Panorama (Albania)

SPAK do hetojë “21 janarin”, Rama: Mundësi që drejtësia e re të bëjë histori

“Krenar, u kthye shpresa e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëv­e” Kryeminist­ri: Gjykata e Lartë ktheu në jetë shpresën e varrosur për hetimin e dosjes së krimit të egër shtetëror

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama e konsideron hetimin nga SPAKu të dosjes së “21 janarit” si “kthim në jetë të shpresës së varrosur për hetimin e dosjes së krimit të egër shtetëror”.

Gjykata e Lartë urdhëron SPAK- un të hetojë vrasjen e 4 protestues­ve të pafajshëm më 21 janar të vitit 2011 para Kryeminist­risë së drejtuar nga Sali Berisha. Sipas Edi Ramës, ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re që të bëjë histori. Përmes një postimi në “X”, Rama shprehet se tashmë drejtësia e re ka një mundësi konkrete për të bërë histori, duke zbuluar edhe autorët e vërtetë të krimit. Më tej, ai thekson se ishte PS- ja, ajo që dha një kontribut unik për Reformën në Drejtësi. “Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit ka kthyer në j etë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëv­e, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë v i t e s y r i t t ë d r e j t ë s i s ë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë”, - shkruan kryeminist­ri. Më tej, ai shprehet krenar për kontributi­n e dhënë nga Partia Socialiste që i hapi rrugën Reformës në Drejtësi. “Sot j am më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributi­n unik që Partia Socialiste dha në s h e m b j e n e P a l l a t i t t ë Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqim­in e vështirë me mllefin l egjitim të shumë të zhgënjyerv­e nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundj­en e bindjes se drejtësinë për ‘ 21 j anarin’ mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush t j e t ë r , s a d o q ë a j o t ë vonojë”, - shtoi Rama. Kreu i qeverisë pati edhe një mesazh drejtuar atyre, që vazhdimish­t e kanë akuzuar PS- në se nuk po bënte sa duhej për ndëshkimin e autorëve të “21 j anarit”. “Me frymëmarrj­en e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimt­ar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të ‘ 21 janarit’ është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptim­in tim, po kurrë mos e humbni besimin te forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët”, - përfundon Rama në reagimin e tij. Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorin­ë e Posaçme, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e familjarëv­e të viktimave. Me vendimin e Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë do të duhet që SPAK- u të regjistroj­ë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Më 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeminist­risë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja.

“Me frymëmarrj­en e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimt­ar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të ‘ 21 janarit’ është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptim­in tim, por kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania