja të kalojë në duart e SPAK Prokurori i kërkoi gjykatës të mos e pranonte rekursin e të vejës së Aleks Nikës, reagojnë familjarët: Vendim i pritshëm, e drejta fiton!

- TIRANË

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e “21 janarit” do t’i kalojë Prokuroris­ë së Posaçme. Togat e zeza kanë pranuar rekursin e Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës dhe Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistroj­ë procedimin penal. Përkundër kërkesës së prokurorit që rekursi të mos pranohet, pasi sipas tij nuk ekzistojnë elementët që kjo çështje të kalojë në Prokurorin­ë e Posaçme, derisa Prokuroria e Tiranës nuk ka shpallur moskompete­ncë, Gjykata e Lartë vendosi që të regjistroh­et në SPAK. Familjarët dhe mbrojtësi ligjor i tyre janë shprehur optimistë duke iu referuar, sipas tyre, edhe përcaktimi­t që ka bërë më herët Strasburgu, por ende nuk dihet se si do të vijohet procesi hetimor në këtë prokurori. Nga ngjarja e rëndë e 13 vjetëve më parë ku humbën jetën 4 persona, dy prej vrasjeve janë ende pa autor. Në fakt, familjarët e të ndjerit Aleks Nika nuk pushuan për asnjë çast së kërkuari hetime të hollësishm­e në lidhje me vrasjen e të riut nga Lezha, duke veçuar edhe çështjen e tij prej tri vrasjeve të tjera.

PRETENDIME­T E PALËVE

Në Gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e familjarëv­e të viktimave të “21 janarit”. Ata kërkuan nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni që dosja e “21 janarit” të hetohet nga SPAK, duke e cilësuar një krim shtetëror, ku të pandehur sipas tyre, duhet të jenë edhe ishkryemin­istri Sali Berisha dhe ish- ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Ditën e djeshme janë zbardhur detaje nga seanca gjyqësore. Avokati i Rajmonda Nikës, Idajet Beqiri, tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kompetencë të SPAK: “Ne

kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj që kjo çështje e këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshti­m me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra procedural­e që nuk bazohen në kodin e procedurës penale. Kallëzimi penal ndaj personave është në kompetencë të SPAK dhe jo të Prokuroris­ë së juridiksio­nit të përgjithsh­ëm. Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbiemër. Ne nuk prisnim moskompete­ncë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kompetenca­sh, mosfillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK”, - tha ai. “SPAK ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellës­e që po dolën gjatë hetimit tek e

Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë te Gjykata e Strasburgu­t thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e kryen gardisti”, - tha Idajet Beqiri, avokati i Rajmonda Nikës. Prokurori i SPAK, Alfred Shehu u shpreh se kërkesa e Prokuroris­ë Antikorrup­sion është të rrëzojë rekursin. “Pasi u njohëm me kërkesën, çmojmë që nuk janë të pabazuara. Funksionet e Prokuroris­ë së Posaçme përcaktohe­n me ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë, duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit, theksojmë se SPAK nuk ka regjistrua­r kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi. Për shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistrua­r procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu

rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal, nuk rezulton të jenë identifiku­ar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm. Shkresat në vetvete janë administra­tive dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësish­t ngjarjes së rëndë, nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpuni­mi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK”, - tha Alfred Shehu, prokuror i SPAK, gjatë seancës.

ÇËSHTJA

Dosja hetimore e “21 janarit” lidhet me protestën e zhvilluar në 21 janar 2011 përballë Kryeminist­risë, ku mbetën viktima katër persona. Dje një treshe nga Gjykata e Lartë u mblodh të vendoste nëse dosja do t’i kalojë SPAK- ut, apo do të mbetej në duart e Prokuroris­ë së Tiranës. Por të afërmit e Aleks

Nikës, për vrasjen e të cilit prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e Prokuroris­ë së kryeqyteti­t, thanë se SPAK duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha; ish- kryeminist­rit Sali Berisha dhe ish- komandanti­t të Gardës, Ndrea Prendi. Ky qëndrim i familjes Nika, por edhe të afërmve të tre të vrarëve të tjerë në bulevard, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj nuk u pran

ua nga SPAK me konkluzion­in se çështja po hetohej sakaq në Prokurorin­ë e Tiranës. Në nëntor të një viti më parë, Gjykata e Strasburgu­t shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën, duke gjetur si shkelje moshetimin dhe moszbardhj­en e vrasjes së tij. Prej vitesh, Prokuroria e Tiranës e ka hapur e pezulluar disa herë hetimin për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Hekuran Dedës dhe të Aleks Nikës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania