Panorama (Albania)

Hil Mosi dhe “Himni i Flamurit”, si e solli atë nga Bukureshti

Gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e arsimit në fund 20,të viteve ' Mosi u përpoq për laicizmin e shkollës. Ai botoi gazetën "Shqiptari"

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi para pak ditësh në 91- vjetorin e ndarjes nga jeta poetin, shkrimtari­n, gazetarin, përkthyesi­n e atdhetarin Hilë Mosi ( 1885- 1933).

Hilë Mosi lindi në Shkodër, në vitin 1885. Në 1904- 1908 kreu një shkollë për mësues në Klagenfurt ( Austri). Ishte pjesëmarrë­s i Kongresit të Manastirit dhe anëtar veprimtar i Komitetit të Kryengritj­es së Malësisë së Veriut ( 1909- 1912), luftoi me armë në dorë, ngriti shoqëri patriotike e klube, drejtoi disa organe si "Shqipëtari", ( Stamboll, 1909- 1910), "Shqypnija e re" ( Shkodër, 1913- 1914), "Agimi" ( Shkodër, 1919) etj., duke u dalluar me veprimtari­në propagandi­stike në të mirë të çështjes kombëtare e përparimit të vendit. Gjatë kohës kur drejtonte dikasterin e arsimit në fund të viteve ' 20, Mosi u përpoq për laicizmin e shkollës, duke vijuar kështu luftën e tij të hershme kundër shkollave të çelura nga klerikët. Shkrimet dhe vjershat e tij të para u bënë të njohura që më 1910 me pseudonime­t Zog Sokoli, Liriasi etj.. Ka botuar disa përmbledhj­e

me poezi ndër të cilat "Zani i atdheut" ( 1913), "Lotët e dashtunisë" ( 1915) etj.. Për nga fryma e përgjithsh­me, i qëndron afër F. Shirokës, me tone romantiko- elegjiake. Në lirikat i këndoi mallit për atdhe dhe grishi shqiptarët të bashkohen në luftë kundër pushtuesit (" Jashtë", "Kënga e shoqërisë", "Vëllazëria", "Mashkullor­i" etj.). Një pjesë e tyre u vunë në muzikë dhe u kënduan si himne dhe marshe luftarake. Lirika e dashurisë e Hilë Mosit përbëhet nga këngë dhe balada romantike, ku përbri gëzimit, lumturisë dhe optimizmit vërehet edhe përmallimi, dhembja dhe dëshpërimi. Hil Mosi mori mësimet fillore në shkollën teknike italiane, më pas në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e më vonë ndoqi degën e mësuesisë në Shkollën Normale të Klagenfurt­it. Duke ndjekur shembullin e të atit, që në moshë të re iu kushtua propagandë­s kombëtare e duke u gje

tur në Vjenë, në 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesinë e Gjergj Pekmezit u punësua në shoqërinë letrare "Dija", e cila mot për mot botoi një kalendar dhe nxori një fletore me emër "Vllaznija". U kthye në vendlindje kur u shpall Kushtetuta më 1908, me Tashko Ilon solli nga Bukureshti "Himnin e Flamurit" thurur nga Asdreni. (" Himni i Flamurit" është himni kombëtar i Shqipërisë, i miratuar në vitin 1912. Muzika e saj rrjedh nga kënga patriotike rumune "Pe- al nostru steag e scris Unire", kompozuar nga Ciprian Porumbescu. Teksti, i cili është i afërt me tekstin origjinal rumune, është shkruar

nga poeti shqiptar Asdreni. Himni fillimisht titullohej "Betimi mbi Flamur"). Në Shkodër hapi klubin "Gegnija", në emër të të cilit ishte pjesëmarrë­s në Kongresin e Manastirit. Më 1910- 1911 shkon në Stamboll me rekomandim­in e P. Jul Bonatit ku së bashku me ikanakët nga Struga, Ibrahim Mehmet Naxhin dhe Dervish Himën dhe Eqrem bej Vlorën botonte gazetën "Shqiptari". Merr pjesë aktive në Komitetin e Kryengritj­es së Malësisë së Veriut ( 1909- 1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin. Kur u shpall pavarësia gjendej në Trieste, ku do të ishte edhe pjesëmarrë­s në kongresin e mbajtur më 1913. Më 1914 formoi shoqërinë "Klubi Lidhja Kombëtare" në Shkodër, duke qenë edhe kryetar i saj. Organizata "Krahu Kombëtar" me anë të Sotir Pecit dhe Sejfi Vllamasit i propozon për pjesëmarrj­en në këtë organizatë, Mosi refuzoi duke mos dashur të kufizonte lirinë e vet politike. Në shkurt 1914 në Durrës i bëhet thirrje nga Esad pashë Toptani të marrë përsipër postin si drejtor të

përgjithsh­ëm të Sigurisë së Shqipërisë. E pranon, por më 1915 me pushtimin e rishtë malazez të Shkodrës, internohet në Podgoricë. Në vitet 1916- 1918 të administra­tës nën pushtimin austriak, riemërohet shef policie i Shkodrës dhe dha kontributi­n e vet në Komisinë Letrare, si anëtar i saj. Më 1919 me bashkimin e shoqërive "Mustafa Pasha" me "Vaso Pasha" themelon shoqërinë e vetme "Vllaznija", organ i së cilës qe e përkohshmj­a "Agimi" drejtuar nga Kristo Floqi. Më 1920 qe senator i Prefekturë­s së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921- 1924 u zgjodh për dy legjislatu­ra rresht deputet i së njëjtës prefekturë. Qe delegat dhe përfaqësue­s i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjidhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921- 1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Më 3 gusht 1923 mban fjalën mortore me rastin e shuarjes së atdhetarit Pandeli Cale. Vdiq në Tiranë, në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër.

 ?? ?? Hil Mosi
Hil Mosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania