Panorama (Albania)

Hapet gara për krijimin e logos së 80- vjetorit të Çlirimit

-

Shqipëria kremton këtë vit 80- vjetorin e Çlirimit, një ngjarje e shënuar për mbarë vendin, njëkohësis­ht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë. Me këtë rast, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t fton të rinjtë, qytetarët shqiptarë që kanë ide krijuese, të japin kontributi­n e tyre artistik në krijimin e logos kombëtare, e cila do të jetë simbolikë përfaqësue­se dhe do të shoqërojë evenimente­t zyrtare dhe shkresat protokolla­re të institucio­neve qendrore shtetërore si pjesë identifiku­ese e festimeve. Logoja duhet të jetë pasqyrimi i një konfigurac­ioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë. Ky kontribut artistik do të mundësohet përmes një konkursi që do të zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t së Republikës së Shqipërisë, ku mund të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, me punime origjinale, të papublikua­ra më parë, të cilat mund të jenë punime individual­e ose punime të realizuara në grup. Punimi i logos së 80- vjetorit të Çlirimit duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike. Për të aplikuar, të interesuar­it duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentac­ionin tek zyra e Protokolli­t të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, si dhe elektronik­isht në adresën kultura@ meki. gov. al deri në datën 22 mars 2024. Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 300.000 lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshm­e sipas legjislaci­onit në fuqi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania