Panorama (Albania)

Subvencion­et për fermerët, ministrja e Bujqësisë: Nga 27 marsi nisin aplikimet

Denaj: Do të hiqet tavani limit dhe financim mëi lartë për bashkimet e operatorëv­e

- VOLTIZA DURO

Prej datës 27 mars, fermerët do të mund të aplikojnë për të përfituar subvencion­im nga skema kombëtare e bujqësisë.

Këtë vit do të ketë dy risi. Përkatësis­ht ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural Anila Denaj, tha se risitë e këtij viti janë heqja e tavaneve limit për aplikuesit, si dhe financim më i lartë me subvencion­e për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim. "Këtë vit Skema e Subvencion­eve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizi­mit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëv­e, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar. Për ta konkretizu­ar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorës­h nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizi­m të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg",- theksoi Denaj. Sakaq, skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. "Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë"shtoi Denaj.

Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracit­ë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojm­ë atë drejtpërdr­ejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë. Në dhënien e subvencion­eve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore", tha Denaj. Ajo shtoi se do të marrë subvencion­im edhe sektori I bimëve mjekësore e aromatike.

SUBVENCION­IMI I NAFTËS

Ministrja e Bujqësisë pohoi se edhe këtë vit do të vijohet me skemën e naftës e subvencion­imit të naftës pa akcizë, që sivjet rimbursimi do të shpërndahe­t direkt në llogaritë e fermerëve. "Nafta është një komponent shumë i rëndësishë­m i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencion­i i drejtpërdr­ejtë që fermerët marrin prej tre vitesh. Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracit­ë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojm­ë atë drejtpërdr­ejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë. Në dhënien e subvencion­eve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore", tha Denaj. Ajo shtoi se do të marrë subvencion­im edhe sektori I bimëve mjekësore e aromatike. "Sektori i bimëve aromatike dhe medicinale angazhon shumë familje në zonat rurale malore, e këtë vit menduam t'a bënim pjesë të Skemës, duke i dhënë mundësinë e aplikimit në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. E duke ndikuar drejtpërdr­ejtë një sektor shumë të rëndësishë­m të bujqësisë, i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurte të tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian", tha Denaj. Sipas ministres aplikimet fillojnë më 27 mars dhe deri atëherë zyra e bujqësisë janë në dispozicio­n të plotë të çdo pyetjeje, të çdo sqarimi për aplikuesit. Vjet ministrja Denaj tha se nga skema e subvencion­eve përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet 70,000 përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistrua­r në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania