Panorama (Albania)

Grei hyri të ndante sherrin, i plagosuri konflikt me dy kushërinj për një “Like”

-

Dje është vënë në pranga edhe një person tjetër për vrasjen e të riut në Fier, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Policia tha se është kushëriri i parë i autorit, ndërkohë që janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima nuk ka qenë pjesë e konfliktit, por ka ndërhyrë që të shuajë sherrin mes djemve dhe për pasojë ka marrë goditjen fatale. Dje mes dhimbjes së madhe, 19- vjeçari Grei Bihuci u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë. Të trishtuar dhe me lot në sy kujtuan shokun e tyre dhe shprehën konsiderat­at më të mira duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për humbjen e jetës. U ndodh në vendin e gabuar, tha menaxheri i lokalit, ku i riu punonte pas shkollës. “Ka qenë në momentin e gabuar. Personin tjetër nuk e njihja. Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar”.- u shpreh një koleg. “Djalë i dashur me të gjithë ne. Nuk ishte vetëm shok dhe koleg, por ishte vëllai ynë.’- tha një koleg. ‘ Më vjen shumë keq për nënë dhe motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur një prej kolegeve të tij.

Grei Bihuci, nxënës i informatik­ës në shkollën “Petro Sota” u godit me thikë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit nga 18- vjeçari Florjan Muka. Ai kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, Olsi Serjani me dy kushërinjt­ë Muka nga fshati Kallm. 18vjeçari Florjan Muka i cili kreu vrasjen bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Muka janë prangosur nga policia. Ndërsa 19- vjecari Serjani që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë grupit hetimor thanë se zanafilla e konfliktit është një foto në rrjetin social “Snapchat”. Debatin e kanë nisur kushërinjt­ë Muka me Olsi Serjanin dhe një tjetër të mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Prej disa ditësh ata shaheshin në rrjetet sociale dhe u dërgonin foto me thika njëri- tjetrit, duke demonstrua­r forcën. Ditën e hënë, kushërinjt­ë Muka e kishin lënë për tu sqaruar ballë për ballë me Olsi Serjanin. Ky i fundit ka thirrur në ndihmë mikun e tij, Grei Bihuci. Sqarimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi të rinjtë janë përleshur fizikisht pranë urës së Gjanicës në Bulevardin ‘ Jakov Xoxa’. 18- vjeçari ka nxjerr thikën dhe i ka qëlluar të dy, duke lënë të vdekur Grei Bihucin dhe të plagosur Olsi Serjanin. 18vjeçari Florjan Muka dhe djali i xhaxhait të tij, Klajdi Muka 17 vjeç janë pas hekurave me dy akuza “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpuni­m”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r thika dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania